Dialogu me Serbinë  kërkon me urgjencë konsensus politik  të bashkimit politik  në një pikë të interesit nacional!

Dialogu me Serbinë  kërkon me urgjencë konsensus politik  të bashkimit politik  në një pikë të interesit nacional!
Dialogu me Serbinë  kërkon me urgjencë konsensus politik  të bashkimit politik  në një pikë të interesit nacional!

Nexhat Haziri

  • 02 December 2021 - 18:53

Shkruan:ANALISTI-Nexhat Haziri

Vizita e presidentit slloven Borut Pahor në Beograd dhe në Prishtinë kishte mesazhin e qartë qe e solli jo nga Lubjana, por nga Brukseli se rruga e vetme për Kosovën dhe Serbinë për të ecur tutje drejtë anëtarësimit në bllok, është dialogu ndërmjet tyre dhe se ky proces duhet të ketë epilog të shpejtë dhe të qartë, që do të thotë njohja reciproke në mes Kosovës dhe Serbisë.  

Presidenti slloven Pahor, iu bëri të qarta të dy palëve, në Prishtinë dhe në Beograd, që ti respektojnë  marrëveshjet e arritura deri më tani sepse ato janë provë për besueshmëri në marrëveshjen finale, sepse kushti i parë është t’i besohet dialogut dhe respektohen marrëveshjet. Dhe në këtë aspekt, pala kosovare duhet të jetë shumë e vëmendshme dhe mesazhet që I solli presidenti Pahor në Prishtinë, ti marrë më shumë seriozitet që do të thotë të tregoj gatishmëri për vazhdimësi të dialogut dhe përgatitje të duhur dhe serioze për t’iu qasur këtij procesi, ku natyrisht në fazën finale në të cilën gjendet dialogu, kërkon që qeveria të ndërtoj edhe një konsenzues politik por edhe qytetar.

Ky seriozitet dhe gatishmëri e Kosovës ndaj procesit të dialogut, do të bënte që zhvishej apo të demantohej propaganda e Serbisë, se Kosova është ajo që e ka bllokuar procesin e dialogut.

Dhe krejt në fund, unë jam shumë skeptik sa i përket liberalizimit  të vizave që do të ndodhë shpejtë, pasi tashmë gjithçka është e qartë në këtë aspekt dhe ky proces është politik dhe vendimi varët vetëm nga Brukseli, të cilin e kanë bllokuar Franca dhe Holanda, por edhe shtete të tjera nga blloku  që nuk e kanë njohur Kosovën. Për tej kësaj procesi I liberalizimit të vizave ka lidhshmëri edhe me procesin e dialogut Kosovë-Serbi që varët nga suksesi I tij.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".