Bashkimi, vlerë e vetëdijes së lartë kombëtare dhe qytetëruese evropiane

Bashkimi, vlerë e vetëdijes së lartë kombëtare dhe qytetëruese evropiane
Bashkimi, vlerë e vetëdijes së lartë kombëtare dhe qytetëruese evropiane

Prof. Dr. Mehdi Hyseni

  • 23 April 2022 - 09:51

Barometri diplomatik

Shkruan: Prof.Dr.Mehdi HYSENI

-Prandaj, mos ia fusni vetëvetës “therrën në këmbë të shëndoshë”, sepse “Platforma e Shqipërisë natyrale” e shkruar nga Prof.Dr. Koço Danaj (2009), nuk është sllavizëm, greqizëm, arabizëm, afrikanizëm, por vetëm shqiptarizëm, evropianizëm dhe amerikanizëm, që thërret ndërgjegjën e lartë kombëtare dhe ndërkombëtare për zgjidhjen e drejtë paqësore, demokratike dhe pragmatike të çështjes kombëtare shqiptare në Ballkan. Kjo është kuintesenca e kësaj Platforme, jo “Shqipëria e madhe”, e patentuar dhe e konsumuar nga armiqtë e brendshëm dhe të jashtëm të Shqipërisë Etnike Natyrale.

*** Faik Konica “Armiku i shqiptarit është vetë shqiptari”.

*** “Një ndër çështjet më themelore për një paqe të drejtë e të ndershme është respektimi i së drejtës që e gëzojnë të gjitha kombet, si të mëdhajat si të voglat, si të fortat si të ligshtat për jetë e pavarësi të tyre.”(Piu XII.Shih në:  DSHE, I. 1944 (fotoprint nga “Albin”, 2001. Op.cit. në faqen pa numër, para Parathënies).

*** Se sa me vlerë dhe me rëndësi të paçmueshme dhe të pashmangshme është ribashkimi i kombit shqiptar dhe i Shqipërisë Etnike Natyrale, shkruan edhe Miss Edith Durham: “Kurkush nuk erdhi të më thotë se Shqipëria dëshiron të bashkohet me Greqinë, por na i çelni shkollat tona shqipe, na i heqni qafe grekët… Kombi shqiptar nuk njeh lidhuri të tjera pos lidhurisë së gjakut, të gjuhës e të atdheut të përbashkët…”(DSHE: 1941:122)

Mirëpo, fatkeqësisht armiqtë kuislingë të brendshëm (fashistë të bashkuar nën flamurin e rremë demokratik dhe patriotik, për ta shfrytëzuar dhe për ta mashtruar më leht popullin shqiptar, dhe, për ta mbajtur edhe me tej të copëtuar dhe të zhbashkuar nën ethet e sundimit kolonial shekullor sllav dhe bizantin) shqipfolës në forma të ndryshme të turpshme, materialiste, karrieriste, bizare, primitive dhe armiqsore e kundërshtojnë dhe e mohojnë çdo përpjekje, nismë dhe kontribut në favor të ribashkimit kombëtar dhe të Shqipërisë Etnike Natyrale. Këta armiq të brendshëm janë njësoj të rrezikshëm dhe, njëherazi aleatë besnikë të amalgamës ruso-serbe-greke-malazeze dhe maqedone. Këta me sjelljet dhe me veprimet e tyre antibashkim, me vetëdëshirë-vullnetarisht janë bashkuar dhe rreshtuar në anën e propagandës, të politikës, të publicistikës, të shkencës, të lidhjeve financiare, ekonomike e tregtare të miqve të tyre “afaristë” të “Antantës së Vogël” ballkanike serbo-malazeze-maqedone-greke, të mbështetur nga Rusia.

Kësaj aleance të “natyrshme” antishqiptare, së pari, të gjitha masmediat kombëtare shqiptare, shkenca, publicistika etj., duhet t’ia mbyllin çdo shteg, duke e demaksuar dhe ndëshkuar publikisht para mbarë opinionit të gjerë kombëtar dhe ndërkombëtar, sepse me sjelljet dhe me veprimet e saj antikombëtare, po mbjell frikë, dyshim, po shkakton huti dhe konfuzion ne masat e gjera popullore shqiptare, sidomos te brezi i ri intelektual studentor, duke u munduar që t’i infektojë dhe indoktrinojë me politikën dhe me propagandën serbomadhe imperialiste, se kinëse ribashkimi i Shqiperiës Etnike dhe i Kombit shqiptar “ është me rrezik për paqen dhe për qëndrushmërinë e Ballkanit…, si dhe për integrimet rajonale dhe evropiane…”!!!

