Vjen alarmi për arrestime të reja nga Gjykata Speciale

Vjen alarmi për arrestime të reja nga Gjykata Speciale
Vjen alarmi për arrestime të reja nga Gjykata Speciale

Blerim Burjani

  • 25 March 2022 - 17:40

Shkruan: ANALISTI-Blerim Burjani

Pra ka shumë arsye për këtë mobilizim shtesë të EULEX-it në Kosovë , në situatën në të cilën gjendemi. Nuk jam i prirur të besoj se do të ketë trazira në veri, pavarësisht zhvillimeve në Ukrainë dhe qëndrimit të qeverisë serbe në Beograd.

Zbarkimin e njësitit përforcues të EULEX-it prej 92 policësh, në Kosovë, nuk do të duhej ndërlidhur me situatën e krijuar pas ndërhyrjes së Rusisë në Ukrainë dhe reflektimin e saj në Kosovë nga ndonjë rrezik i përpjekjes për destabilizim, trazira dhe forma tjera të veprimit që rrezikojnë sigurinë në Kosovë nga serbët lokal në veri të Kosovës. Më parë mendoj se për sigurinë e plotë të shtetit të Kosovës ,arsyet mund të jenë se a është ky një paralajmërim për valën e re të arrestimeve nga Gjykata Special dhe dënimet në të ardhmen që do të shqipton kjo Gjykatë ndaj të akuzuarve që janë në proces të gjykimit. Pra ka shumë arsye për këtë mobilizim shtesë të EULEX-it në Kosovë , në situatën në të cilën gjendemi. Nuk jam i prirur të besoj se do të ketë trazira në veri, pavarësisht zhvillimeve në Ukrainë dhe qëndrimit të qeverisë serbe në Beograd. Deri me tash serbët pakicë në Kosovë janë duke qëndruar të heshtur, po ashtu sikurse edhe ata në Serbi, përball një lufte të pa mençur nga Putini. këtë e kanë të qartë Serbia dhe Vuçiq. Pra heshtja e tyre përballë sanksioneve të botës kundër Rusisë ka bërë që të rrinë qetë dhe pa zhurmë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".