Vendimi i Qeverisë Kurti për zgjerim të listës së deklarimit të pasurisë me Profesorët dhe mjekët vendim i vonuar por shumë i qëlluar!

Vendimi i Qeverisë Kurti për zgjerim të listës së deklarimit të pasurisë me Profesorët dhe mjekët vendim i vonuar por shumë i qëlluar!
Vendimi i Qeverisë Kurti për zgjerim të listës së deklarimit të pasurisë me Profesorët dhe mjekët vendim i vonuar por shumë i qëlluar!

Blerim Burjani

  • 16 December 2021 - 18:24

Shkruan:ANALISTI- Blerim Burjani

Kjo që ka marr vendim Qeveria Kurti lidhur me zgjerimin e listës me kategori të reja për deklarim obligativ të pasurisë, me profesorët dhe mjekët,  është me vend, por kjo nuk i zgjidhë edhe problemet kapitale çfarë janë duke na preokupuar sot. Tek nëpunësit e arsimit nuk ka koeficient të saktë nuk dallohet paga bazë prej të hyrave që duhet të jenë vetanake  sikur e kanë të gjitha  universitetet.

E keqja është se profesorët janë mësuar  që të marrin vetëm para të gatshme të taksapaguesve pa meritë sikur në kohën e komunizimit. Pra  parat nuk duhet të falen por të meritohen me punë. Jo me i pagua mësuesit në universitet por PROFESORAT që bashkëpunojnë me ekonominë dhe industrinë për ti rritur vetë të hyrat dhe pagat  e tyre. Nëse punojnë për industrinë bëjnë marrëveshje me këtë e sektor dhe i përkrahin atë profesionalisht. Dhe nga kjo varet pastaj sa do të jetë paga e tyre. Mundë të ketë angazhime profesionale edhe  në projektet ndërkombëtare. Profesorët e UP-së dhe universiteteve publike te ne më shumë janë analfabet që marrin paga pa ditur dhe pa kontribuar fare. Edhe  për mjekët është në rregull sepse  ata janë  sektori më profitabil në shtet.  Atyre duhet të ju  shtohen edhe taksat sepse përfitimet janë marramendëse. Një kontroll i thjeshtë mjekësor  në  këtë sektor kushton prej 20 deri 35 euro. Për një infuzion dhe për kontroll diku marrin për një pacient rreth 85  euro. Është urgjente  që taksat të shtohen. Ndryshe  ky sektor është katastrofal për qytetarët. Një reformë e munguar po ju kushton me të madhe xhepave të qytetarëve. 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".