Ja, kjo është arma kryesore e startegjisë së filosllavëve kuislingë dhe e padronëve të tyre kolonizatorë serbo-malazezë-grekë dhe maqedonë, të cilat kanë gjetur gjuhë dhe interesa të përbashkëta të “biznesit” të tyre afatgfjatë për ta luftar ribashkimin e kombit shqiptar dhe të Shqipërisë Etnike Natyrale.

Mirëpo, kot e kanë këta barbarë të verëbër dhe mendjeshkurtër, sepse nuk ka forcë që mund ta ndalë procesin e Ribashkimit të Kombit Shqiptar dhe të Shqipëerisë Etnike. Sepse një popull që ka një histori, një gjuhë, një gjak, një territor dhe një kulturë të njësuar, askush nuk ka atë drejë, që t’ia kontestojë dhe t’ia mohojë ekzistencën dhe të drejtën natyrore, historike dhe legjitime që të jetojë në një shtet të përbashkët-Shqipërinë Etnike Natyrale.

Këtë të vërtetë të pranueshme, edhe armiqtë e jashtëm të shqiptarëve e dijnë shumë mirë, për atë, edhe kundërshtojnë, sepse, nolens volens mos sot, neser, nuk kanë se si, të mos ua kthejnë borxhin shekullor shqiptarëve dhe Shqipërisë Etnike . Mirëpo, ata po e zgjasin këtë agoni të tyre, pikërisht, duke falënderuar filoserbëve kuislingë  fashistë shqipfolës, të cilët në forma të ndryshme po bashkëpunojnë me ta vetëm për vetëm për të penguar dhe zvarritur procesin e ribashkimit të kombit dhe të atdheut gjithëshqiptar.

Me këtë dukuri negative të armiqve të brendshëm filoserbë, filobullgarë, filogrekë …etj., që kanë filluar të marshojnë me bandat e tyre “demokratike” kundër ribashkimit kombëtar shqiptar, të gjithë shqoptarët, duhet ta dekontaminojnë në kohën e duhur, sa nuk është bërë vonë. Terapia numër një kundër kolerës antibashkim, duhet të jetë eleminimi me çdo kusht i shkarravinave dhe i paçavareve të tyre në masmediat kombetare shqiptare. Të gjitha masmediat që janë në shërbim të interesave vitale të kombit dhe të atdheut shqiptar, nuk kanë të drejtë të publikojnë shkrime të atyre armiqve, që në çfarëdo forme e kundërshtojnë dhe e mohojnë para botës ribashkimin e kombit shqiptar.Ndryshe, njësoj, mbajnë përgjegjësi historike dhe para mbarë popullit shqiptar.

Së pari, ribashkimi i vëllaut me vella, e pastaj, kush të dojë, le të bashkohet me shka…!!!

Nuk ka asnjë dyshim se, vetëm ndonjë shqipfolës i shitur 100%, së pari, kërkon bashkimin me shka, e pastaj bashkmin me vëlla!!!

Të tillët, le ta realizojnë atë ëndërr antishqiptare, por askush prej nesh nuk duhet të heshtë para një dukurie të tillë negative dhe me pasoja të rënda për shëndetin dhe mirëqenien e përgjithshme të kombit dhe të Shqipërisë Etnike, por me të gjitha mjetet dhe potencuialin që e kemi në dispozicion, ashpër dhe pa kurrfarë mëshire, duhet ta luftojmë çdo përpjkeje dhe tendencë fashiste a neofashiste, që e ngrit kokën kundër ribashkimit të kombit dhe të shtetit shqiptar në Ballkan.

