
Lexoni edhe:
Vëllai që e theri me thikë vëllain në Ferizaj, Gjykata merr një vendim
Shkruan: ANALISTI- Muhamet Kelmendi
Natyrisht se është një kohë shumë e rëndë që po e kalon Kosova. Problemet janë të mëdha dhe natyrisht se është edhe gjendja shumë e rëndë. Shikuar nga koha që po e lëmë, nga shpallja e Pavarësisë, nuk është bërë ndonjë zhvillim i theksuar. Ajo që deklarohet nga kompetentët është vetëm rikthim në gjendjen parapandemike. Këtej nuk kemi edhe përqindje të mirë zhvillimore.
Vëllai që e theri me thikë vëllain në Ferizaj, Gjykata merr një vendimLexoni edhe:
Punësimi do të vazhdon të jetë problemi më i theksuar në Republikë. Nuk priten punësime të veçanta si rezultat i një politike ekonomike zhvillimore. Gjendja e punëtorëve ka mbetur e njëjtë. Nuk ka sigurime sociale, pensionale dhe shëndetësore. Në sektorin privat mendohet se janë të punësuar rreth 300 mijë veta. Gjendja është e njëjtë. Të ardhurat kanë mbetur në nivel eksploatues. Edhe nëse të ardhurat minimale rriten në 250 euro, përsëri është një rritje jo adekuate me gjendjen dhe kjo nuk e përmirëson situatën sociale në vend. Mbet si më herët raporti me çmimet. Mbrojtja sociale dhe shëndetësore janë të njëjta. Arsimi ka vazhduar me të njëjtin ritëm, pa ndonjë ndryshim pozitive në nxënie të mësimit. Madje kemi edhe ngecje në krahasim me vitin 2008. Në fushën e luftimit të krimit dhe të korrupsionit, sikundër edhe të kontrabandës, sigurisht se kemi pozitivitet. Mbetet shumë për të bërë. Gjyqësori ka vazhduar me probleme të njëjta. Kemi zgjatje të procedurave dhe veprime të dëmshme. Kështu e kemi edhe gjendjen në prokurori etj. Në raportet ndërkombëtare kemi njohje të shtetit tonë. Në kohën e fundit kemi një stagnim. Ka edhe raste të pasivizimit të njohjeve. Dialogu nga çështjet teknike doli dhe mori karakter politik. Tash flitet për Asociacion dhe natyrisht se janë shtuar rreziqet shtetit të Kosovës. Pra, Republika ka anë pozitive dhe ngecje në vend. Si të veçante duhet theksuar stabilitetin politik dhe qeverisjes në vend. Pozitive është edhe lufta kundër pandemisë me korona virusin. Çështjet tjera mbeten dëshirë. Nuk shoh gjë tjetër.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".