Pse pavarësia për dikë nënë e për dikë njerkë ?!

 Pse pavarësia për dikë nënë e për dikë njerkë ?!
 Pse pavarësia për dikë nënë e për dikë njerkë ?!

Prof. Dr. Mehdi Hyseni

  • 23 March 2022 - 14:41

Shkruan: Prof.Dr.Mehdi Hyseni

*** Çfarë kuptimi ka kjo farë pavarësie bardhezi ?!

*** Këso pavarësie selektive, të korruptuar dhe të personalizuar nuk njeh e drejta ndërkombëtare, as Karta e Kombeve të Bashksuara dhe, asnjë konventë, marrëveshje a protokoll për respektimin dhe për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive elementare të njeriut, të miratuara nga OKB-ja (1945-2022).

*** Ndryshe, nga kjo praktikë dhe doktrinë e re antihumane, antikombëtare, dhe antindërkombëtare e personalizimit dhe e korruptimit të “pavarësisë” së Kosovës  , ashtu edhe Rilindësit tanë të famshëm (shkrimtarë, shkencëtarë, politikanë e diplomat etj.); ashtu edhe luftëtarët, heronjtë patriotë shqiptarë të të gjithë brezave (1878-2022), Abdyl Frashëri, Sami Frashëri, Ismail Qemali, Isa Boletini,  Azem Bejta, Hasan Prishtina …, Shaban Polluzha,  së fundi(1989-1999), edhe kolosi legjendar kombëtar shqiptar Adem Jashari nuk kanë luftuar për t’u bërë milionerë e miliarderë (madje Hasan Prishtina tërë pasurinë që e ka pasur e ka shitur për  ta ngritur, përparuar, zhvilluar, lulzuar  dhe bashkuar kombin shqiptar dhe Shqipërinë Etnike), por për ta çliruar, pavarësuar dhe bashkuar SHQIPËRINË ETNIKE dhe gjithë KOMBIN SHQIPTAR në Gadishullin Ilirik.

Në historinë kombëtare shqiptare të luftërave për liri, pavarësi dhe bashkimin e shqiptarëve (1878-2022), nuk  dëfton asnjë program a platofrmë politike se shqiptarët po derdhnin gjak  vetëm për pavarësimin e milionerëve të tyre (për çlirimin e një fshat ose të një qyteti, si thoshte i madhi Isa Boletini në Londër,1913), por për gjithë Kombin Shqiptar dhe për SHQIPËRINË ETNIKE. Kjo ishte, dhe duhet të jetë kuentisenca e  përmbajtjes dialektike  materialiste shpirtërore praktike dhe pragmatike nga e cila,  duhet përfituar mbarë Kombi Shqiptar, jo vetëm “paria” e tij qoftë e dëshmuar në luftë apo në paqe, mbase Kosova  është e të gjithë shqiptarëve dhe e Shqipërisë Etnike. Prandaj, asnjeri nuk ka të drejtën e monopolit dhe të grabitjes së pasurisë, së kapjes së pushtetit, të lirisë dhe të pavarësisë së saj, sepse këto janë vlera vitale, që i përkasin mbarë popullit, jo vetëm të kullakëve milionerë dhe miliarderë, të ciët qe 22 vjet na kanë përbuzur dhe na kanë lënë në rrugë të vrafëruar dhe të humbur për jetë  nëpër dhera të hauja të botës. Kjo është “merita” e pavarësisë së milionerëve demokratë  dhe patriotë, të cilët qe 2 dekada futën në xhepa tërë pasurinë dhe pushtetin shtetëror të Kosovës., e shumicën dërrmuese  “ e lanë me gishta në gojë” dhe me nga një “shkop” në dorë, duke bredhur rrugëve të uritur, të sëmurë dhe të tretur vetëm në mëshirën e Zotit.

Prandaj, është momenti oportun hisortik, që Qeveria e Abin Kurtit dhe Parlamenti i Glauk Konjufcës t’i japin fund përgjithmonë  pavarësisë së presonalizuar dhe të korruptuar  të miliarderëve !

Mbase kjo pavarësi selektive vetëm për miliarderë e milionerë, është e papranueshme dhe e pajusitifikueshme për njerëzit normalë e me dinjitet , që duan të jenë të lirë, të barabartë dhe, që meritojnë të jetojnë në paqe dhe në liri  në kushte dhe në rrethana të barabarta sipas ligjeve të brendshme dhe atyre ndërkombëtare, që respektojnë dhe mbrojnë të drejtat dhe liritë elementare të njeriut.

