Opozita  e korruptuar kopje e Listës Serbe me veprime kundër Qeverisë vetëm për ta shantazhuar dhe penguar

Opozita  e korruptuar kopje e Listës Serbe me veprime kundër Qeverisë vetëm për ta shantazhuar dhe penguar
Opozita  e korruptuar kopje e Listës Serbe me veprime kundër Qeverisë vetëm për ta shantazhuar dhe penguar

Dardan Grapci

  • 05 December 2021 - 16:40

Shkruan:ANALISTI-Dardan Grapci

Partitë opozitare, të cilat kanë dështuar sa ishin vetë në pushtet për të ndërtuar një mirëqenie stabile për të gjithë qytetarët, po mundohen tani për të krijuar një kaos të madh kundër Qeverisë Kurti, duke e shfrytëzuar paraqitjen e amendamenteve për Ligjin e pagave. Këto parti politike  po sillen sikur me qenë thjeshtë një kopje e Listës Serbe, sepse vetëm Lista Serbe me direktivat nga Beogradi po mundohen që ta ulin poshtë Qeverinë e Kosovës dhe Ligjet e saj.



Ligji i buxhetit për vitin 2022 duhet të votohet, pa marre parasysh se çfarë kërkojnë sindikalistët e arsimit, shëndetësisë etj. Prandaj kjo Qeveri nuk duhet të dorëzohet para kërkesave të tyre, duke e ditur që më shumë po bëjnë dëm tek popullata se sa ndonjë veprim dhe zhvillim për interes të dobishëm. Sa ju përbetë sindikalistëve të arsimit si duket janë duke e tepruar me këto kërkesa që po i paraqesin. Unë mendoj që drejtuesit aktual të SBASHK-ut, në krye me  Rrahman Jasharin, duhet të largohen nga drejtimi dhe organizimi i sindikatës sepse  po e përdorin këtë organizatë për shantazh ndaj institucioneve të shtetit sipas direktivave të nëntokës. SBASHKU duhet të vepron esëll, të reformohet dhe riorganizohet me  tjetër strukturë drejtuese, sepse më këto veprime që po i bënë, janë thjeshte sa për ta vonuar procesin mësimor, ku pastaj nxënësit do të ndëshkohen me shkuarje në shkollë edhe të shtunave por edhe duke e zgjatur në kohë pushimin kalendarin e vitit shkollor si kompensim i ditëve të humbura.
PDK dhe AAK kanë ra nga testi politik duke mbështetur dhe nxitur sindikalistët për protesta dhe greva, në vend që  të bashkëpunojnë që ta tejkalojnë këtë situatë me pandemi, rritje të çmimeve etj, së bashku, ata po e fajësojnë Qeverinë Kurti për gabimet e tyre që i kanë bërë gjatë qeverisjes derisa kanë qenë në pozitë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".