
Lexoni edhe:
Vidhen mbi 18 mijë euro në këtë qytet të Kosovës
Shkruan:ANALISTI- Hajrullah Tërnava
Shtetet e dala nga komunizmi si në këtë rast shtetet e Ballkanit, e kanë të vështirë të adaptohen në sisteme demokratike çfarë janë shumë shtete demokratike të botës, e kur ai sistem edhe de jure nuk ekziston më, por megjithatë ata njerëz të atij sistemit edhe më tutje shpresojnë se a mos do ta kenë shansin që prapë ti kthehen atij sistemi dhe insistojnë që prapë ti ruajnë disa shërbime të asaj kohe sikur që ishin shërbimet sekrete, dhe të punojnë në atë drejtim që ta presin shansin e tyre.
Pa një demokratizim të plot të atyre shteteve që dikur i takonin komunizmit, vështirë se do integrohen në BE, të cilët po kërkojnë nga këto shtete të Ballkanit Perëndimor dhe po bëjnë kërkesa zyrtare, sikur ishte kjo e fundit e Parlamentit Evropian, drejtuar vendeve të Ballkanit Perëndimor për hapjen e arkivave. Me këtë proces të kushtëzuar nga BE-ja është një moment i ri vendimtar për dekriminalizimin dhe fuqizimin e shtetit të së drejtës në këto vende dhe shkëputjen e tyre nga lidhjet prej dakadash ma mafien dhe krimin e organizuar.
Vidhen mbi 18 mijë euro në këtë qytet të KosovësLexoni edhe:
Përfaqësuesit e Parlamentit Evropian më 15 dhjetor e kanë votuar raportin për bashkëpunim në luftën kundër krimit të organizuar në Ballkanin Perëndimor, ku me këtë dokument kërkohet në mënyrë specifike, që shtetet e rajonit t'i hapin arkivat e ish-Jugosllavisë, pasi që bëhet fjalë për ish Republikat të cilat ishin pjesë e ish federatës Jugosllave. Në dokumentin e miratuar, eurodeputetët u bënë thirrje qeverive të shteteve të rajonit që t'i shtojnë përpjekjet në drejtim të reformave në fushën e sundimit të ligjit dhe luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, pasi që sipas konstatimit të BE-së del se Shumica nga shtetet e Ballkanit Perëndimor janë “shtete të prejardhjes, destinacionit dhe transitit me qenie njerëzore dhe shërbejnë si korridore transiti për emigrantët e refugjatët, por po aq janë edhe zona për shpëlarje të parave dhe tregti me drogë dhe armë zjarri, prandaj çrrënjosen nga lidhjet politike dhe administrative me krimin e organizuar përmes masave të qarta të mbrojtjes nga korrupsioni dhe me ndjekje efikase penale të rasteve të korrupsionit të profilit të lartë duhet ta ketë në prioritet secili shtet i dalë nga ish federata.
Prandaj ky është një shans dhe një kusht i detyrimit të zbulimit edhe të dosjeve të Shërbimit Sekret të UDB-së i cili ka funksionuar në lidhje zingjirore në të gjitha këto shtete, sepse te gjitha këto shtete i takonin kohës se komunizmit, dhe ku më shumë e ku më pak ka vazhduar dhe vazhdon ti ruaj lidhjet e tij të spiunazhit, me qëllim të shantazhit, spiunimi dhe të destabilizimit në planin afatgjatë, sikur që është rasti konkret i strukturave paralele në veri të Kosovës dhe nëpër enklavat me shumicë serbe në zonat qendrore.
Sa më shpejtë të demokratizohen këto shtete aq më parë do të inkuadrohen në sistemet demokratike të shteteve të BE-së, por për këtë duhen të bashkëpunojnë me shtetet në fjalë të BE-së, dhe t’iu qasen kërkesave të tyre, dhe ti luftojnë të gjitha të këqijat që ato shtete i kërkojnë nga shtetet në fjalë që si kusht e kanë për tu u inkuadruar në BE.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".