Ballkani nuk ka mundësi të bashkëpunimit dhe integrimit më njerëz të logjikës pushtuese siç është krimineli serb Aleksandër Vuçiq!

Ballkani nuk ka mundësi të bashkëpunimit dhe integrimit më njerëz të logjikës pushtuese siç është krimineli serb Aleksandër Vuçiq!
Ballkani nuk ka mundësi të bashkëpunimit dhe integrimit më njerëz të logjikës pushtuese siç është krimineli serb Aleksandër Vuçiq!

Skender Mulliqi

  • 24 December 2021 - 17:07

Shkruan:ANALISTI- Skënder Mulliqi        

Rama sikur ka lidhur inati për të realizuar idenë e Ballkanit të Hapur .Së pari, nuk janë dakorduar për këtë nismë Bosnja, Mali I Zi dhe Kosova. Dhe , e dyta që është shumë e rëndësishme, një nismë nga e cila fuqizohet dhe faktorizohet Serbia gjenocidiale në rajon, nuk do ta lejon opozita në Shqipëri e forcuar dhe e zgjuar nga gjumi , në krye më Sali Berishën, dhe do ta stopojnë shumica e shqiptarëve të Kosovës, Shqipërisë dhe të trojeve të tjera etnike nëse paraqitët nevoja.

Kemi për çka dhe pse ti komentojmë protestat e PD-së në Tiranë kundër “Ballkanit të Hapur’ dhe vizitës të Vuçiqit,të organizuara nga ish kryeministri I Shqipërisë , Sali Berisha. Nuk duhet të jemi shumë të mençur për të shikuar dhe ditur qëllimin e Serbisë më nismën për “Ballkan të Hapur”, që fsheh prapavijë e rrezikshme serbo-ruse për pushtimin e tokave shqiptare.

Vizita e një ish krimineli të luftës siç është presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiqi, sigurisht se ngjallë shqetësime në mesin e shqiptarëve .Ballkani nuk ka mundësi të integrimit më njerëzit më logjikë pushtuese të shekullit të kaluar, siç është Vuçiqi. Vetëm sa mund të mashtrohet dikush së më nismën për minishengenin ballkanik, mund të kemi lëvizje të lirë të njerëzve dhe të mallrave më Serbinë në krye , e cila po e kërcënon vazhdimisht Kosovën më luftë.

Kjo nismë është dobësi e madhe e Edi Ramës , i cili i pret në Tiranë e pastaj në Elbasan ,Vuçiqin dhe Zaevin. Politika e Serbisë është politikë e konfliktëve , jo e bashkëpunimit rajonal siç po kamuflon Vuçiqi. Rama sikur ka lidhur inati për të realizuar idenë e Ballkanit të Hapur .Së pari, nuk janë akorduar për këtë nismë Bosnja, Mali I Zi dhe Kosova.

Dhe , e dyta që është shumë e rëndësishme, një nismë nga e cila fuqizohet dhe faktorizohet Serbia gjenocidiale në rajon, nuk do ta lejon opozita në Shqipëri e forcuar dhe e zgjuar nga gjumi , në krye më Sali Berishën, dhe do ta stopojnë shumica e shqiptarëve të Kosovës, Shqipërisë dhe të trojeve të tjera etnike nëse paraqitët nevoja. Qytetarët e rajonit nuk kanë nevojë për “vizionet’ politike të Vuçiqit luftënxitës , që ka mundësi të rrezohet nga pushteti më zgjedhjet e pranverës të cilat mbahen në Serbi .

Protestat e Tiranës, janë vetëm fillimi i kundërvimit të idesë për minishengen, e cila ide është kundër pavarësisë të Kosovës. Serbia nuk do të këtë mundësi të fiton më këtë nismë të cilën është duke e ndihmuar Edi Rama. Ai bëhet sikur ka “harruar” gjithë ato viktima shqiptare të luftës, që i ka shkaktuar Serbia në Kosovë, të cilat plagë ende janë të freskëta dhe kullojnë gjak.

Valimi i flamurit serb në Tiranë është turpi që nuk falet kurrë. Nën këtë flamur toka e Kosovës është larë më gjakë historikisht, dhe në luftën e fundit çlirimtare .Kjo dhe shumë gabime të tjera që është duke I bërë Rama nuk do ti falën. A e kemi pasur të ngritur flamurin shqiptarë në vizitat që I ka pasur Rama në Beograd ? Jo as në ëndërr më pa. Serbët më pa vendosur dikush flamurin shqiptarë atje,ishin çmendur .Nën flamurin tonë , kurrë nuk është luftuar për të pushtuar toka të huaja ,dhe as për të kryer gjenocid.

Me flamurin tonë kemi luftuar për të mbrojtur lirinë dhe tokat tona shekullore .Gjitha këto u bë sikur i harrojë kryeministri Edi Rama . A pritët more një politikan me damkë krimi si Vuçiqi, i cili kurrë nuk ishte dashur ta shkelë Shqipërinë e Skënderbeut , Ismajl Qemajlit e patriotëve tjerë shqiptarë!

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".