A ka institut që e përcakton ADN-ën për Shqiptarët?!...

A ka institut që e përcakton ADN-ën për Shqiptarët?!...
A ka institut që e përcakton ADN-ën për Shqiptarët?!...

Ismail Muçiqi

  • 11 December 2021 - 09:32

Opinion me shkas.

Shkruan:Analisti Ismail Muciqi

Ka ardhur koha që ne Shqiptaret të ndalemi të mendojmë thellë për defektet gjatë historisë të cilat nuk u ndalën asnjëherë. Vendimi i Departamentit Amerikan kundër kriminelëve në Veri të Kosovës tëcilët u futën në listën e zezë e të cilëve ju prin Zvonko Veselinoviq, Millan Radovic dhe bashkëpunëtoret e tyre të ngushtë qitën në shesh një varg argumentesh në të cilat bashkë me këta persona u inkriminuan edhe grupet të interesit të cilat vetit i thonë se janë Shqiptarë.

Kriminelët serbë e sfiduan Shtetin e Kosovës plotë qe dy decenie duke marrë direktiva nga Qeveria në Beograd. Ende i kemi të freskëta ngjarjet ekstremiste të grupeve kriminale serbe të cilat organizuan barrikada nëpër rrugët, shkatërruan pikat doganore në Veri e vranë policin Enver Zymberin. Këta kriminel edhe sot e menaxhojnë urën e Ibrit duke e bllokuar qarkullimin e njerëzve dhe mallrave. Këta përmes listës serbe në Parlamentin e Kosovës vazhdimisht vepruan kundër institucioneve të Shtetit të Kosovës dhe kundër Pavarësisë.

Departamenti Amerikan i futi këta në listën e zezë si persona të rrezikshëm dhe të dyshuar për krimet më të rënda që bënë në pjesën Veriore të Kosovës. Misioni i tyre ishte puro politikë por në anën tjetër tregtia e armëve, kontrabanda e mallrave, droga dhe prostitucioni ishin veprimtaria kryesore përpërfitime milioneshe. Këto grupe kriminale serbe me ndihmën e politikës dhe të logjistikës të Qeverisë serbe dhe të Aleksander Vuciqit ishin logjistika më funksionale e interesave të serbisë. Më thotë mendja se edhe përkundër të gjitha këtyre veprimeve ekstreme që ju bënë Republikës së Kosovës ende ka Shqiptarë që bashkëpunojnë me kriminelët e ndryshme që nga politika e deri tek bizneset e ndryshme.

Qfarë na duhet komenti tjetër kur avokati Muhamet Halimi i mbron kriminelët serbë për interesat e tij materialo financiare. Qfarë është etika dhe morali apo patriotizmi i një avokati Shqiptarë i cili pranon të jetë në shërbim të mbrojtjes të kriminelëve të cilët nuk kanë kursyer asgjë për ta shkatërruar Shtetin e Kosovës. Është qesharake dhe e dhimbshme një deklaratë e Bexhet Pacollit i cili pohoj se ne qytetin e Budves në Mal të Zi është takuar me Zvonko Veselinoviqin. Deri kur ky Bexhet Pacolli duhet të kuptojë se nga hyrja e tij në politikë ka degraduar dhe komprimetuar qdo vlerë në politikën e Shtetit të Kosovës. Ky është bashkëpërgjegjës për të gjitha të këqijat që i kanëndodh Kosovës nga Pavarësia e këndej. Qfarë politike ka bërë Bexhet Pacolli dhe krerët tjerë në Qeverisjet e shkuara tregojnë faktet?!.

Kriminelët serbë përmes institucioneve të Kosovës kanë realizuar mbi 60 projekte kapitale në pjesën veriore të Mitrovicës me para të taksapaguesve dhe të buxhetit të Kosovës. Se me qfarë morali dhe njerëzie apo përkushtimi për ta forcuar Shtetin e Kosovës, integritetin dhe sovranitetin e tij tregojnë datat dhe ditët kur kriminelët serbë në krye me Millan Radoviqin, ftoheshin në kabinetin të ish kryetarit të Qeverisë Ramush Haradinaj. Ish liderët e politikës në Kosovë duke bashkëpunuar për interesat e tyre u mundësuan grupeve kriminale serbe që të vendosin antenën e Post Telekomit të Kosovës në Veri. Më thotë mendja se qka po ndodh me ne Shqiptarët?!. Gjatë periudhave të historisë në momentet më të rëndësishme kemi bërë gabime më të ndryshme duke eliminuar njëritjetërin, për interesa të ngushta personale për përfitime parash apo bajraktarizëm deri në tradhti kombëtare. Kështu janë eliminuar dhe vrarë figurat më të ndritshme të Kombit Shqiptarë të cilët e kanë shkrirë pasurinë dijen dhe mundin për kombin dhe të ardhmen e tij. Mjerisht këto personalitete më në fund u vranë nëpër prita të organizuara nga porositë dhe sponzorimet e armiqve shekullorë për ta shkatërruar Kombin Shqiptare.

Kjo i takon një periudhe të shkuar por mjerisht fare pak kanë ndryshuar logjika mendësia dhe botëkuptimi edhe sot ndërmjet Shqiptarëve e sidomos ndërmjet atyre që udhëheqen me Shtetin. Prandaj në fund duhet theksuar do ishte një fenomen nëse ekziston ndonjë Institut i cili do ta përcaktonte ADN-ën e neve Shqiptareve. Vet fakti se kaluan dy shekuj e Shqiptarët nuk arritën ta bëjnë Shtetin nuk donë koment!...

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".