Kush është i mishëruar me pedagogjinë e edukatës dhe të arsimimit të Ribashkimit të Kombit dhe të Shqipërisë Etnike, parimi dhe postulati aksiomatik dhe pragmatik është ky: – Nga e afërta te e largëta! Jo, anasjelltas, si këtu e 100 vjet më parë, të copëtuar, të përçarë nëpër kënetat dhe moçalet e sundmeve të huaja të egra kolonialiste serbo-malazeze, greke dhe maqedone. Së pari, ribashkim i vëllaut me vëlla, e pastaj (nëse i plotësojnë kushtet) edhe me fqinj, vetëm si të barabartë me ta, e jo si skllevër dhe shërbëtorë të tyre, sikur këtu e 100 vjet të shkuara. Atë “mirësi” dhe atë formë “integrimi” si vasalë dhe hyzmeqarë të tyre, shqiptarët nuk duhet ta pranojnë kurrën e kurrës. Ka perënduar ajo “kohë e artë” e shfytëzimit, e aneksimit dhe e copëtimit të shqiptarëve dhe të Shqipërisë Etnike në Ballkan. Jemi në shekullin XXI, shqiptarët, duhet, patjetër ta shfrytëzojnë këtë shans historik, sepse me pavarësimin e Kosovës, së shpejti, priten të bëhen ndryshime të tjera në aspektin gjeostrategjik dhe gjeopolitikë. Nuk kemi të drejtë të kënaqemi vetëm me ndryshime kozmetike politike, por krahas tyre, duhet të kërkojmë dhe të këmbëngulim edhe në ndryshimet gjeopolitike, sepse gjeopolitika është më e rëndësishme sesa politika.

Kjo është e vetmja formë që, me dialog dhe me rrugë paqësore, të vihet në rend dite zgjidhja e çështjes koloniale shqiptare në Ballkan, në kuadrin e ndonjë Konference ndërkombëtare (Londra 2), ashtu siç parashikon “Platforma e Shqipërisë Natyrale” e Prof.Dr. Koço Danajt (2009).

Për këtë çështje jetike dhe sublime të kombit, të terriotirt dhe të shtetit etnik shqiptar kam shkruar dhe publikuar me qindra dhe me mijëra faqe deri tani. Mirëpo, kjo nuk do të thotë se, ia kemi vënë pikën kësaj çështjeje madhore dhe të domosdoshme për ekzistencën, për zhvillimin, për përparimin dhe për ardhmërinë e ndritshme dhe të lumtur të shqiptarëve të ribashkuar nën çatinë e shtëpisë së tyre stërgjyshore-Shqipërinë etnike pellazgo-ilire-shqiptare.

Përkundrazi, jo vetëm unë, por të të gjithë shqiptarët, që e ndiejnë vetën shqiptarë, duhet të shkruajnë dhe të japin kontributin e tyre meritor profesional, kombëtar dhe atdhetar shqiptar në favor të pohimit dhe të mbrojtjes së vërtetës mbi ribashkimin e kombit shqiptar dhe të Shqipërisë Etnike.

Sot dhe nesër, derisa të realizihet aspirata shekullore e ribashkimit gjithëkombëtar shqiptar dhe e Shqipërisë Etnike, kjo është një nga detyrat parësore dhe jetësore të të gjithë shqiptarëve që e duan vetëvetën dhe atdheun e tyre.

Ky duhet të jetë prioriteti i çdo politike, i çdo diplomacie, i çdo shkence, i çdo publicistike, i çdo propagande dhe në tërësi i artit dhe lulturës së përgjithshme kombëtare shqiptare.

Kjo nuk është temë e lirë (sipas dëshirës), por temë e imponuar dhe e pashmangshme historiko-politike, kombëtare dhe shtetërore shqiptare.

Të gjithë ata, që sot, nuk i përmbahen kësaj teme, (por dalin nga kjo temë, duke lakmuar zhvatjen, përimitimin dhe ngrënien e temave të tjera me përmbajtje të integrimeve dhe të mëlmesave të huaja, si “ kusht” dhe si “paragjellë” paraprake e “lumturisë” dhe e “bashkimit” të shqiptarëve, së pari me komshitë kolonialistë, gjenocidistë dhe hegjemonistë, e pastaj, sipas motit, nëse, ndonjëherë “vjen vera kah dera”, të kërkohet opcioni politik (jashtë kohe dhe jashtë realiteti) për “ribashkimin” e shqiptarëve dhe të Shqipërisë Etnike): janë vetëviktima të interesave të tyre personale, grupore, partiake, lokaliste, karrieriste, serviliste në shërbim të interesave të armiqve të shqiptarëve dhe të Shqipërisë Etnike, që pa dyshim se e kompremetojnë dhe e rrezikojnë interesin e përgjithshëm të kombit shqiptar dhe të Shqipërisë Etnike në Ballkan.

