Një jetë për komb!

Një jetë për komb!
Një jetë për komb!

Muhamet Kelmendi

  • 12 January 2022 - 17:34

Shkruan: ANALISTI: Muhamet Kelmendi

Isa Elshani dhe Jahir Prenku, nga komuna e Drenasit, janë dy veprimtare të shquar të çështjes kombëtare dhe i takojnë radhëve të organizuara që para se të themelohet LPK, përkatësisht që në vitet e 70-ta të shekullit XX-të. Të dytë ishin bashkëveprimtar të Ibrahim Kelmendit, Jusuf Gervallës e Kadri Zekës. Isa dhe Jahiri i kanë takuar dhe kanë kryer punë për Frontin e Kuq Popullor dhe për OMLK-në, para themelimit të LPRSSHJ. Këtë e kanë bërë nga viti 1977 e tutje.

Nën udhëheqjen e Kadri Zekes dhe të Ibrahim Kelmendit ishin aktivistë të shquar të çështjes kombëtare. Strukturës së LPK-së i ka takuar edhe Latif Përvetica, Syl Nuha, Mustaf Kelmendi etj. Me të themeluar LPK, atëherë LPRSSHJ, viti 1982, këta veç ishin anëtare të këtij subjekti revolucionar. Isa ishte në udhëheqje të LPRSSHJ për Gjermani, që nga viti 1983, ndërsa Jahiri aktivist, që kryente aksione të ndryshme, qoftë propagandistike, qoftë me pjesëmarrje në demonstrata dhe me organizim të anëtarëve në LPK.

Kështu u bë anëtar Sinan Elshani, Tahir Rukiqi dhe Ramë Berisha, por këta të dy u tërhoqën. Isa Helshani dhe Jahir Prenku ishin në çdo manifestim të LPK-së. Në vendin ku kanë punuar, në Bonn dhe në Köln, e organizuan këshill popullor të LPK. Kjo ishte nga viti 1982 Ishin anëtarë dhe veprimtar të dalluar në Klubin "Emin Duraku" në Düseldorf. Isa u zgjodh në vitin 1987, në MP të LPKR, anëtar i Këshillit të Përgjithshëm. Këtë detyrë e kishte deri në vitin 1998, kur u largua nga KP dhe u dha tërësisht pas UÇK-së. Isa Elshani dhe Jahir Prenku mbesin figurat më besnike të radhëve të  LPK-së dhe të UÇK-së.

Ata kurrë nuk dolën kundër interesit të kombit. Këta të dy veprimtare i gjen në Bruxel, në Bonn, në Paris, në Gjenevë, në Shtutgard, në Vien e ku nuk ishin për çështje kombëtare shqiptare. Me dhjetra herë isha unë, Muhamet Kelmendi, me Isën e me Jahirin në takime e në demonstrata. Me Isen ishim bashkë në KP të LPK. Unë nënkryetar i LPK-së. Ndërsa, Isa Elshani anëtar i KP të LPK-së. Ishim bashkëveprimtar.

Por, edhe veprimtare së bashku me Fehmi e Xhevë Ladrovcin, Qerim Kelmendin, Ali Ahmetin, Fazli Veliun, Ibrahim Kelmendin, Sabri Kiqmarin, Emrush Xhemailin e shumë e shumë veprimtar të tjerë të çështjes sonë kombëtare. Isa dhe Jahiri ishin bashkëveprimtare të patundur. Veprimtaria e tyre për LPK është e pandërprerë, duke filluar nga janari i vitit 1982 e deri në përfundim të luftës në Kosovë, në vitin 1999. Kurrë nuk u ndalen. Dhanë mund, djersë, gjak dhe shkrinë tërë pasurinë për çështjen kombëtare. Respekt të pafund për Isa Elshanin dhe Jahir Prenkun!

 Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".