Kisinxheri i Kosovës ia dogji “kartën në xhep”  Nikola Pashiqit-Aleksandër Vuçiq !

Kisinxheri i Kosovës ia dogji “kartën në xhep”  Nikola Pashiqit-Aleksandër Vuçiq !
Kisinxheri i Kosovës ia dogji “kartën në xhep”  Nikola Pashiqit-Aleksandër Vuçiq !

Prof. Dr. Mehdi Hyseni

  • 25 March 2022 - 15:04

Barometri diplomatik

Shkruan: Prof.Dr.Mehdi HYSENI

 *** Se gjoja Pashiqi i ri serbomadh , Aleksandër Vuçiq me  harta të vjetra “lebensraum” e me  mendje të molepsur verbëruese shoviniste antishqiptare të Nikola Pashiqit plak për t’i pushtuar  dhe kolonizuar tokat shqiptare, dhe për t’i shfarosur shqiptarët nga Shqipëria e tyre etnike (1878-1999)  përmes një “kurthi” të tillë poliitko-propagandistik, diplomatik, strategjik dhe gjeopolitik, do t’ia hidhte “lezëm-paqësisht e miqësisht" kryeminsitrit  të Kosovës, Albin Kurti, në mënyrë që  ai me pranimin e mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare të Serbisë në Kosovë, më 3 prill 2022, do ta njihte Serbinë si shtet të vetin, ashtu sikurse minoritarët serbë të Kosovës. Mirëpo, fati e deshi që në këtë rast, Albini Kurti ishte i zgjuar, nuk ishte  në gjumin e thellë të liderëve dështakë të mëhershëm të Kosovës, të cilët deri më 2017 patën lejuar zgjedhjet parlamentare të Serbisë në Kosovë, duke gënjyer popullin se “Serbia de fakto e de jue e ka njohur Kosovën” përmes marrëveshje të arritura në Dialogun e Brukselit (2011-2017).

 Kryeministri Albin Kurti ia varrosi shpresën e fundit  Vuçiqit për ta kthyer Kosovën në Serbinë e Madhe !

 Në këtë frymë të refuzimit të mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare të Serbisë në Kosovë,më 3 prill 2022, vazhdimisht kam  shkruar kundër përsëritjes së  këtij fenomeni absurd, joligjor dhe jokushtetues të mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare të Serbisë në Kosovë (2008-2022), mirëpo,  askush  nga lidershipi i Kosovës se vrajti mendjen, që për këtë kanosje të rrezikut nga Serbia, për hir të korrektesës,  paktën  vetëm njëherë të  shprehte një “selam” në shenjë falënderimi, respekti dhe uniteti ( se ndodhemi në të njëjtin Front të Përbashkët),  dikush me penë, dikush me parti, dikush me qeveri, dikush me politikë, dikush me diplomaci e dikush edhe me para, që Serbia të mos kthehej në Kosovë, në asnjë formë të ripushtimit të saj (qoftë me paaqe, qoftë me luftë shfarosëse sikurse më 1989-1999).  Nga një shpërfillje e tillë  “vuan” edhe Albin Kurti (edhe si kryelider  i Vetëvendosjes në opozitë, edhe si kryeministër  i qeverisë së Kosovës), “palla si ha” ( e mbron atë, Kosovën apo Shqipërinë etnike)  se  me shkrimet tuaja e ke mbrojtur jo më pak se një dekadë, duke hedhur poshtë shpifjet, intrigat dhe tezat e ndryshme të komplotit se gjoja “Albin Kurti është antiamerikan” dhe destabilizues i gjendjes poliitke në Kosovë.  Kjo ishte një akuzë e rëndë, pa asnjë mbulesë qoftë politike, qoftë diplomatike, qoftë juridike në adresën e gabuar të Albin Kurtit , sepse ai me sjelljet,  me veprimet , me protestat demokratike e paqësore ishte në anën e mbrojtjes së interesit të përgjithshëm të popullit dhe të Kosovës si shtet i pavarur dhe sovran. Idetë, platforma, pikëpamjet dhe kursi i tij politik si kryelider partiak, si deputet dhe si kryeministër demokrat , asnjëherë nuk kanë qenë të orientuara kundër  interesave strategjike të Amerikës, as kundër BE-së e as kundër NATO-s  në Kosovë.

 Bravo Albin, që shthure “kurthin”  subversiv të Vuçiqit, por mos na harro as neve, ashtu  sikurse  “vipat” e mëparshëm !

