Dhuna në familje që po merr edhe jeta njerëzish, storje e dhimbshme për shkak të dështimit total të institucioneve të fjetura të sundimit të ligjit

Dhuna në familje që po merr edhe jeta njerëzish, storje e dhimbshme për shkak të dështimit total të institucioneve të fjetura të sundimit të ligjit
Dhuna në familje që po merr edhe jeta njerëzish, storje e dhimbshme për shkak të dështimit total të institucioneve të fjetura të sundimit të ligjit

Blerim Burjani

  • 09 January 2022 - 16:03

Shkruan:ANALISTI- Blerim Burjani 

Këto raste kanë ndodhë  me epilog tragjik, dhe me të tilla përfundime, akoma për më keq është humbur përgjegjësia e organeve të rendnit dhe të drejtësisë,  dhe përgjegjësia e plotë ka kaluar te personat që kanë kryer vepër penale të vrasjes. Këto defekte të sistemit të zbatimit të ligjit po ndodhin vazhdimisht  në Kosovë.

Mos reagimi efikas  dhe me kohë i organeve të rendit dhe drejtësisë, jo vetëm në rastin e Llaushës por edhe në shumë raste të tjera, disa herë ka pa pas disa përfundim tragjik të  rasteve që kanë ndodhur. Më  e keqja   është se rastet tilla janë neglizhuar nganjëherë edhe nga familja por edhe  nga policia dhe prokuroria. Këto raste kanë ndodhë  me epilog tragjik, dhe me të tilla përfundime, akoma për më keq është humbur përgjegjësia e organeve të rendnit dhe të drejtësisë, dhe përgjegjësia e plotë ka kaluar te personat që kanë kryer vepër penale të vrasjes. Këto defekte të sistemit të zbatimit të ligjit po ndodhin vazhdimisht në Kosovë. Por këtu nuk duhet të ketë heshtje, mbi të gjitha familja nuk duhet të heshtet dhe të izolohet përballë problemeve të kësaj natyre që mundë të sjellin në epilog fatal dhe tragjik, por duhet në fazë më të hershme ta informoj policinë me kohë për të  marr masa sepse  vetëm  kështu ka më shumë mundësi dhe shpresë që të  shpëtohen jetët e njerëzve. Neglizhimet  e tilla të organeve të rendit po ndodhin gjithmonë dhe sikur kurrë s’po mësohen që organet e tilla ta marrin shumë  më seriozisht çfarëdo raportimi të dhunës në familje, duke vepruar, siguruar dhe parandaluar atë më të keqen aktin fatal kriminal.

 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".