“Platforma Shqipëria natyrale“ e Koço Danajt është domosdoshmëri, realitet, pragmatizëm, kombëtarizëm, atdhetarizëm, evropianizëm dhe amerikanizëm, jo arabistanizëm, as serbistanizëm…!

-Kjo është kuentisenca lëndore e “Platformës së Shqipërisë Natyrale” të autorit Prof.Dr. Koço Danajt, që objektivisht ka nxjerrë edhe këtë konludim se “Po nuk u bashkuam sot, do të sodisim shpërbërjen kombëtare nesër”(Platforma, f. 56).

Unë i kuptoj harangat dhe fallangat e ndryshme të propagandës agjenturore antishqiptare serbo-malazeze pse e kritkojnë “Platformën e Shqipërisë Natyrale” të Koço Danajt, por nuk e kam të qartë dhe, dot nuk i kuptoj disa çapaçulë “realistë”, “integralistë” dhe “globalistë”, të ashtuquajtur të “moderuar” shqipfolës, pse ata e “prejnë degën” e trupit të vet.

Ata që e mohojnë “Platformën e Shqipërisë natyrale”, kuptohet janë kundër realizimit të opcionit paqësor dhe realist të ribashkimit të shqiptarëve dhe të Shqipërisë Etnike. Platforma e Shqipërisë natyrale as shqiptarëve e, as shteteve kolonizatore serbo-malazeze-maqedone-greke nuk iu imponon zgjidhje të përfunduara dhe të paragjykuara, por vetëm u hap shtigje racionale dhe realiste, duke iu sugjeruar format, mjetet dhe instrumentet përkatëse historiko-politike dhe demokratike evropiane se mbi çfarë bazash, kriteresh dhe standardesh, duhet të ketë filluar debati (mbi “temën tabu”-ribashkimi kombëtar shqiptar) në kuadrin e një Konference ndërkombëtare (Londra 2).

Është gabim dhe turp i turpit, jo të shkruhet, por edhe të mendohet se “Platforma e Shqipërisë natyrale” është me primesa të ndonjë projekti arab, afrikan, apo aziatik. Kështu, në mënyrë iracionale, amorale dhe krejt antikombëtare, mund të pohojnë vetëm armiqtë fundamentalistë të shqiptarëve dhe të Shqipërisë etnike.

Projekti “Shqipëria natyrale” e shkruar nga Prof.Dr. Koço Danaj, është vetëm një PROJEKT SHQIPTAR që apelon se ka ardhur “ora e madhe vendimtare historike”, siç thoshte patrioti ynë i shquar Hasan Prishtina që, çështja e ribashkimit të shqiptarëve dhe të Shqipërisë etnike, të vihet sa më parë në diskutim publik brendashqiptar dhe ndërkombëtar. Domethënë mesazhi i saj është urgjenca dhe realizmi i rindërkombëtarizimit të çështjes së pazgjidhur shqiptare në Ballkan.

Ja, se çfarë “përmbajtje arabike” ka Shqipëria Natyrale e Koço Danajt: “Shqipëri natyrale do të thotë sa më pak grekë, maqedonas, serbë, malazezë, italianë, turq me origjinë shqipe dhe sa më shumë shqiptarë me mentalitet evropian, progresist. Shqipëri Natyrale do të thotë, mirëqenie, dinjitet, qetësi, paqe dhe stabilitet në rajon. Këto ne ua kemi borxh fëmijëve, nipërëve dhe mbesave tona. Prandaj, në emër të tyre le ta bëjmë atë.” (Koço Danaj, Platforma e Shqipërisë Natyrale, Tiranë, 2009, f.52)

Kritikat e paqëndrueshme dhe tendencioze!

Harangat “meleze” serbo-malazeze (fashiste) e kanë keqkuptuar dhe keqinterpretuar titullin (sepse brendinë e saj nuk e kanë lexuar fare) e “Platformës së Shqipërisë Natyrale”, sepse autori në asnjë rresht të saj nuk i ka vënë pikë çasjes dhe ecurisë metodologjike të zgjidhjes së konflitkit shekullur shqiptaro-serb-malazez-maqedon-grek. Përkundrazi, autori ka pasqyruar kornizat themelore historike, politike dhe diplomatike në favor të ngritjes urgjente për shqyrtim të çështjes së ribashkimit të shqiptarëve dhe të Shqipërisë etnike natyrale në shkallë brendashqiptare në Ballkan dhe në shkallë evropiane ndërkombëtare.

