Në Shqipërinë Etnike nuk ka “ turbofolkë” nacionalistë shqiptarë, por vetëm disa gomarë të dashuruar në Serbinë

Në Shqipërinë Etnike nuk ka “ turbofolkë” nacionalistë shqiptarë, por vetëm disa gomarë të dashuruar në Serbinë
Në Shqipërinë Etnike nuk ka “ turbofolkë” nacionalistë shqiptarë, por vetëm disa gomarë të dashuruar në Serbinë

Prof. Dr. Mehdi Hyseni

  • 13 April 2022 - 09:10

Barometri diplomatik

Shkruan: Prof.Dr.Mehdi Hyseni

***Ka vetëm tradhtarë  e renegatë të ngjitur me “dyll” Serbisë sikurse Edi Rama me “Ballkanin e Hapur”, që kanë shpikur këtë lloj “nacionalizmi hibrid” dekadent të ashtuquajtur “turbofolk”  për interesa materiale, pushtetore  (para , luks, pushtet e pasuri), karrieriste, personale, grupore dhe partiake nepotiste etj.  Ky është “ideali”, “atdhedashuria” dhe “demokracia perëndimore” e tyre, jo as fati i shqiptarëve dhe i Shqipërisë Etnike në Ballkan. Këtë e provuann 30 vitet e shkuara (1990-2022). Kanë shitur dhe keqpërdurur çdo gjë në emër të rremë të lirisë dhe të demokracisë, vetëm për të ndërtuar vilat e tyre luksoze, vetëm për t’u pasuruar me miliona e miliarda “brenda nate”, duke mos  braktisur kolltukët e tyre  në pushtet (herë president, herë kryeministër, herë kryeparalamentar, herë ministëer e herë ambasadorë…, të të gjithë sipas çelësit partiak dhe nepotist).

Nacionalizmi pozitiv shqiptar nuk njeh parulla shkombëtarizuese “turbofolk” e  as muzikë “tralala” lakuriq, por vetëm vlerat historike, kulturore dhe tradicionale burimore të kombit dhe të atdheut shqiptar.

Prandaj,  edhe “turbofolku” i Edi Ramës, është zhargon i rrugaçëve dhe i matrapazëve allapolitikë anarkistë, të cilët qe 30 vjet e rrejnë popullin, duke e mashtruar, duke e plaçkitur, duke e shfrytëzuar, duke e varfëruar, duke lënë të papunë, pa mirëqenie sociale dhe ekzistenciale me qindra e mijëra shqiptarë…etj. Këta janë tipat politikanë sikurse Edi Rama (kryeministër aktual), që shpifin dhe ofendojnë nacionalistët e mirëfilltë shqiptarë (të cilët nuk kanë asgjë të përbashkët me Edi Ramën, me mikun dhe me aleatin e sëmurë të presidentit Aleksandër Vuçiq, i cili, asnjëherë nuk i kritikoi çetnikët  për fashizëm, për ultranacionalizëm dhe, për gjenocid ndaj shqiptarëve, ndaj kroatëve dhe ndaj myslimanëve boshnjakë,gjatë 30 viteve të fundit të shekujve XX dhe XXI),  që e duan lirinë e popullit të vet, por  të njëjtën të drejtë, asnjëherë në historinë e derisotme të kombit shqiptar në Ballkan, nuk ua kanë mohuar dhe, nuk uamohojnë popujve të tjerë fqinjë as në rajonm, as në Evropë e askund në botë. Këtë nacionalizëm shqiptar, që lufton për mbrojtjen e interesave vitale të kombit dhe të shtetit të vet pa i dëmtuar popujt e tjerë, është i     pranueshëm edhe moralisht, edhe politikisht, edhe ligjërisht, edhe shkencërisht.

Prandaj, Edi Rama me aleatët serbo-sllavë kot sillen si “terzia pa penj” rreth “mullarit”  të nacionalistëve shqiptarë, duke i fajësuar si ekstremistë

Edi Rama lavëdëron Serbinë, poshtëron nacionalistët shqiptarë, vetëm pse nuk “pshurrin” së bashku në vorbullën e “Ballkanit të Hapur” !

Së pari, shtrohet pyetja serioze e pashmangshme, ku janë ata “TURBOFOLK” NACIONALISTË shqiptarë, kur qe 30 vjet (1990-2022) në Shqipëri në krye të pushtetit shtetërorë janë demokratët, socialistët dhe neosocialistët e shtirur liberalë dhe neoliberalë, JO nacionalistët e  vërtetë.

Prandaj, kryeministri Edi Rama nuk ka pse të preokupohet dhe të bëhet rob i nacionalistëve shqiptarë, sepse  janë të margjinalizuar dhe  të përbuzur jo vetëm nga politika  pushtetore, por edhe nga votuesit shqiptarë në të gjitha trevat e Shqipërisë Etnike (1990-2022).

Serbia është me Rusinë dhe me Ramën, jo me Perëndimin, edhe pse votoi kundër Rusisë  

*** Dy faktorë kryesorë politikë kanë ndikuar, që Serbia në Këshillin për të Drejtat e Njeriut të AP-së së OKB-së, të votonte për suspendimin e përkohshëm të Rusisë nga ky Këshill përkatës.

