
Lexoni edhe:
Databaza e pagave u ble nga punonjësi i oligarkut rus me lidhje me Putinin
Shkruan:ANALISTI- Hajrullah Tërnava
Tani edhe në vepër po demantohen ato të thëna, duke i hedhur përfundimisht të pa baza, në “shportë të mbeturinave” akuzat e opozitës për antiamerikanizmin e Qeverisë Kurti, nga vetë deklarata e të ngarkuarit me punë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, Nicholas Giacobbe, i cili në mesazhin e fundit të vitit 2021 she në pritje të vitit të ri 2022, tha se viti 2021 ka dëshmuar që partneriteti midis Kosovës dhe Amerikës është më i fortë se kurrë ndonjëherë në të kaluarën.
Roli i opozitës në shoqëritë demokratike është që në bazë të gabimeve që i bënë pozita sa më parë ti shfrytëzoj ato dhe ta rrëzoj qeverinë në pushtet dhe të shkohet në zgjidhje të mëhershme. Shpesh herë rrolin që e përdorë opozita është e qartë, se në shumë raste merren me thash e të thëna për t’ia arritur qëllimit, vetëm që ta rrëzojnë një qeveri e cila bindshëm i ka fituar zgjedhjet me mbi 50% të votuesve, prandaj duke e pasur parasysh mos durimin për ta pritur deri në fund mandatin katërvjeçar, opozita përdorë turli thash e të theme e duke shpikë edhe atë se LVV është kundër SHBA-së.
Databaza e pagave u ble nga punonjësi i oligarkut rus me lidhje me PutininLexoni edhe:
Tani edhe në vepër po demantohen ato të thëna, duke i hedhur përfundimisht të pa baza, në “shportë të mbeturinave” akuzat e opozitës për antiamerikanizmin e Qeverisë Kurti, nga vetë deklarata e të ngarkuarit me punë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, Nicholas Giacobbe, i cili në mesazhin e fundit të vitit 2021 she në pritje të vitit të ri 2022, tha se viti 2021 ka dëshmuar që partneriteti midis Kosovës dhe Amerikës është më i fortë se kurrë ndonjëherë në të kaluarën. Nëpërmjet një postimi në Tvitter, Giacobbe shpërndarë një video ku numëroheshin disa prej marrëveshjeve dhe bashkëpunimeve midis dy vendeve gjatë këtij viti, të cilat sipas tij e kanë forcuar dhe konfirmuar fuqishëm besimin dhe bashkëpunimin mes dy vendeve.
Nicholas Giacobbe, derisa ka uruar vitin e ri 2022, ka thënë se e viti 2021 ka shfaqur këmbënguljen dhe qëndrueshmërinë e Kosovës dhe kosovarëve dhe ka dëshmuar se partneriteti midis SHBA-së dhe Kosovës është më i fortë se kurrë. Këtu janë vetëm disa shembuj të përparimit që kemi bërë së bashku këtë vit, ka thënë Giacobbe.
Në videon e publikuar nga Giacobbe është përmendur edhe donacioni i gjysmë milioni vaksinave ndaj COVID-19 për Kosovën, zbarkimin e përbashkët të ushtarëve të Kosovës në Kuvajt, në kuadër të ushtrisë amerikane, si dhe strehimi i afganëve në Kosovë, kurse krejt në fund është vlerësuar lartë mbështetja politike e Qeverisë së Kosovës institucioneve të drejtësisë për luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit.
Prandaj një qëndrim kaq real e meritor i SHBA-se ndaj shtetit tonë e posaçërisht ndaj Qeverisë Kurti, e ka vlerën e vetë që neve qytetarëve na bënë krenar dhe na motivon edhe me tutje që të jemi të përpiktë në jetësimet e ligjeve pozitive të Kosovës, dhe në miqësi të përhershme me shtetet demokratike të botës e posaçërisht me SHBA dhe shtetet e BE, prandaj nga kjo Qeveri kërkohet që ti jetësojnë ato qëndrimet dhe premtimet e dhëna elektoratit para zgjedhjeve, në këtë mënyrë sikur e kanë fillua luftimin e të këqijave si deri me tani, dhe në të ardhmen ta rrisin atë luftim dhe në mënyre të pamëshirshme ti luftojnë ato të këqija që tani Kosovën e kanë sjellë në këtë situatë kaq të vështirë.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".