Kur shteti sundohet nga nëntoka, në kafene përpos mezes dhe rakisë shtrohen edhe temat “specialitete” nga politika!

Kur shteti sundohet nga nëntoka, në kafene përpos mezes dhe rakisë shtrohen edhe temat “specialitete” nga politika!
Kur shteti sundohet nga nëntoka, në kafene përpos mezes dhe rakisë shtrohen edhe temat “specialitete” nga politika!

Skender Mulliqi

  • 08 December 2021 - 18:31

Shkruan:ANALISTI-Skënder Mulliqi

Gjithmonë nuk është akt demokratik të votohet për rrëzimin e një qeverie. Nuk ishte demokratike nga deputetet që e votuan rrëzimin e Qeverisë Kurti 1. Demokracia funksionale nuk quhet ajo demokraci, që bënë të mundur rënien e një qeverie pse ashtu dështon një grup njerëzish përfitues , siç e deshën këtë gjë Thaçi dhe Mustafa me kompani. Atë që bën ata nën kulisa, jo që nuk është demokratike , por është akt antidemokratik.

Demokracia funksionale nuk është ndërrim pushteti sikur që i ndërrojmë brekët, për të mos kutërbuar. Ata që bëjnë plane nën kulisa janë njerëz të totalitarizmit. Janë do persona që interesin e vet e qesin para interesit të përgjithshëm .Ka mjaftë të tillë për fat të keq sot në Kosovë.

Demokracia është vullnet i qytetarëve , e jo vullnet i një pakice në pushtet .Kosovës nuk i duhen pushtete që nuk janë demokratike , pushtete që nuk janë për integrime evropiane. Të gjitha variantet tjera janë licemerizëm , janë ide hipokrite që dobësojnë edhe kulturën dhe civilizimin e një vendi dhe një populli.

Ja vlen të luftohet për një Kosovë që atë e bën më gjithçka të bukur dhe që e bën jetën e lumtur për shumicën. Të vdekurit nga korona , na u shndërruan në numër në vend të dhembjes së madhe. Shumë kujt i erdhi egjeli siç thonë para vaktit , se e mori mortja e shekullit, e cila Zoti e di së si na erdhi?!

Na pushtojë frika të gjithëve , por që ia si çdo murtajë e cila e ka goditur njerëzimin , megjithatë  kanë mbijetuar nga ç’farosja .Sikur ky popull mbas luftës nga problemet e shumta më të cilat u ballafaqua , e ka humbur shumë ndjenjën e dhembshurisë , të cilën I kishim para luftës .

Popullit por edhe pushteteve ju erdhi keq për të vdekurit nga korona, por më rëndësi ishte të punojnë kafenetë. Së ato u bën të rëndësishme .Kjo vlen për të gjitha gjerat e rëndësishme në këtë botë , apo jo?

Sundimtarët nuk i donë kafenetë.  Ata e dëshirojnë veten në kafene. E kishim pikun e virusit , ku kafene nuk kanë punuar për qytetarë , por kanë qenë të hapura sigurisht dyert për pushtetarë! Se atyre iu duhen kafenetë për ta treguar fuqinë e tyre ! Në kafene pos mezes dhe rakisë shtrohet edhe tema e politikës .Flasin ata për këtë temë edhe në vende të tjera , por kafenetë janë bërë vende më specifike , ku duket së njerëzit edhe po marrin vendime te rëndësishme .Bëhen bashkë grupe të ndryshme të cilët japin mendime dhe marrin vendime politike.

Në kafene nisin edhe revolucionet. Kjo ka ndodhur historikisht në shumë vende të botës .Pushtetet në Ballkan ,pa marr parasysh viktimat nga COVID-i, nuk janë rrëzuar nga froni! Nuk japin dorëheqje për pa zotësinë e tyre në menaxhim të situatës ,dhe pa përgjegjësisë të cilën e kanë .

Nuk janë larguar nga pushteti sikur që nuk janë larguar për 20 vite radhazi edhe pse lulëzuan banditizmat dhe plaçkat e të gjitha llojeve në Kosovë. Nuk kanë  rënë asnjë pushtet së gjithmonë janë thirr së janë duke i mbrojtur interesat shtetërore dhe interesat nacionale. Këtu e kanë gjetur edhe strehën , e qytetarët sikur këto i përqafuan?!

Jeta jonë për gjithë këto vite ishte nën ingerencat e pushteteve hileqare. Kjo të cilën e bën kjo klasë politike për shumë vite nuk është politikë , kësaj i thonë politikë e dreqit!

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".