
Lexoni edhe:
Historia e 22-vjeçarit rus që ndihet shqiptar
Shkruan:ANALISTI-Gani Qarri
Mjerisht vendimi i pakuptimtë e pothuajse konspirativ i Kuvendit të Kosovës, në kohën kur organi më i lartë legjislativ i vendit udhëhiqej nga Jakup Krasniqi, po dëshmon hapur, për lloj lloj veprimesh e aktesh të pashpjegueshme ligjore, për mbi-pagimin e pa arsyetuar të deputetëve të partive të inkriminuara, të cilët përveç pagës së rregullt, merrnin edhe forma të ndryshme mëditjesh dhe ekstra kompensimesh të pa merituara, në kurriz të shtetit dhe qytetarëve të varfër të Kosovës.
Historia e 22-vjeçarit rus që ndihet shqiptarLexoni edhe:
Për tu dëshmuar argumenti se udhëheqësit e partive të inkriminuara dhe të shtetit të kapur, nuk lanë "bash" asnjë mënyrë të vetme, pa keqpërdorur për ta rrjepur e varfëruar sa më rëndë, qytetarin e këtij vendi dhe vet shtetin e brishtë të Kosovës, e vërteton edhe vet akti i këtij vendimi dubioz, të ndërmarrë më 2010 kur parlamenti udhëhiqej nga Jakup Krasniqi, pas të cilit përveç pagës bazë prej 1500 eurove, deputetët e dirigjuar të partive politike nisën të merrnin edhe shtesa e kompensime të ndryshme që jo vetëm e dyfishojnë, por ndonjëherë edhe e tejkalojnë dyfishin e pagave të tyre, duke arritur shumën 3000 e më tepër euro, varësisht nga funksioni që kishin në kuvend. Prandaj edhe sot, vetëm për udhëtime të thjeshta të një deputeti, kompensimet e tilla bizare, shkojnë deri në 870 euro!? Ky wshtw akt ndoshta edhe i kundërligjshëm e tej inkriminues, i iniciuar në mënyrë dubioze nga kasta e kriminalizuar politike e cila e kishte kapur të gjithë shtetin që nga viti 1999, e këndej, duke përvetësuar e plaçkitur çdo gjë me vlerë të këtij populli dhe shteti, pa punuar as menduar asnjëherë për të mirën e këtij vendi, por vetëm për ta zhvatur dhe përfituar materialisht për veti, në mënyrat më kriminale, grupore dhe individuale, derisa u zgjua populli dhe i rrëzoi me votën e vet të lirë, nga pushteti.Pra ata ishin të inkriminuarit e llojit të veçantë, monstrum të cilët për dy dekada me radhë, i sollën gjithë të këqijat e mundshme këtij vendi, që as armiku më i përbetuar nuk do të kishte arritur ti bënte, duke filluar nga zhvatja, mashtrimi, plaçkitjet, uzurpimi e deri te pengimi i zhvillimit të fshatrave dhe qyteteve të Republikës së Kosovës, si dhe bllokimi i të bërit biznes në suaza të ligjit, nëse ato biznese nuk pranonin të paguanin harraq e të lidheshin me krimin e organizuar, të bëheshin ortak me rrjetet kriminale dhe t`i nënshtroheshin mafio-politikës, që kishte mbërthyer gjithë vendin. Ndaj publikimi i këtyre shpenzimeve marramendëse për deputetët, në emër të kompensimit përveç shpenzimeve të rrugës,edhe për mëditje të pjesëmarrjes në seanca dhe shpenzime të shujtës ushqimore etj, është edhe një tjetër zbulim i zullumit të rëndë e të paskrupullt, që kasta e inkriminuar politike, ia ka bërë gjatë gjithë kohës së qëndrimit në pushtet, buxhetit të Kosovës, kastë e cila dyshohet edhe për lidhje të rrezikshme me shërbimet e huaja në dëm të interesit të qytetarëve dhe shtetit të Kosovës. Në fakt këtë argument të trishtueshëm për popullin dhe shtetin e Kosovës, e kanë përmendur e ritheksuar disa herë edhe njohësit e fushës së sigurisë, duke ngritur alarmin se edhe sot, në institucionet e shtetit të Kosovës, fatkeqësisht gjenden të involvuar mijëra njerëz të UDB-së, e që nuk janë të infiltruar vetëm në politikë, por edhe në institucionet e shtetit, të cilët në njërën anë, pengojnë në bashkëveprim me mafien politike vendore, zhvillimin e mirëfilltë të Kosovës, kurse në anën tjetër, përfitojnë në mënyrë kriminale me abuzim të detyrës zyrtare dhe keqpërdorimin financiar të buxhetit të shtetit tonë.
Përndryshe kriminalizimi i tyre i thellë u zbulua dhe dëshmua kudo, duke filluar nga niveli lokal e deri në kupolën e nivelit qendror të vendit, të cilët përveç bllokimit të zhvillimit që nga kryeqyteti Prishtina e deri te qytetet tjera të mëdha e të vogla anë e këndë Kosovës, deformuan dhe degraduan, si është më keq, gjithë vendin, dhe krejt këto të kamufluara në emër të liberalizimit të ndërtimit, nga ata që për gjithë këto vite, ishin dorë e zgjatur e pushtetit, shërbëtor të krimit të organizuar dhe të dyshuar si bashkëpunëtor të shërbimeve të huaja. Prandaj edhe shpërthimi publik i kësaj afere, duket se është më tepër i qëllimshëm, dhe i para-programuar, që jo rastësisht vije, mu në momentet kur vendi po qeveriset nga një subjekt politik i pa korruptuar, si vijimësi e përpjekjeve për njollosje nga nëntoka e krimit të organizuar e cila ka kapur të gjitha shtyllat e shtetit, si; Policinë, Prokurorinë, Gjykatat dhe AKI-në, prej frikës që kanë nga fshesa e ligjit dhe spastrimi i institucioneve të shtetit, pas zbulimeve që do ti nxjerr në shesh mbi bëmat e tyre kriminale, procesi i Vettingut. Kështu që argumentet të cilat po zbulohen dita ditës, mbi masën trishtuese dhe nivelin marramendës të kapjes së shtetit, dëshmojnë se nevoja e zgjimit qytetar dhe vetëdijesimit të shumicës në pushtet, Qeveri dhe në Kuvend, për të iniciuar përgjegjësitë dhe shkarkuar me automatizëm të gjithë njerëzit e dyshimtë, të emëruar kundërligjshëm në pozita që i kanë shërbyer nëntokës kriminale dhe krimit të Organizuar, është më tepër se urgjente dhe tmerrësisht e madhe, për vet faktin se ky shtet dhe ky popull nuk mundë të presë më asgjë të mirë, nga një kastë kaq e kriminalizuar politike, e cila derisa sundonte vendin, kishte instaluar në pushtet jo vetëm njerëz nga krimi i organizuar, por edhe të lidhur me shërbimet e huaja, akte për të cilat, përfundimisht duhet të hetohen, gjykohen dhe marrin dënimet e merituara.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".