Të flasim me Amerikën si Fëmija i besueshëm që i merr seriozisht këshillat e Nënës së vet!

Të flasim me Amerikën si Fëmija i besueshëm që i merr seriozisht këshillat e Nënës së vet!
Të flasim me Amerikën si Fëmija i besueshëm që i merr seriozisht këshillat e Nënës së vet!

Dr. Hysni Aliu

  • 01 December 2021 - 12:05

Shkruan:Dr. Hysni Aliu

Kohët e fundit ka pasur një intensifikim dhe rritje të angazhimit të faktorit ndërkombëtar, si nga BE- ja ashtu edhe nga SHBA-ja rreth dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë. SHBA- të dhe BE me NATON duan një marrëveshje përfundimtare me Serbinë brenda këtyre 2- 3 viteve, sepse ekzistojnë planet e tyre afatgjata në lidhje me integrimin e të gjitha vendeve të Ballkanit në NATO, prej të cilave kanë mbetur vetëm 3 shtete, pra Kosova, Serbia dhe Bosnja e Hercegovina. Kjo për arsye të një agresioni Ruso-Kinez në Ballkan ku aleat i tyre është Serbia dhe Republika Srpska. Po të mos ishte ky presion që vjen nga këto dy shtete antiperëndimore, anëtarësimi i këtyre vendeve në NATO nuk do të ishte domosdoshmëri e menjëhershme. Ne e dimë që Kosova, kështu si është, nuk mundet të integrohet në NATO, si rrjedhojë paraprakisht duhet të gjendet një zgjidhje përfundimtare për këtë problem, zgjidhje që do të mundësonte njohjen sa me pare nga 5 vendet mosnjohëse dhe pranimin e Kosovës në OKB e organizata tjera ndërkombëtare.

Vizitat e zotëri Lajçak në rajon, dhe tash së fundmi edhe vizita e kryetarit slloven Pahor në Serbi e Kosovë, janë tregues të mirë që ekzistojnë presione të arsyeshme tek të dy palët që të shkohet më tutje në këtë dialog, në mënyrë që më shpejt të arrihet te faza e marrëveshjes përfundimtare. Është një detaj shumë interesant për të cilin nuk është fol shumë, e ai ndërlidhet me deklaratën e kryeministrit Kurti që brenda mandatit të tij, presidentit Biden dhe mandatit të zotit Borrel, duhet të gjendet zgjidhje për çështjen e Kosovës. Ky nuk është poenti kryesor, po kryesorja është reagimi i menjëhershëm i SHBA-se dhe të dërguarit të tyre z. Eskobar, i cili kontaktoj menjëherë z. Kurti për të exploruar më mirë atë se çka mendon z. Kurti. Kishim edhe një deklaratë të z. Lajqak, e cila thoshte se kishin një bisedë të thellë dhe një analizë të gjithanshme të gjërave që ndërlidhen me dialogun Kosovë -Serbi.

Pas këtyre dy kontakteve dhe deklaratës së Kurtit, filluan edhe vizitat edhe konsultimet e gjëra në rajon dhe erdhi edhe deri te aktivizimi i Sllovenisë e cila fuqishëm përkrahë ndryshimin e gjendjes. E pëlqeva shumë mendimin që Kosovës duhet t’i hiqen vizat, sepse ky do të kthente besimin e popullatës edhe tek Evropa e BE ja, por për mendimin tim do të rritë besimin edhe për këta që sot udhëheqin me institucionet e vendit, pra Kryetarja dhe Kryeministri, si rrjedhojë edhe vendimet që do t’i merrnin në Bruksel do të ishin të besueshme dhe më lehtë të akceptueshme për popullin.

Hjeqja e vizave për Kosovën, do të ishte edhe një presion shtesë për Serbinë, dhe një mesazh se ajo nuk mundet ta bllokoj Kosovën, me një sjellje armiqësore ndaj saj, dhe se me këtë sjellje edhe ato 5 vende të BE- së që nuk e kanë njohur ende Kosovën, do ta njohin gradualisht nëse Serbia qëndron armiqësisht në të njëjtën pozitë. Vetvetiu, ndryshimet e qëndrimeve nga Greqia dhe se Fundmi edhe nga Spanja, gjë të cilën askush nuk e ka imagjinua, besoj që ka filluar të ja dridh dheun ndër këmbë Serbisë, duke e detyruar të mendoj një sjellje racionale me Kosovën dhe me dialogun në mes këtyre dy shteteve. Edhe vizita e zonjës Osmani në SHBA , besoj që ka qenë kontribues në ndryshimin e qëndrimit të z. Kurtit, në lidhje me dialogun.

Pra unë shpresoj shumë që ky fleksibilitet i Kurtit ndërlidhet pikërisht me mesazhet që i ka sjellë presidentja Osmani nga SHBA, sepse në të kundërtën, nëse nuk është kështu, atëherë ndryshimi i sjelljes se tij në raport me dialogun, me nxit dyshimin që humbja e zgjedhjeve lokale, dhe rreziku nga ramja e qeverisë Kurti e ka detyruar të bëhet më kooperues me ndërkombëtarët e pikërisht në çështjen e dialogut. Shpresoj dhe besoj e lutem shumë që kjo e fundit të mos jetë, sepse ne asi situate, Kosovës do i imponohen marrëveshje të padobishme, gjë e cila në çdo rast do qonte në ramjen e qeverisë Kurti, gjë e cila do të ishte një katastrofë e vërtetë për shtetin, per popullatën dhe ardhmërinë e vendit.

Unë besoj shumë, që në mes Kosovës dhe SHBA- së nuk guxon të ketë sekrete, sepse jemi si nëna dhe biri apo vajza, pa Amerikën në nuk kemi jetë, dhe nuk ekzistojmë siq na takon, andaj çështja e dialogut duhet të jetë deri në nivelin mikroskopik të çështjeve e koordinuar me SHBA-të, posaçërisht tani kur në SHBA kemi një president në të cilin mundemi të besojmë si në vetveten, dhe një të deleguar amerikan si z. Eskobar, i cili për mendimin tim është një personalitet që dinë çka bënë dhe dinë çka thotë, dhe i cili nuk manipulohet nga paraja e piste Serbe as nga taktizimet politike ruso-serbe.

Duke i marr parasysh të gjitha këto, si asnjëherë më parë unë besoj që gjërat duhet të shtyhen përpara, ashtu siç thotë SHBA ja. Informatat që z. Kurti i ka marr nga znj. Osmani, janë shumë të vlefshme, por janë nga një zinxhir i dytë komunikimi, gjë që e zbeh paksa peshën e tyre, andaj, unë ju bëj thirrje SHBA-së, që ta ftojnë kryeministrin Kurti në SHBA në mënyrë që atje të përpilohet strategjia e ecjes përpara në dialogun Kosovë Serbi, dhe të merren vesh se cili do të ishte versioni final i marrëveshjes, e gjithë kjo do ishte strikt konfidenciale dhe do të bënte pjesë në sekretet shtetërore SHBA-Kosovë.

Shkurt e shqip, ne nuk mundemi të flasim me SHBA-të si politikan, por duhet të flasim si Nëna me Fëmijën e vet, fëmije që është i besueshëm dhe bënë atë që i Sugjerohet në mirëbesim nga Nëna e vet.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".