
Lexoni edhe:
Gjobitet shoferi për tejkalim të shpejtësisë në Ferizaj
Shkruan: ANALISTI- Xhevat Meha
Nuk ka shkëputje nga Serbia pa largimin nga institucionet e shtetit te Kosovës të individëve me angazhime personale ose trashëgimi familjare të angazhimeve për shtetin e Serbisë. Nuk ka ndërtim të shtetit të Kosovës pa angazhime personale dhe trashëgimi familjare të angazhimit për shtetin e Kosovës. Nuk ka ndërtim e as funksionim të shtetit te Kosovës me të punësuar të pandershëm.
Gjobitet shoferi për tejkalim të shpejtësisë në FerizajLexoni edhe:
Fillimisht, duhet sqaruar lexuesit se me ligj të Lustracionit kuptohet përjashtimi nga pozitat e larta shtetërore të individëve që kanë punuar për sistemin e mëparmë, dmth për shtetin e Serbisë. Një ligj i tillë ka shumë pak vlerë për Kosovën.
Kosovës i duhet ligj që do të siguronte pastërtinë e shtetësisë së Kosovës për te gjithë punësuarit në institucionet e shtetit të Kosovës. Kjo pastërti duhet të kërkohet për individët që janë të punësuar ose pretendojnë të punësohen në institucionet e shtetit të Kosovës, kuptohet jo për te gjithë të punësuarit por për nivele të përcaktuara si të nevojshme për t'u kërkuar pastërtia. Pastërtia e shtetësisë mendoj se duhet t'i ketë tre shtylla kryesore: i) Ndershmëria personale, ii) Angazhimet personale dhe nga trashëgimia familjare për shtetit e Kosovës, dhe iii) Angazhimet personale dhe trashëgimia familjare për shtetin e Serbisë. Nuk ka shkëputje nga Serbia pa largimin nga institucionet e shtetit te Kosovës të individëve me angazhime personale ose trashëgimi familjare të angazhimeve për shtetin e Serbisë. Nuk ka ndërtim të shtetit të Kosovës pa angazhime personale dhe trashëgimi familjare të angazhimit për shtetin e Kosovës. Nuk ka ndërtim e as funksionim të shtetit te Kosovës me të punësuar të pandershëm.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".