Pse politika dhe propaganda masmediale dhe shtetërore e Beogradit dhe e Podgoricës e kritikojnë “Platformën e Shqipërisë natyrale”, të shkruar nga Prof.Dr. Koço Danaj, nuk është fare e çudtishme dhe e papritur, sepse serbët dhe malazezët janë armiq të përbetuar shekullorë të shqiptarëve dhe të Shqipërisë Etnike. Edhe në shekullin XXI dhe XXII…, duan t’i “mjelin” dhe t’i “kullosin” shqiptarët dhe Shqipërisnë Etnike.

Mirëpo, pse disa “tulantë” shqipfolës janë bërë aleatë të panatyrshëm të kritikave serbo-malazeze, duke e përfolur dhe anatemuar pa arsye, pa argumente dhe pa fakte të qëndrueshme Platformën e Shqipërisë natyrale të autorit Koço Danaj, kjo është diç më shumë se absurde dhe, diç më shumë se e papranueshme për interesin e përgjithshëm kombëtar atdhetar dhe shtetëror të shqiptarëve dhe të Shqipërisë Etnike.

Asimetria dhe simetria e kritikës jashtë temës “Ribashkimi i Shqipërisë natyrale!

Pikësëpari, ajo që të neverit më së shumti është se, kritikuesit e aleancës serbo-malazeze dhe të asaj shqipfolëse, fare nuk e kanë lexuar librin “Platforma e Shqipërisë natyrale” (botuar në Tiranë, më 2009) të Koço Danajt, përpos titullit të tij. Asimetria e vetme që i dallon këto dy aleanca kritikuesish është kjo: 1) Aleanca kritikuese serbo-malazeze nuk e ka lexuar as titullin, ku si pasojë e këtij hendikepi lëndor profesional, kritikat e tyre kërcënuese shoviniste antishqiptare i kanë drejtuar në adresë të gabuar të njëfarë “Shqipërie të madhe”, e cila, kurrë, as si doktrinë e as praktikë nuk ka figuruar në mendjen, në shpirtin, në psikologjinë, në aspiratat, në historinë kombëtare dhe shtetërore të shqiptarëve dhe të Shqipërisë Etnike, por ajo është sajesë dhe, arma më efikase shekullore e Serbisë së Madhe të Ilia Garashaninit (1844-2022) për ta luftuar sofistikuar, mohuar dhe zhdukur rrafsh me tokë Shqipërinë Etnike; kurse Aleanca e tyre kuislinge kiritikuese e varfër, mendjeshkurtër dhe miope e ka lexuar drejt vetëm titullin “Platforma e Shqipërisë natyrale” të Koço Danajt, por duke mos e lexuar fare brendinë e saj, njëherazi e ka “përgënjeshtruar” edhe titullin, edhe përmbajtjen e saj, ashtu, sikurse aleanca serbo-malazeze, sepse kritikat e tyre tendencioze dhe të njëanshme flasin për diçka krejtësisht tjetër, jashtë subjektit të trajtuar të kësaj Platforme.

“Të mendojmë globalisht duke u identifikuar kombëtarisht” (Platforma, f.61)

Thjesht, ky postulat filozofiko-politik, do të thotë nuk mund të gjykosh, as të veprosh, e aq më pak të kontribuosh globalisht, nëse, së pari, nuk e di se kush je kombëtarisht. Gjykim plotësisht i drejtë dhe i pranueshëm i autori të Platformës së Shqipërrisë natyrale.

Përvoja e hidhur historike e derostome ka provuar se ne nuk jemi dëshmuar më të dijshëm dhe më vizionarë sesa babai ynë i Qeverisë së Parë Shqiptare, patrioti dhe diplomati më i shquar, Ismail Qenali, i cili me formimin e shtetit të pavarur shqiptar, në një mënyrë e përmbushi edhe amanetin historik kryetrimit dhe të heroit tonë legjendar Gjergj Kastriotit- Skënderbeut se “Pa Bashkim nuk ka Shqipëri”. Këtë me penë, me pushkë dhe me vepër e kanë dëshmuar edhe përfaqësuesit-kolosët e Rindjes Kombëtare Shqiptare.

