Drejtësia Kosovare të zgjohet urgjentisht nga gjumi, të shkëputet nga krimi i organizuar me të cilin është duke bashkëjetuar! 

Drejtësia Kosovare të zgjohet urgjentisht nga gjumi, të shkëputet nga krimi i organizuar me të cilin është duke bashkëjetuar! 
Drejtësia Kosovare të zgjohet urgjentisht nga gjumi, të shkëputet nga krimi i organizuar me të cilin është duke bashkëjetuar! 

Dardan Grapci

  • 12 December 2021 - 11:34

Shkruan:ANALISTI- Dardan Grapci

Raporti 9 mujor i grupit profesional të monitorimit të sistemit të drejtësisë, pra  monitorim që bëhet nga  Grupi për studime juridike dhe politike, duhet të merret seriozisht nga Qeveria e Kosovës dhe Ministria e Drejtësisë. Ndryshe nëse nuk ndryshohet diçka në këtë drejtim, atëherë kam frikë që shumë  aktakuza  për nivelin e lartë të krimit të organizuar e korrupsionit do të mbesin përsëri nëpër rafte ku thuajse të gjithë ata që kanë qenë të akuzuar për korrupsion dhe shpëlarje parash do të enden të lirë nëpër rrugë dhe të pa penguar do të vazhdojnë mjeshtrin e tyre.



Drejtësia Kosovare të zgjohet urgjentisht nga gjumi. Duhet të ndahet nda ndikimi i grupeve  kriminale  dhe politike të interesit për ta zbatuar ligjin pa seleksionim dhe pa hezitim.  Gjithsesi institucionet e drejtësisë, prokuroritë dhe gjykatat duhet të filloje sa më shpejtë ti shpalosin edhe ato raste të mbetura deri në fund të Marsit në vitin 2022. Është e vërtetë që në Pejë, Prishtinë dhe Mitrovicë  janë ngecjet më të mëdha , por kjo nuk duhet të na ndaloj së punuari, prandaj duhet që të gjitha këto raste  të bllokuara të hapen dhe  të përfundojnë si raste të zgjidhura dhe transparente për qytetarin, në qoftë se dëshirojmë që edhe investitorët e huaj dhe vendor të ndjehen të sigurt në të ardhmen. KGJK-ja duhet menjëherë të fillon ti adreson këto raste dhe mos të bëjnë lëshime e tolerime me këto zvarritje të qëllimshme që  me kalimin e kohës mundë të mbeten dështime të pa riparueshme dhe krime të pa ndëshkueshme.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".