Larg është, shumë larg  liberalizimi i vizave për Kosovën

Larg është, shumë larg  liberalizimi i vizave për Kosovën
Larg është, shumë larg  liberalizimi i vizave për Kosovën

Muhamet Kelmendi

  • 19 April 2022 - 16:11

Shkruan:ANALISTI: Muhamet Kelmendi

Kryetari i LB-se, z  Valon Murati,  deklaroi se me Francën dhe Holandën kërkohet për liberalizimin e vizave një qasje e veçantë nga ana e Kosovës. Natyrisht se i takon Valonit të deklarohet se si e mendon atë. Nuk di se në çfarë qasjeje ka menduar!Punë duhet të bëhet me çdo qeveri, si në BE, ashtu edhe jashtë. I takon Qeverisë të angazhohet. Mirëpo, me kuadrin e tashëm të MPJ-së nuk priten pozitivitete në raport me shtetet dhe me organizmat ndërkombëtar.

I tërë aktiviteti i MPJ-së është orientuar në largimin e njerëzve nga kjo Ministri dhe nga fusha diplomatike dhe në punësimin e të tjerëve. Për Qeverinë po dalin si sukses takimet, vendimet e qëndrimet e kësaj Ministrie. Deri sa është kështu, nuk ecet në punë. Nuk ka aktivitet as me Francën dhe as me Holandën, sikundër dhe me shtetet e organizmat tjerë. Tash po hyjmë në vitin e dytë të qeverisjes. Shpresohet se pas largimit dhe punësimit të bërë do  të angazhohen në punë për njohje të reja të shtetit të Kosovës. Këtej edhe me mekanizmat ndërkombëtar. Me punë behet edhe liberalizimi i vizave. Por, kjo është larg. Tereni është megjithatë i përshtatshëm.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".