(A) Faktori i parë është “sonda e trysnisë” së Amerikës dhe e aleatëve të saj evropianoperëndimorë dhe, (B) Faktori i dytë, frikësimi i Serbisë për shkak të hipotekës së saj, për shkak të kryerjes së 3 gjenocideve kundër Kroacisë, Bosnjës dhe Kosovës (1990-1999). Shikuar realisht, duke u bazuar në parimet dhe rregullat e së drejtës ndërkombëtare dhe të Kartës së Kombeve të Bashkuara, Serbia, do të duhej përjshtuar para Rusisë nga Këshilli për të Drejtat e Njeriut të AP-së së OKB-së, për shkak se ka kryer tri (3) gjenocide kundër popullates civile kroate, myslimane boshnjake dhe shqiptare.

Nuk duhet harruar faktin se para tri dekadash, edhe Rusia ka votuar kundër  Serbisë në kuadrin e  KS-dë të OKB-së për vendosjen e embargos dhe të  sanksioneve kundër luftërave të  Serbisë në vitet ’90 në ish-hapësirat e RSFJ-së.Mirëpo, sot, është në anën e mbrojtjes së Serbisë. Këtë e dëshmon edhe Rezoluta 1244 për Kosovën, të cilën Rusia me veto-n e saj ka bllokuar modifikimin e saj, që do t’i hapëte rrugë miratimit të një rezolute të re, që Kosovës t’i njihej e drejta si anëtare e OKB-së.

Me një fjalë, Rusia e Serbia mund të votojnë si të donë në kuadrin e OKB-së  (kundër njëra-tjetrës), por, kësaj kot i gëzohet miku  dhe aleati tyre Edi Rama, sepse ato kanë qenë dhe janë bashkë, kur duhet t’i bllokojnë kërkesat e shqiptarëve  qoftë brenda apo jashtë OKB-së në sfondin ndërkombëtar.

Ndryshe, Rusia dhe Serbia qe 14 vjet, do ta kishin njohur Republikën e pavarur të Kosovës (17 shkurt 2008), ashtu sikurse vendet evropiane perëndimore me Amerikën në krye.

Prandaj, vetëm ndonjë budalla mund të gëzohet dhe të pohojë se “Serbia ka marrë anën e Perëndimit, duke votuar në AP-në e OKB-së kundër Rusisë, që kjo të përjashtohet nga Këshilli për të Drejtat e Njeriut  për shkak të invadimit  luftarak të Ukrainës.

-Kjo risi politike “pa tavan”, sipas Edi Ramës, paska ndodhur si rezultat  i ndikimit të “Ballkanit të Hapur” në Serbinë e Aleksandër Vuçiqit!? - Çfarë naiviteti, “Ballkani i Hapur” paska ndikuar që Serbia të votojë kundër Rusisë !?  -Kush e beson këtë humor apolitik, se gjoja Rama  e paska “përpunuar” presidentin Vuçiq, që Serbia të votojë kundër Rusisë në Këshillin për të Drejtat e Njeriut  të AP-së së OKB ?!

Sa më sipër, Jo siç gënjen dhe mashtron Edi Rama,   se gjojaSerbia ka votuar kundër Rusisë, për shkak të arritjes së efektit politik të Ballkanit të Hapur” (duke qenë se këtë ende nuk e njeh asnjë shtet i BE-së).  Ajo ka ndodhur për shkak të frikës së Serbisë nga Perëndimi, mbase sikur Vuçiqi të kishte kundërshtuar trysninë e Amerikës dhe të aleatëve të saj evropianoperëndimorë, atëherë, krahas Rusisë, në “rend dite” për susupendim, do mund të vinte edhe Serbia për 3 agresionet e saj kundër Kroacisë, Bosnjës dhe Kosovës (190-1999), sepse kjo ende  e ka “mizën në vesh” për shkak të shkeljes me tanke të drejtave dhe lirive të njeriut në Kroaci, në Bosnjë dhe në Kosovë.

Pra,  Serbia votoi për përjashtimin e Rusisë nga Këshilli për të Drejtat e Njeriut të AP-së së Kombeve të Bashkuara, jo se kjo ishte ndonjë meritë politike a diplomatike  e Edi Ramës, por thjesht  meritë e diplomacisë së Uashingonit, e Londrës, e Berlinit, e Romës, e VJenës, e Brukselit, e Parisit etj.  Këtë e di Msoka zyrtare, ndaj, edhe nuk e ka “qortuar” Serbinë e presidentit Aleksandër Vuçiq, që ka votuar për përjashtimin e Rusisë nga Këshilli për Dretat e Njriut të AP-së së OKB-së, më 7 prill 2022.Ndryshe, Serbia nuk do të kishte pasur guximin të votonte kundër Rusisë, e cila e ka në grusht dhe e “shtrydh si morrin” në çdo moment, kur t’u nevojitet interesave politike, ekonomike, ushtarake dhe strategjike të Moskës.

Fundja, po, meqë Edi Rama me “Ballkanin e Hapur” paska aq ndikim të madh në Serbinë e Vuçiqit, atëherë le ta bindë atë që Serbia ta njohë Republikën e Kosovës., ashtu sikurse e njohën fuqitë e mëdha të BE-së  dhe Amerika (2008).

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".