Natyrisht, tanimë, kohët, kushtet dhe rrethanat historiko-politike kanë ndryshuar (sepse ndodhim në fillim të shekullit XXI), në karahsim me ato kur kanë jetuar, luftuar dhe vepruar Skënderbeu, Rilindësit, Lidhja Shqiptare e Prizrenit dhe Qeveria e Parë shqiptare e Ismail Qemalit, mirëpo, ende ka ngelur e pazgjidhur çështja kombëtare shqiptare në Ballkan. Pse?

Ndaj, në këtë kontekst, bijnë në ujë të të gjitha tezat spekuluese cinike, mizantropiste, ekzistencialiste, injornate, antiprofesionale dhe antikombëtare të disa propaganduesve matrapazë të “kohës së kashtës”, të privilegjuar nga grupet e ndryshme të interesit, material, ekonomik, tregtar, etj., se RIBASHKIMI I KOMBIT SHQIPTAR dhe i SHQIPËRISË ETNIKE “ËSHTË ABSTRAKSION, UTOPI DHE ANTIREALIZËM”!!!

Kështu mendojnë dhe veprojnë vetëm armiqtë e brendshëm dhe të jashtëm të shqiptarëve dhe të Shqipërisë Etnike.

Pa liri dhe vetëvendosje nuk mund të ketë drejtësi dhe integrim!

Së pari, liria dhe vetëvendosja (secili popull Zot në shtëpinë e vet), pastaj vjen në shprehje lidhja e marrëdhënieve miqësore dhe integruese sipas parimit të reciprocitetit me fqinjtë ballkanikë, dhe më gjerë.

Si mund të ingrohemi si gjysmë komb, si gjysmë shtet në Evropë, pa zgjidhjen e çështjes kombëtare, përkatësisht koloniale?

Pa ribashkimin dhe, pa vetëvendosjen e kombit dhe të shtetit shqiptar, integrimi në Evropë, është vetëm një ëndërr e shkretë dhe jetëshkërtuar ngase prushi i “vullkanit” kolonial serbomalazez, grek dhe maqedon mbi shqiptarët dhe mbi Shqipërinë Etnike ka ngelur i ndezur nën hirin e tij shekullor.

Demokracia, intgerimi, pluralizmi, zhvillimi ekonomik e kulturor, paqja dhe siguria janë sinonim i LIRISË ( për jetësimin praktik të gjitha këtyre vlerave të theksuara, është parakusht LIRIA. Pa liri, demokracia…,barazia… etj., integrimi, jo vetëm me popujt evropianë, por me të gjithë popujt e qytetruar në botë, dhe me të gjitha vlerat e tyre përparimtare e demokratike, është vetëm një UTOPI, një ëndërr e shkretë, një iluzion i vrarë nga realiteti).

Edhe sot,në fillim të shekullit XXI, kur Evropa po trumbeton parajsën e shpëtimit demokratik…), kombi dhe territori shqiptar mbi 50% të tij në zemër të Evropës së qytetëruar, ka statusin kolonial dhe të robit. Si e kanë kuptuar, dhe si e kuptojnë politikat shqiptare këtë “projekt vizional të panrajonizimit intgerues evropian”?

Shtrohet pyetja, në cilin “katror të këtij mozaiku”, e kanë hedhur hapin integrues, dhe me çfrarë vlerash kanë hyrë shqiptarët në të, përpos si viktima të terrorit dhe të gjenocidit serbomadh, dhe si klientë permanentë (me strajca në krahë qe 20 vjet para portave humanitare të Nënës së shumë nderuar TEREZA) të vjeljes së ndihmave humanitare të huaja?!

Nuk ndërtohet shteti, as nuk përparohet kombi vetëm duke mbledhur ndihma humanitare (duke jetuar në llogari të huaj), dhe duke ëndërruar pafund për të hyrë në Evropë si lypsarë me strajca në krahë, dhe të shtypur, të copëtuar, të kolonizuar nëpër rezervatet shekullore koloniale serbosllave. Fatkeqësisht, kjo është politikë dhe strategji psikopatologjike, antirelizëm dhe antipragmatizëm.

