
Lexoni edhe:
3 mijë e 242 të vaksinuar kundër COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë
Shkruan:ANALISTI-Faik Krasniqi
Zgjedhjet lokale mbahen për t'u zgjidhur problemet e atij qyteti. Qytetarët votojnë që këto probleme të zgjidhen nga ata që jua besojnë votën. Një gjë e tillë nuk është dëshmuar akoma sa duhet, që të zgjedhurit e popullit janë aty për t'i zgjidhur problemet e qytetarëve. E njëjta gjë si me pushtetin qendror. Partitë politike për të marrë pushtetin përdorin çdo mjet të mundshëm, vetëm e vetëm për të ardhur në pushtet. Nuk zgjedhin mjete, qoftë edhe përmes propagandës, rrenës dhe mashtrimit.
3 mijë e 242 të vaksinuar kundër COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit në KosovëLexoni edhe:
Është mase normale që partitë opozitare do të bëhen bashkë në shumicën e komunave ku janë në balotazh me Vetëvendosjen. Edhe Vetëvendosja në disa komuna ka lidhur koalicione ose është duke mbështetur ndonjë kandidat, edhe aty ku nuk është në balotazh. Qytetarët e asaj komune janë ata që vendosin se kush do t'i udhëheq për katër vitet e ardhshme. Edhe nëse gabojnë në përzgjedhjen e tyre, është qyteti i tyre dhe ata vendosin. Problemet janë të tyre.
Nga Prishtina unë s'mund ta di se kush është më i miri në Klinë. S'jam i atij vendi dhe as s'më takon të ndërhyj për asnjë komune tjetër. Por nuk është e ndershme që as të tjerët që s'janë të Prishtinës të përzihen si biber se kush do të fitoj në Prishtinë. Në Kosovë është kjo sëmundje e pashërueshme, që të përzihemi edhe për vende ku s'na takon. Këtë gjë e bëjmë edhe me zgjedhjet në Shqipëri.
Pavarësisht që jemi një komb, nuk është e ndershme t'i mësojmë ata se kush është më i miri. Nëse Haskuka ka punuar mirë, atëherë asnjë koalicion i natyrshëm apo i pa natyrshëm s'mund ta mposht. Por nëse s'ka punuar mirë nuk i ka mbajtur premtimet e bëra, atëherë është më se e logjikshme që do t'i humb. Më së miri e dinë qytetarët e Prizrenit. Ata do të votojnë!
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".