Sepse, edhe paraardhjes sate në krye të qeverisë së Kosovë, në vijimësi  kemi kritikuar përpjekjet e Serbisë, që të rikthejë sovranitetin kolonial të saj në Kosovë (17 shkurt 2008-2022).  Fundja, secilit shqiptar që ka kontrbuar dhe po kontribuon për mbrojtjen e interesit të përgjithshëm të popullit dhe të shtetit të pavarur të Kosovës, duhet t'i njihen meritat e tyre, pavarësisht nga  përcaktimet, rreshtimet dhe interesat e ngushta partiake dhe ideologjike. Kosova është e të gjithëve, askush nuk ka  të drejtën e monopolit të saj qoftë si pati apo pronë private  të vetme apo aksionare. Nuk është turp e as kurrfarë ligësie, që njëri-tjetrit t'ia njohim meritat, ose t'ia themi gabimet e bëra.

 *** Albin Kurti : “: Serbia tentoi të më fus në kurth”. … Mirëpo,  nuk është e vërtet që unë me këtë shkëmbim të letrave kam synuar ta sigurojë njohjen e Serbisë, unë e kam ditur se Serbia nuk na njeh kësisoj, praktikisht ata kanë përgatitur si kurth në të cilën unë do të përfundoja duke mos e njohur republikën e Kosovës. Pra kushtetutshmëria e Kosovës dhe ligjit në vendin tonë, duhet të respektohen pikë së par inga vet unë edhe në një komunikim të tillë”, tha Kurti në KTV.

Kurti: Serbia tentoi të më fus në kurth

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se Serbia ka tentuar ta fus në kurth, ku vetë Kurti do të përfundon...

-Ndryshe , ashtu siç është shprehur Kurti,  po të kishe pranuar mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare të 3 Prillit të Beogradit në Kosovë,  de fakto dhe de jure  Kosovën do e ktheje nën regjimin pushtues kolonial dhe gjenocidal të Serbisë (1912-1999). Këtu, do të përfundonte pavarësia, liria dhe sovraniteti i Kosovës. Ky do të kishte qenë turpi i botës dhe gabimi i pafalshëm, që përmes një “kurthi” të tillë serbomadh ( me çmimin  shumë  të lirë),  të zhbëhej shteti i pavarur  i Kosovës. Për  këtë do të na mallkonte mbarë popullli, viktimat dhe heronjtë e dëshmorët e rënë të UÇK-së me kryeheroin e tyre ADEM JASHARI.

Mirëpo, është moment fatlum historik për fatin e Republikës së Kosovës dhe popullin e saj liridashës shqiptar, që në momentin e duhur kritik vendimtar  Kurti e ka kuptuar “Kurthin” politik dhe diplomatik strategjik vizionar paqësor  të presidentit Aleksandër Vuçiq,  ndaj  me plot të drejtë e ka refuzuar mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare të Serbisë, më 3 prill 2022, sepse mbahen në pajtim me Kushtetutën e Serbisë (2006) sipas së cilës,  “Kosova është pjesë e saj”, jo kurrfarë shteti i pavarur dhe sovran fqinjë  i saj.

Pra, Kurti mirë dhe në momentin e duhur ka kuptuar  dhe  shmangur me sukses “kurthin e Serbisë” për organizimin e Zgjedhjeve parlamentare të Serbisë në Kosovë, më 3 prill 2022, - SERBIA NO PASSARAN në Kosovën e lirë, të çliruar dhe demokratike! S’ka zgjedhje parlamentare të Beogradit në Kosovë, sepse KJO nuk është më plaçkë koloniale, territoriale, administrative e as shtetërore e Serbisë pushtuese dhe gjenocidale (1912 -1999).

 Albin Kurti  diplomat vizionar si Kisinxheri,  i pathyeshëm si Adem Demaçi nuk  e jep Kosovën për  asnjë  :shpërblim” të Vuçiqit dhe  të Edi Ramës !

Kisinxheri i Kosovës (kryeministri Albin Kurti)  nuk është Edi Ramë  tradhtari me dëmkë (miku dhe aleati i presidnetit serbomadh Aleksandër Vuçiq), por  patrioti  i shkollës së  Adem Demaçit dhe  i Adem Jasharit, si dhe lider politik e diplomat i hollë i shkollës së rangut më të lartë të diplomacisë  së Henry  Kissinger-it (ish-sekretar i Departamenit Shtetër Amerikan, shkencëtar, ish-këshillëtar  i  ish- presidentëve amerikanë Richard Nixon dhe Gerald Ford…etj., si dhe student e professor I shquar Universitetit të Harvardit ).

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".