Asociacioni, skenar i rrezikshëm për favorizim të Serbisë dhe destabilizim të Kosovës dhe rajonit

Asociacioni, skenar i rrezikshëm për favorizim të Serbisë dhe destabilizim të Kosovës dhe rajonit
Asociacioni, skenar i rrezikshëm për favorizim të Serbisë dhe destabilizim të Kosovës dhe rajonit

Blerim Burjani

  • 16 November 2021 - 18:15

Shkruan:ANALISTI-Blerim Burjani

Sa i përket çështjes së Asociacionit, këtu nuk është çështje bindjeje, por perëndimi e do Asociacionin për të kënaqur Serbinë dhe për të mos e lejuar destabilizimin e Bosnjës dhe Hercegovinës. Po shihet se Serbia dalëngadalë mund të  destabilizoj Bosnjën dhe Hercegovinën duke pa  që s’ka gjë prej themelimit të asociacionit të komunave serbe.

Ideja serbe për Asociacionin  është ideja e kahershme përfituese e jo humbëse e territoreve. Fatkeqësisht Serbia  dëshiron forcimin e vazhdueshëm të qenies serbe ku do që jetojnë.  Pra fatkeqësisht Serbia po arrin ta barazoj Kosovën si faktor destabilizues  së bashku me veten e vet, dhe pikërisht për shkak të  kësaj situate  përjashtuan të dyja  shtetet nga lista, nuk u futën dhe nuk u ftuan  për të marr pjesë në konferencën amerikane, në Samitin e Demokracisë. Kjo është shumë e keqe që edhe  Kosova po tentohet të barazohet me Serbinë për të keq.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".