Kriza Energjetike po e zbeh imazhin e Qeverisë.!

Kriza Energjetike po e zbeh imazhin e Qeverisë.!
Kriza Energjetike po e zbeh imazhin e Qeverisë.!

Ismail Muçiqi

  • 24 December 2021 - 09:50

Shkruan:Ismail Muciqi

Gjendja aktuale gjithandej Kosovës me reduktime të gjata të energjisë elektrike në këto ditë të ftohta dimri ka shkaktuar reagime më të ndryshme tek qytetaret dhe bizneset. Duhet theksuar se Kosova për 20 vite, nuk arriti ta përmirësoj gjendjen në zgjerimin e kapaciteteve te reja energjetike. Tani kur dimri dhe temperaturat kanë ra nën zero Kosovës i mungojnë 40% të sasisë së nevojshme të energjisë. Kështu përpos tri blloqeve të Kosovës [A] në funksion gjendet edhe blloku [B1] i Kosovës [B].

Për fat të keq mu në kohën kur më së shumti Kosovës i nevojitet energjia elektrike blloku [B2] i Kosovës [B] është jashtë funksionimit. Reagimet e qytetareve janë të vazhdueshme nga të gjitha anët e Kosovës. Sipas raporteve qe vine nga rajonet e ndryshme reduktimet e gjata pa planifikim dhe koordinim në shpërndarjen e energjisë te konsumatorët janë shqetësuese.

Po ashtu mungesës së energjisë elektrike dhe krizës po i kontribuojnë edhe familjet dhe bizneset e ndryshme të cilët ngrohjen e kanë zgjedhur përmes energjisë elektrike. Është e pafalshme papërgjegjësia e institucioneve [qeverive] të cilat udhëheqen me vendin, që për 20 vite nuk arritën të ndërtojnë një Termocentral deri në 500 megavat i cili do ta zgjidhte problemin e energjisë elektrike në vend. Strukturat udhëheqëse pa dinjitet, pa përkushtim, për vendin, pa dije dhe profesionalizëm vite me radhë u premtuan qytetareve se do ta zgjedhin këtë problem duke premtuar se përmes burimeve të ndryshme energjetike do të arrijnë të sigurojnë sasi të mjaftueshme të energjisë.

Kjo nuk ndodhi asnjëherë për shkak të mos pajtimeve polarizimeve, tendencave ndërmjet politikës së mbrapsht pa plan dhe strategji për të ardhmen. Tani kur po përballimi me reduktime të gjata kriza energjetike e ka kapluar pothuajse gjithë Evropën. Sot qmimi i një kilovati energjie ka arritur shumën deri në 500 euro kjo gjendje është jashtëzakonisht e pa volitshme për buxhetin e Qeverisë së Kosovës dhe standardin e qytetareve të cilët kanë edhe halle më të ndryshme për mbijetesë. Si mund të justifikohet papërgjegjësia e partive politike dhe institucioneve Qeverisëse të Shtetit të Kosovës që nuk arritën të ndërtojnë një termocentral për nevojat e Kosovës. Si mund të arsyetohen ata të cilët ishin në krye të shtetit që dështuan në shumë drejtime kur dihet se Kosova ka resurse të medhaja të lignitit si lëndë kryesore për ndërtimin e kapaciteteve të reja energjetike. Prandaj gjendja aktuale e krizës energjetike po e zbeh edhe imazhin e Qeverisë aktuale të Kosovës.

Deklaratat boshe të Ministrisë se Ekonomisë të KEK-ut dhe Kostit të cilat i dëgjuam para pak minutash e të cilat nuk dhanë shpresë se gjendja me energji do të përmirësohet, tregojnë paaftësinë profesionale dhe organizative të institucioneve dhe ndërmarrjeve publike. Edhe përkundër shpresës se Qeveria Kurti do ta ndryshojë gjendjen për të mirë koha po tregon se nëpër dikasteret e Qeverisë mungojnë njerëzit, me përvojë profesionale, ekspertë dhe profile te dijes dhe të profesionit. Nuk mund të ndërtohet shteti me praktikant!... Prandaj është koha e fundit të marrë mbi veti përgjegjësinë Qeveria e Kosovës që sa më parë të hartohet projekti për ndërtimin e kapaciteteve të reja të energjetike.

Gjithë Ballkani dhe Evropa po prodhojnë rrymë përmes lignitit. Nuk ka zhvillim ekonomik pa resurse dhe kapacitete të nevojshme për prodhimin të energjisë elektrike për nevojat e vendit. Prandaj reagimet e qytetareve janë plotësisht të arsyeshme për shkak të mungesës së ngrohjes dhe të dëmi që po shkaktohet në ekonomi dhe bizneset e tyre. Jemi ngopur me terrin që nga pas lufta mjaftë më!....

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".