Kosova kishte subjektivitet me elemente të shtetit

Kosova kishte subjektivitet me elemente të shtetit
Kosova kishte subjektivitet me elemente të shtetit

Muhamet Kelmendi

  • 20 December 2021 - 09:25

Shkruan: ANALISTI - Muhamet Kelmendi

 Serbia dhe Rusia e kanë ndërlidhur çështjen e veriut të Kosovës, madje edhe të tërë Kosovës, me gjendjen në Ukrainë. Rusia i ka krijuar katër  gjendje de-fakto të pushtuara në shtetet tjera që i kontrollon. Është çështja e minoritetit rus në Gjeorgji, Krimea dhe tash kjo e Ukrainës Lindore. Natyrisht se këto nuk mund të krahasohen me Kosovën Kosova është territor historik që ka subjektivitet. Ndërsa Osetia, Krime ose Ukraina lindore kurrë nuk  kanë pasur subjektivitet të shtetit. Ato janë pushtuar nga shteti rus. Kosova kishte subjektivitet. Këtej kemi edhe luftën çlirimtare dhe këtej është edhe shpallje e shtetit të Kosovës. Prandaj, çdo kush që i krahason këto çështje nuk e njeh Kosovën dhe të kaluarën e saj. Vilajeti i Kosovës është historikisht i njohur ndërkombëtarisht. Pozita e Krahinës në Jugosllavi ishte shtet formuese. Këto i hapin bazë politike dhe juridike shtetit të Kosovës. Në fund është vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare për të drejtën e konstituimit të shtetit.

Pra, Kosova ishte dhe është shtet, ndërsa pjesët e pushtuara nga Rusia, janë pjesë të aneksuara me dhunë.

 Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".