
Lexoni edhe:
Detajet e fundit nga bisedimet Ukrainë-Rusi
Shkruan: ANALISTI- Muhamet Kelmendi
Edhe në rregulloren e vjetër të hartuar që në legjislacionin e parë ka qenë e përcaktuar përgjegjësia financiare dhe largimi nga Kuvendi i deputetit. Tash në këtë legjislaturë të re është futur në rregullore edhe më ashpër përgjegjësia dhe disiplina e deputetit.
Detajet e fundit nga bisedimet Ukrainë-RusiLexoni edhe:
Janë tri mënyra të sanksionimit, llogaridhënies dhe përgjegjësisë së deputetit në Kuvend: E para, përgjegjësia financiare, ku mos shkuarja në Kuvend, nëpër seanca apo në komisione më shumë se tri herë dënohet me të holla. Ka qenë dënimi për seancë 30 euro. Së dyti rrahjet në Kuvend, veprimet antiligjore me elemente të veprës penale, duhet të dërgojnë deri te përjashtimi nga Kuvendi i deputetit dhe së treti, mungesa mbi 6 muaj nëpër seancat parlamentare, dërgon te pushimi i mandatit të deputetit. Kuptohet se mos funksionimi i Kuvendit vjen kryesisht nga Kryesia e Kuvendit dhe nga Kryetari i saj. Nga Kryesia lindin temat e punës dhe caktohet rendi i ditës. Këtej, vjen në shprehje edhe përgjegjësia financiare për mos pjesëmarrje nëpër seanca. E keqja është se nuk po shikohet pjesëmarrja deri në fund e deputeteve. Deputeti shkon në seancë dhe e nënshkruan pjesëmarrjen. E lëshon seancën dhe nuk kthehet më. Këtij po i llogaritet pastaj e tërë seanca. Këtu kërkohen masa dënuese. Deputeti kërkohet të qëndroj në seancë deri në fund. Përndryshe kalon në ndëshkim financiar. Kuptohet se rregullorja nuk e zgjidhë krejt çështjen, ndoshta çështjen kur ka mungesë të përgjegjësisë se deputetit apo mungon vetëdija e tij si përfaqësues i popullit duhet ta ndëshkon edhe subjekti politik. Kur të gjitha këto nuk tregohet se janë efikase, vjen në veprim vetëm ndëshkimi financiar.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".