Opozita po e luan lojën e djallit

Opozita po e luan lojën e djallit
Opozita po e luan lojën e djallit

Arsim Haziri

  • 14 February 2022 - 16:59

Shkruan: ANALISTI- Arsim Aziri

Arsyeja pse populli e votoi me 50.28% Lëvizjen VETEVENDOSJE, ishte për shkak se deshi ta ndërpres vazhdimin e praktikes te quajtur zhvatje e abuzim te parëse publike. E nëse vazhdohet me vazhdimin e praktikave ngulfatëse, prapë demokracia thotë se duhet me u kthye te populli.

 

Skena politike ne Kosova paraqet dy orientime; njëra përbën logjiken e vjetër, regresit dhe tendencës për të përvetësuar, minuar dhe izoluar sferën publike, atë ku takohet gjithsecili me gjithsecilin e i përket te gjithëve, ndërsa orientimi tjetër është kushti për barazi dhe vlera, përfshi edhe qëllimin drejt pushtetit, ama ne kuadrin e respektit te vlerave e normave pozitive. Pikërisht me këtë shembull po reflekton ky mandate i ri qeverisës  duke u bërë shembull  me vlera dinjitoze për qytetaret. Publikja behet kur ideja materializohet nga veprimi. Kjo behet kur veprimet  nuk bëhen  mbi baza  individuale e klienteliste! Aspak dhe assesi ndryshe! Qytetarit duhet ti ofrohet mirëqenia edhe prej këndit opozitar, madje ky është dimensioni që përveç që e korrigjon pozitën, njëherit ia ofron qytetareve një pasqyrë mbi atë se çfarë ndodhë me kontributin e tyre për të mirën e të gjithëve sepse publikja është për të gjithë!  Në Kosovë ka realitet politik për aq sa kemi strukture absorbuese mendore. Prandaj sa më e lartë njohja aq më i madhe dimensioni ballafaques.Zhvillimin që s'e kanë bërë për 20 vjet, po e kërkojnë nga të tjerët ta bëjnë për 10 muaj. Thyerja e injorancës është objektiv bazik i njeriut, jo rastësisht na e thonë si ekzistencializmi ashtu edhe mendjet ilumine.  Rolet opozitare, në disa përjashtime janë në kuadrin e rafshit minor, përfshi edhe ato lokale dhe qendrore. Prandaj zgjimi është kura mbi të cilën mundë të qëndroj përsoshmërisht dhe shoqëria. Duhet të guxojmë, slogani ndaj të cilit duhet të shkojnë ata që kanë marr besim qytetar. Situatat prodhojnë domosdoshmëri linjash jo edhe dëshira individuale. Të parat janë objektive ndërsa të dytat subjektive!Një prej arsyeve pse shoqëritë nuk kanë konsolidim të mjaftueshëm dhe që kanë kundërthënie të mëdha, është për shkak të karrierizmit në funksion si anomali shoqërore. Të punosh për tjetrin, është premisa mbi të cilat rrijnë shoqëritë e konsoliduara. Është ndryshimi si mundësi që mundë të prodhoj ndryshime, jo edhe njëjtësia e shndërruar në metodologji. Veprimet e njëjta dërgojnë në situata të njëjta, prandaj ikja prej kësaj logjike është detyrë kategorike. Është Kosova kështu për shkak të disave dikur. Do të jetë ndryshe për dallim prej atyre që s'mendonin sikur mendonte shumica nëpër vite! Neve që moti na janë dashur burrështetasit, asi që vetëvendosin drejtë dhe në interesin e të gjithëve. Nëse që moti na janë dashur burrështetas që mendojnë përtej individualitetit, përtej klienteles, përtej ambicieve materiale. Mungesa e vazhdueshme e këtyre vlerave kombëtare, ka prodhuar strategji  edhe për dhunim të territorit dhe sovranitetit tonë. E këto botëkuptime destruktive mbi çështjen Kosovë, mentaliteti i ri progresiv politik,  gradualisht e suksesshëm do ti vendos në vendin dhe në binarët e drejtë zhvillimor. Shteti është shtëpia e gjithsecilit, nëse nuk e mbrojmë atë, atëherë po e lejojmë minimin e vendit ku jetojmë! Të gjithë për atë ku qëndrojmë dhe ku ushqehemi! Thjeshtë, këtë detyrë e bëjnë edhe kafshët, ato ushqehen aty për të cilin territor mendojnë se është i tyre. 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".