I korruptuari Shpend Ahmeti luan ping pong me ligjin edhe në ditët e fundit të mandatit në krye të Prishtinës!

I korruptuari Shpend Ahmeti luan ping pong me ligjin edhe në ditët e fundit të mandatit në krye të Prishtinës!

Gani Qarri

  • 10 October 2021 - 07:35

Shkruan: ANALISTI - Gani Qarri

Ky shembull i fundit i ndërhyrjes së Shpend Ahmetit në NP Stacioni i Autobusëve në Prishtinë, në këtë ndërmarrje komunale, tregon publikisht se ai është tepër i trimëruar dhe i lazdruar tej mase, nga mos veprimi i drejtësisë, për ta hetuar dhe zbuluar lidhjen e tij 8 vjeçare në krye të Prishtinës, në bashkëjetese më krimin e organizuar, duke abuzuar me ligjin, duke bërë tregti me leje ndërtimore, duke favorizuar mafien e ndërtimit dhe duke bllokuar pronarët legjitim të hapësirave të dedikuara për ndërtim e zhvillim, qofshin persona fizik apo biznese, e persona me status juridik, por të palidhur me nëntokën kriminale dhe mafien politike.

Mjerisht tentativat e pareshtura për mashtrim dhe përpjekjet në vijimësi të Shpend Ahmetit për të mbuluar lidhjet e tij me krimin e organizuar, janë tepër absurde dhe tërësisht abuzive, veçanërisht me vendimet në fund të mandatit, për kinse adresim të përgjegjësisë nëpër ndërmarrjet publike komunale, për keq menaxhim dhe dështim, sikurse është rasti më i freskët me udhëheqjen e Stacionit të Autobusëve në Prishtinë. Madje bordi i kësaj ndërmarrje publike komunale, me urdhër të Shpend Ahmetit, e ka shkarkuar edhe ,drejtorin ekzekutiv të NP.Stacionit të Autobusëve në Prishtinë, Luan Hoti vetëm pak ditë pa ikur Shpend Ahmeti nga pozita e kryetarit të Prishtinës, megjithëse tani më ai është me mandat pa legjitimitet të plotë , pasi që ka ngelur vetëm edhe një javë deri në ditën e zgjedhjeve kur do të dihet edhe pasardhësi i Shpend Jahtit.

Për aq më tepër shkarkimin nga pozita e drejtorit e ka komunikuar vetë Luan Hoti i cili duke e thumbuar kryetarin e Prishtinës në ikje, Shpend Ahmeti ka thënë se u dashka bërë shumë i dëgjueshëm për politikën në mënyrë që ta ruash një vend pune, përndryshe vend punimi të rrezikohet edhe kur në pozitë zgjidhesh me vlerësim të merituar nga intervistimi i ekspertëve ndërkombëtar, sikur ishte zgjedhur z. Hoti me konkurs të rregullt dhe rekomandim të ekspertëve britanik.

Pra "kujdes dhe bëhu i dëgjueshëm", porosit ai me ironi, sepse nëse në krye të një ndërmarrje publike, emërohesh pa mbështetje politike, ani pse me konkurs të mbikëqyrur nga Ambasade Britanike, tregon performancë të shkëlqyeshme dhe pas afër 3 vitesh, paraqet bilanc pozitiv, lufton krimin e organizuar, eliminon keqpërdorimet, eliminon nepotizmin, nuk punëson askënd, por vetëm bordit ia prish rastësisht, kombinimet politike ruajuni se ata të "SHKARKOJNË menjëherë”, shkruan me ironi, Hotit në llogarinë e tij në facebook.

Madje ai më tej, ka shtuar se bordet politike nuk janë mësuar kështu, ata duan të punësojnë të afërmit e tyre pa konkurs, duan që të shpenzojnë paren publike pa mbulesë të organizojnë edhe vorkshope në Durrës pa nevojë, dhe nëse nuk je i dëgjueshëm ndaj tyre, të SHKARKOJNË, sepse aksionarët si pronarë legjitim nuk e mbrojnë pasurinë publike sipas detyrës zyrtare por vetëm interesat politike. Ndaj siç ka shpjeguar z. Hoti, megjithëse anëtarët e bordit nuk bëjnë asgjë, ata marrin kompensim të majmë, në shuma financiare, shumë më të larta se rroga mesatare në vend, sepse ata emërohen sipas preferencës personale të aksionarëve pa asnjë përvojë paraprake, madje edhe duke mos i plotësuar kushtet për drejtor të bordit. Pra e “ Emërojnë zyrtarët të lartë në mënyre kundërligjore pa i përmbushë kriteret e konkursit publik, e i punësojnë familjarët dhe shokët e udhëheqësve të lartë, punësojnë kolegë të vllaznive, jarana nga studime etj, etj, të cilët janë të dëgjueshëm dhe i respektojnë urdhrat nga lartë.

Kjo është Prishtina jonë e sotme. Pleqtë thoshin “Kali para se me cof,ë fillon me i qit shkelmat më të mëdhenj!". Kështu është edhe kjo udhëheqje e Prishtinës”, ka thënë ai duke ju referuar fundit të mandatit të kryetarit Shpend Ahmeti, i cili shpreson se një ditë do të ngadhënjejë drejtësia dhe ata që shkelin ligjin do të përgjigjen para drejtësisë, përfshi edhe z.Ahmeti. Ky shembull i fundit i ndërhyrjes së Shpend Ahmetit në këtë ndërmarrje komunale, tregon publikisht se ai është tepër i trimëruar dhe i lazdruar tej mase, nga mos veprimi i drejtësisë, për ta hetuar dhe zbuluar lidhjen e tij 8 vjeçare në krye të Prishtinës, në bashkëjetese më krimin e organizuar, duke abuzuar me ligjin, duke bërë tregti me leje ndërtimore, duke favorizuar mafien e ndërtimit dhe duke bllokuar pronarët legjitim të hapësirave të dedikuara për ndërtim e zhvillim, qofshin persona fizik apo biznese, e persona me status juridik, por të palidhur me nëntokën kriminale dhe mafien politike!

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".