Tri ditë zie në Maqedoni!

Tri ditë zie në Maqedoni!
Tri ditë zie në Maqedoni!

Ismail Muçiqi

  • 24 November 2021 - 10:39

Shkruan:Ismail Muciqi

Opinion me shkas.

Rrugët e vdekjes dhe tragjedia Shqiptare të Maqedonisë.

Dy tragjedi të kobshme brenda vitit për Shqiptarët. Ende pa u shëruar plagët e tragjedisë në komunikacion që ndodhi kohë më parë afër Sllovenski Brodit në Kroaci tani ndodhi kjo e sotme në Bullgari. Këto fatkeqësi të cilat po marrin jetë njerëzish të pafajshëm të cilët dikush udhëtoj për nevojat familjare për të blerë mall në Stamboll, për biznesin e ti e cili është burim për mbajtjen e familjes, janë lajme të kobshme të cilat tronditën mendjen dhe shpirtin tek qdo familje Shqiptare dhe më gjerë. Sahere që ndodhin këto fatkeqësi njeriu emocionohet nga dhimbja dhe kërkon përgjigjje.. A thua deri kur? Shqiptarët do të jenë viktima të rrugëve të ndryshme, të Ballkanit apo të Evropës. Na tronditi lajmi i kobshëm kur dëgjuam se humbën jetën 45 Shqiptarë, 12 fëmijë të moshave të reja, edhe më e kobshme është lajmi se 11 anëtarë të një familje u shuan nga jeta dhe kaluan në Botën e amshueshme. Pikëllimi dhe dhimbja është shpërndarë gjithandej në trevat dhe Komunat ku jetojnë Shqiptarët që nga Dibra, Struga, Kërçova, Gostivar, Tetova, Shkupi dhe Kumanova. Këto fatkeqësi padyshim se kërkojnë analiza të thella për ta zbuluar të vërtetën e ngjarjes. Dëgjuam sot se vendi ku ndodhi tragjedia në Bullgari është pikë e zezë e komunikacionit në të cilën edhe më herët ka pasur fatkeqësi me pasoja tragjike.

Mendja e njeriut në këto momente të vështira përplaset gjithandej duke kërkuar shkaktarin e ngjarjes së kobshme kjo padyshim lidhet edhe me fatkeqësinë që ndodhi sot duke kërkuar shkaktarin njeri, gjendjen teknike te autobusit, kushtet atmosferike dhe gjendje në rrugë apo drejtuesin e autobusit i cili nga lodhja apo orari i zgjatur i punës ndoshta ka mundur ta zë gjumi. Sido që të jetë Shqiptarët gjithandej ku jetojnë, duke e kërkuar fatin për një punë më të mirë, për një biznes apo një siguri ekonomike janë bërë populli më i shpërndarë në kontinentin të Evropës Shterp. Zoti i mëshiroftë të gjithë ata që humbën jetën në këtë fatkeqësi ndërsa familjeve që kanë dhimbje ju dhashtë forcë për ta përballuar këtë tragjedi.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".