Serbia nuk po dëshiron marrëveshje, synon organizimin e zgjedhjeve sikurse me qenë Kosova  Serbi, kjo  nuk duhet të lejohet

Serbia nuk po dëshiron marrëveshje, synon organizimin e zgjedhjeve sikurse me qenë Kosova  Serbi, kjo  nuk duhet të lejohet
Serbia nuk po dëshiron marrëveshje, synon organizimin e zgjedhjeve sikurse me qenë Kosova  Serbi, kjo  nuk duhet të lejohet

Muhamet Kelmendi

  • 23 March 2022 - 15:28

Shkruan: ANALISTI –Muhamet Kelmendi

A do të mbahen apo jo zgjedhjet serbe në Kosovë varet shumë nga qëndrimi i SHBA-ve dhe të BE-së. Natyrisht se kjo varet edhe nga qëndrimi i Serbisë, sepse zgjedhjet duhet të bëhen në shtetin e Kosovës, jashtë shtetit serb. Nuk ka fakte se mos organizimi i zgjedhjeve ndikon negativisht për Kosovën në BE dhe në SHBA-të. Serbia synon organizimin e zgjedhjeve të veta në Kosovë sikurse me qenë Kosova Serbi. Kjo nuk lejohet, sepse Kosova është shtet i pavarur dhe sovran. Këtej kërkohet marrëveshje ndër shtetërore për zgjedhje. Këtë nuk e donë Serbia.

Kosova është shtet sovran. Natyrisht se është e pa vërtetë se OSBE organizon zgjedhjet për një shtet në shtetin tjetër sovran. Zgjedhjet mbahen nëpër përfaqësi të shtetit dhe jo nga shteti. Çdo shtet organizon vetëm zgjedhjet e veta parlamentare a lokale. Shteti nuk organizon zgjedhje dhe nuk i interesojnë  fare zgjedhjet e shtetit tjetër. Në këtë kontekst nuk duhet që Kosova të merret me zgjedhjet serbe dhe serbët që kanë shtetësi serbe, mund dhe duhet që në përfaqësinë e tyre në Kosovë të votojnë. Mundësi tjetër nuk ka. 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".