Lufta kundër krimit dhe korrupsionit është e drejtë por shteti ligjor dhe demokratik nuk guxon të preket

Lufta kundër krimit dhe korrupsionit është e drejtë por  shteti  ligjor dhe demokratik nuk guxon të preket
Lufta kundër krimit dhe korrupsionit është e drejtë por  shteti  ligjor dhe demokratik nuk guxon të preket

Muhamet Kelmendi

  • 30 December 2021 - 16:37

Shkruan: ANALISTI: Muhamet Kelmendi

Juridikisht nuk ka ligje që veprojnë në mënyrë retroaktive apo prapavepruese. Kjo, për faktin se ligji hynë në fuqi në ditën e shpalljes në fletoren zyrtare, pasi që të nënshkruhet nga Presidenti. Qeveria mund të nxjerr dhe të propozon në Kuvend të Republikës lloj-lloj të projektligjeve. Edhe Kuvendi mundë të aprovoje projektet e tilla. Ka mundësi të nënshkruhen dhe të shpallen zyrtarisht. Por, ligjet e tilla me padi në Gjykatën Kushtetuese anulohen. Kuptohet se lufta kundër krimit dhe korrupsionit, pasurisë së paligjshme është e drejtë. E ajo luftë nuk bëhet me norma të tilla juridike. Kosova ka ligjet në fuqi. Ekziston prokuroria dhe gjykatat. Kemi shumë agjenci antikorrupcion etj.

Kërkohet që të ndërmerren hapa konkret. Kërkohet që Prokuroria Speciale të hapi hetimet dhe mbi ato rezultate të bëhet edhe konfiskimi i pasurisë së pajustifikueshme. Por, këtë e bënë vetëm gjykata me aktgjykim. Nuk ka mundësi juridiko-kushtetuese dhe as që duhet pretenduar që organet administrative të hetojnë dhe konfiskojnë pasurinë. Nëse kështu bëhet dhe kërkohet në Kosove, humb shteti i së drejtës. E drejta zgjidhet dhe përcaktohet me ligj vetëm nga gjykatat kompetente, duke marr në shqyrtim fakte dhe prova. Veprimi tjetër, duke futur administratën në ndarjen e drejtësisë, e futim kështu shtetin në një gjendje të rëndë dhe shumë konfliktuoze. Humb karakteri ligjor i shtetit dhe shteti merr formë të diktaturës. E këtu nuk ka rëndësi shkaku. Mund të vidhet e të ketë  përgjegjësi  për vjedhje, por kurrsesi nuk duhet  lejuar që drejtësinë ta marrin në dorë organet administrative dhe ekzekutive. Këtë e kanë në kompetencë vetëm gjykatat. Kjo nuk lejohet në asnjë shtet demokratik.

 Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".