Votimet për pakicën serbe vetëm me marrëveshje mirëkuptimi mes Kosovës dhe Serbisë

Votimet për pakicën serbe vetëm me marrëveshje mirëkuptimi mes Kosovës dhe Serbisë
Votimet për pakicën serbe vetëm me marrëveshje mirëkuptimi mes Kosovës dhe Serbisë

Blerim Burjani

  • 20 March 2022 - 17:06

Shkruan: ANALISTI: Blerim Burjani

Marrëveshja e Kosovës me Serbinë për të organizuar votimet për pakicën serbe në Kosovë është e mundshme, por sa i takon rëndësisë dhe efektit, për Kosovën nuk kanë vlerë këto zgjedhje të një shteti tjetër në shtetin e Kosovës.

Unë kam thënë edhe më herët, zgjedhjet e Serbisë në Kosove nuk kanë kuptim. Serbia duhet ta zgjeroj zyrën e vetë në Kosovë si dhe të ketë objekt të vetin të akredituar në Kosovë me marrëveshje me shtetin e Kosovës ku mundë të organizohen zgjedhje. Pra nuk mundë të maskohet politika dhe interesi i Serbisë në Kosovë që është arsyetimi i rrejshëm para Serbisë se këtu ka sovranitet serb mbi Kosovën. Vuçiqi dhe politika serbe do të ketë më së paku një pakicë të vogël serb të votoj për zgjedhjet serbe. Është një satisfaksion i rrejshëm për serbët e Kosovës se ata ende jetojnë në Serbi e jo në një shtet të pavarur të Kosovës. Marrëveshja e Kosovës me Serbinë për të organizuar votimet për pakicën serbe në Kosovë është e mundshme. Ashtu si kam thënë për referendumin e organizuar nga Serbia për Kosovën s’ka rëndësi asgjë as nga këto zgjedhje. Pra për Kosovën nuk kanë vlerë këto zgjedhje të një shteti tjetër.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online