Pa zgjidhjen e statusit kolonial të shqiptarëve në Ballkan, nuk mund të ketë kurrfarë integrimi objektiv as rajonal, as evropian. Këtë, duhet ta dijnë të gjithë shqiptarët (si miqtë, ashtu edhe armiqtë e tyre), Evropa dhe e gjithë bota. Le të na quajnë, dhe le të na anatemojnë si të donë, sepse forcat përparimtare kombëtare shqiptare, nuk e kanë ndërmendë të kapitullojnë përpara asnjë armiku, sado i madh apo i vogël qoftë ai.

Zërat e vetëmuar dhe të vetëmohuar-antibashkim!

-Zëra të mjerë dhe fatzinj në shkretirë, janë vetëm disa “kalemxhinj”, që për interes të tyre dhe të armiqve të shqiptarëve, kanë “shitur kokë e bythë” për ta luftuar ribashkimin kombëtar shqiptar dhe të Shqipërtisë etnike natyrale! Vërtet, ata në numër janë pak sot, por nëse nuk bëhet izolimi dhe deratizimi i tyre, do të bëhen shumë nesër.

Pavarësisht se kohëve të fundit kanë marrë yrysh bandat e armiqve të brendshëm neofashistë me krrokamat dhe me paçavuret e tyre propagandistike filoserbe se për ribashkimin kombëtar shqiptar dhe të Shqipërisë etnike natyrale “ka vetëm disa zëra opinionistësh”, kjo nuk është e vërtetë!

Por është një gënjeshtër dhe, një floskulë e madhe me “nota” dhe me “përmbajtje” të agjenturave dhe të propagandës serbosllave rusofile në Ballkan, të cilat, qe 20 vjet ia kanë arritur qëllimit, që të rekrutojnë ca fashistë të stërkequr  dhe neofashistë të rinj kuislingë shqipfolës, që paguhen nga Beogradi, nga Moska, madje edhe nga Pekini, me qëllim që ta dezinformojnë, ta indoktrinojnë, ta përçajnë dhe ta mashtrojnë popullin shqiptar se, kinëse për ribashkimin e kombit shqiptar dhe të Shqipërisë kanë dalë në sipërfaqe publike “vetëm ca zëra të vetmuar në shkretëtirë, që nuk e kanë mbështetjen e popullit…”!?

Përkudrazi, e vërtetë e pamohueshme është se këta “  ca zëra të vetmuar”(nuk janë të vetmuar, por janë shumë si brenda,ashtu edhe jashtë Shqipërisë Etnieke), që përlgijin  një histori të largët të “përpjekjeve dhe të luftërave të atdhetarëbve shqiptarë për BASHKIMIN KOMBËTAR, duke e mbajtur përherë në theks aktual.Me jehonën që rrezatuan në periudhat pasardhëse, me  gjurmët e pashlyeshme që lanë në mendimin politik dhe në veprimtarinë praktike të lëvizjes demokratike dhe revoluacionare të mëvonshme, që përbëjnë një tarshëgimi me vlerë gjithëkombëtare patriotike shqiptare  brez pas brezi si një ideal dhe testament i pavdekshëm, që historia e së kaluarës ia la së sotmes, e kjo e sotmja ia lë  ardhmërisë së nesërme të kombit tone.” (Probleme shqiptare,1987: f.128).

E vërteta, është krejtësisht ndryshe nga politika dhe nag propaganda dezinformuese e armiqve të brendshëm të ribashkimit kombëtar shqiptar dhe të Shqipërisë etnike.

Këtë e vërtetojnë edhe një numër i konsideruar i partive, i lëvizjeve, i fronteve dhe i shoqatave demokratike shqiptare me programet e tyre për ribashkimin kombëtar shqiptar, si dhe me qindra e mijëra intelektual akademikë shqiptarë në mbarë hapësirat e Shqiërisë Etnike dhe në diasporë.

Me përjashtim të disa forcave ekstremiste, klero-mafioze fashiste, si dhe të disa lakejve filoserbë shqipfolës, që janë bashkuar dhe po punojnë për ineteresa të regjimeve serbomalazeze, maqedone dhe greke për kolonizimin dhe për shfrytëzimin e shqiptarëve dhe të territoreve të tyre, mbarë populli shqiptar është deklaruar dhe përcaktuar për ribashkimin e tij. Këtë e thotë edhe Kushtetuta e sotme në fuqi e Republikës së Shqipërisë (preambula) e vitit 1998.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".