–Pavarësi, o për të gjithë, o për asnjë, sepse ADEM JASHARI me UÇK-në nuk kanë luftuar për t’ua sjellë pavarësinë vetëm milionerëve dhe miliarderëve (por mbarë POPULLIT LIRIDASHËS), të cilët qe 22 vjet me kapitalin, me paratë dhe me pushtetin e tyre po e shtypin dhe po e shfrytëzojnë egërisht.

Pavarësia vetëm për milionerë është vetëmohim i lirisë së Kosovës

Fatkeqësisht, një politikë e tillë, shembllen me politikën dhe me prakatikën e dikurshme të djajve herezinj pushtues kolonialistë serbomëdhenj (1878-2022). Pra, nuk është vetëm padrejtësi, amoralitet, antihumanizëm, antikombëtarizëm, anticivilizim, antisolidarësi, por përbën edhe krim sui generis, duke qenë se mohon të drejtat dhe liritë elementare të njeriut (Shih: Deklaratën Universale të Drejtave të Njeriut të AP-së   së Kombeve të Bashkuara, 10/12/1948 ).

Sa më sipër, shkelja dhe mohimi i lirive dhe i të drejtave elementare të shumicës dërrmuese në Kosovë, duke i lënë pa bukë, pa  punë, pa mirëqenie sociale, ekonomike, materiale, shëndetësore etj., është e dënueshme sipas Deklaratës së theksuar të OKB-së. Prandaj, ligjërisht dhe  sipas Kushtetutës, Qeveria, duhet kërkuar nga Parlamenti i Kosovës, që të debatohet përë ndryshimin e ligjeve, qoftë edhe të dispoiztave dhe të neneve të Kushtetutës, që bie ndesh me Deklaratën Universale të Drejtave të Njeriut të AP-së së OKB-s(14 dhejtor 1948), SEPSE PAVARËSIA  e as LIRIA e shtetit të Kosovës nuk mund të jetë më vetëm PRONË PRIVATE e milionerëve dhe e miliarderëve gllabërues, si dhe e familjeve, e miqve, e partive, e klubeve dhe e firmave të tyre, të cilat qe 20 vjet shumicën dërrmuese e kanë shndërruar në vasalët dhe shërbëtorët e tyre me paga nën minimale, minimale dhe absurd më të ulta në Evropë, që nuk mjaftojnë as për të kaluar njëjavshin, lëre më për të kaluar muajin e më gjatë.

Pavarësia është gjaku i popullit, jo dhuratë nga milionerët !

Pavarësia e Kosovës nuk është fituar nga milionerët e saj, por nga shumica dërrmuese e POPULLIT me UÇK-në e Adem Jasharit në krye, me çarst u vranë mbi “11.800” shqiptarë, si dhe të pagjetur “1647”  deri më sot. Mirëpo, qe 22 vjet atë po e “kullosin” milionerët, duke e varfëruar dhe shfrytëzuar pa mëshirë shumicën dërrmuese të POPULLIT, i cili jo vetëm në luftën e fundme të UÇK-së, por brez pas brezi ka sakrifuar dhe flijuar bijtë dhe bijat më të mira të saj, që  Kosova të fitojë lirinë dhe pavarësinë e saj si kolektivitet i tërë, jo vetëm për pakicën sunduese në pushtet, ashtu siç ndodhi qe 22 vjet.

Sa më sipër, le të vlejë për kujtesën e brezave të sotëm dhe të nesërm, që të mësojnë dhe, kurrë të mos e harrojnë të vërtetën e hidhur të Kosovës (1878-2022), se  asnjë babë e babgjysh e as ne nuk kemi luftuar për një pavarësi të tillë të rezervuar  dhe të garantuar vetëm për kullakët, për kolltukofagët derëbej milionerë dhe miliarderë”, por për gjithë popullin pa dallim statusi material e social të ekzistencës së tij.

Çfarë paradoksi, populli fukara, pa punë, pa strehë, pa ekzistencë, refugjatë brenda dhe jashtë atdheut, e në anën tjetër, qe 20 vjet kanë vërshuar “elitat politike, patriotike e demorkatike”” despotike me klanet, me grupet, me partitë e tyre nepotiste dhe oligarkike, duke u bërë milionerë dhe miliarderë (2000-2022), në kurrizin e shumicës dërrmuese të popullit, duke shfrytëzuar djersën e tyre,  dhe duke grabitur pasurinë e tyre të krijuar me breza nga gjyshërit, nga baballarët, si dhe nga vetë ne si pasardhës të tyre, që në shekullin XX, derdhëm djersën, duke punuar në  fabrika, shkolla, spitale, në universitet etj. Kështu, me përpjekjet, me idetë dhe me veprat tona ilegale dhe legale kontribuam që Kosova të jetë e lirë dhe e pavarur për të gjithë, jo vetëm për klasën e krijuar borgjeze milionere në pushtet (2000-2022).

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".