Debati në Parlament.. “E dhimbshme për popullin kush e përfaqëson”.!

Debati në Parlament.. “E dhimbshme për popullin kush e përfaqëson”.!
Debati në Parlament.. “E dhimbshme për popullin kush e përfaqëson”.!

Ismail Muçiqi

  • 25 January 2022 - 09:35

Shkruan:Ismail Muciqi

Si të gjindet fija e lëmshit në politikën e kalbur Shqiptare.

Parlamenti i Kosovës në Mbledhjen e sotme të jashtëzakonshme e kërkuar nga opozita me qëllim të debatit për gjendjen energjetike dhe për parashikimin e rritjes të qmimit te energjisë pasqyroj gjendjen dhe mendësinë e politikëbërjes primitive të kohës. Është e pandershme që individët, grupet dhe partitë politike të cilët vite me radhë e zhvatën buxhetin e Kosovës përmes formave dhe veprimeve më të ulëta kuroptive tani në Parlamentin e Kosovës po derdhin lot krokodili për ti mbrojtur qytetaret nga rritja e tarifave të energjisë elektrike. Këto parti politike të cilat qeverisën që nga paslufta nuk lanë asnjë të zezë pa ja bërë Kosovës. Këta punuan për interesat e tyre dhe të familjareve. Ishin këto parti dhe individ të caktuar në krye të Institucioneve që i shkatërruan asetet Ekonomike duke i privatizuar me qmime qesharake. Ishin këta Deputet, Ministra dhe Kryeministra të cilët tokën pjellore – në pronën shoqërore e privatizuan dhe e shndërruan në pronë private personale. Ishin këto parti politike në pushtet të cilat Malit të Zi ja dhuruan 8 mijë hektarë tokë, ndërsa serbeve në Veri të Kosovës ja u nënshkruan asociacionin e Komunave.

Është i pa shpjegueshme fenomeni i organizimit i partive dhe grupimeve se si ka ndodhur që 20 vite me radhë shumica e deputeteve janë të njëjte duke u betonuar në Institucionet e Shtetit. Kjo nuk ka dyshim se nuk ka të bëjë me transparencën elektorale e demokracisë, por me listën e emrave të preferuarave nga lideri i partisë dhe klani i ti, të cilët pa dëshirën e elektoratit janë bërë deputet. Shumica e këtyre që tani po derdhin “lot krokodili” për t’ia qar hallin qytetareve kanë krijuar pasuri marramendëse për veten e tyre duke u bërë milionerë. Hipokrizia nuk paska kufi. Ti shfrytëzosh rrethanat e krizës globale për interesa partiake në momentin e tanishëm nuk donë koment!. Sot nuk ka ndërmarrje apo institucion publikë i cili nuk është zhvatur nga këto parti politike të cilat Shtetin e Kosovës e sollën para kolapsi. Për 20 vite Qeveritë e kaluara të cilat ishin në pushtet nuk arritën ta ndërtojnë një Termocentral për nevojat jetike të Kosovës, edhe pse Kosova është bazeni më i madh i thëngjillit në Evropë.

Retorika demagogjike me prapavi politike u pa edhe sot kur deputetet e opozitës në mënyrën më arrogante ju kundërvyen Qeverisë në pushtet. Sot Shtetet e rajonit janë bërë bashkë pozitë dhe opozitë për ta gjetur rrugën si të dilet nga kriza energjetike. Janë ftuar dhe janë bërë bashkë të rinjtë të shkolluar dhe te moshuarit me ekspertize me përvojë për ti ndihmuar vendit që sa më lehtë ta tejkalojnë këtë krizë Globale. Deputet e Parlamentit të Kosovës, Parlament ky i cili i përngjan “hajt pakut”, në të cilin nuk ndihet kush e ka fjalën në foltore nga zhurma dhe llafosja e pjesës tjetër të cilët flasin nga ulëset e tyre pa përfillur asnjë kod të etikës, të sjelljes dhe komunikimit demokratik.

Nuk kam asnjë interes ndaj asnjë partie, klani apo individi qoftë në pushtet apo opozitë por si Gazetar shumë vjeqar nuk më lejon ndërgjegjja që mos ta shprehi opinionin tim për rrjedhat të cilat po ndodhin në Institucionet e Shtetit tim. Qeveria në pushtet e Vetëvendosjes në krye me Albin Kurtin të cilës ende dua ti besojë se është e përkushtuar të punojë në të mirë të Kosovës po shifet se i ka te metat dhe dështimet në politikën kadrovike duke filluar nga Qeveria deri tek institucionet tjera të Shtetit. Periudhat historike në vazhdimësi kanë treguar se institucionet e Shtetit nuk mund të udhëheqen nga njerëzit pa përvojë, të pa pjekur, të cilët edhe përkundër vullnetit nuk mund të fillojë historia dhe progresi nga ata. Këto dobësi po reflektohen për ditë e më shumë në politikëbërjen e Qeverisë aktuale të cilës po i mungon përvoja dhe ekspertiza në udhëheqjen e Shtetit.

Prandaj sot është lehtë të kritikosh e mos të pranosh asnjë rezultat që arrihet nga kushdo qoftë, por është obligim njerëzor, moral dhe kombëtar që të kontribuosh për unitetin e popullit dhe për ndërtimin e Shtetit tënd. Ky popull është ngopur me vite e vite nga premtimet boshe të liderëve partiak të grupeve të interesit të cilët ende po mendojnë dhe shpresojnë se mund ta manipulojnë më këta të padenjë që e sollën Kosovën në geto.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".