Shoqatat në Kosovë-Asociacionet, edhe për komunitetin serb mundë të formohen vetëm mbi bazën e ligjeve të Kosovës

Shoqatat në Kosovë-Asociacionet, edhe për komunitetin serb mundë të formohen vetëm mbi bazën e ligjeve të Kosovës
Shoqatat në Kosovë-Asociacionet, edhe për komunitetin serb mundë të formohen vetëm mbi bazën e ligjeve të Kosovës

Muhamet Kelmendi

  • 07 August 2022 - 15:17

Shkruan: ANALISTI- Muhamet Kelmendi

Në statut duhet ndaluar punën ekzekutive, punën ligjore në nxjerrjen e ligjeve dhe punën e sigurisë e  të rendit, si të policisë dhe të gjykatave. Asociacioni nuk ka  kompetenca as në fushën e arsimit, të shëndetësisë dhe të komunikacionit. Shoqata punon në bazë të ligjeve të Kosovës dhe asgjë që është kundër shtetit ligjor (monist)në dy shkallë nuk lejohet. Këto çështje janë të qarta. Dallimi midis statusit të shoqatës dhe të shtetit janë të mëdha.

 

Dialogu me shtetin kriminal serb, pa prezencën e SHBA-ve është i pamundshëm të realizohet me sukses. Qëndrimet e BE-së, si të z.Borel dhe të z Lajcak, pastaj qëndrimi i Francës, i Spanjës, i Greqisë, i Rumanisë etj.., dallon shumë nga qëndrimi amerikan, deri në një masë edhe nga ai gjerman dhe natyrisht anglez. Mbi marrëveshjen mbi Asociacionin serb si shoqatë e kemi një vendim të Gjykatës Kushtetuese. Kjo gjykatë ka konstatuar se marrëveshja është në 23 baza antikushtetuese dhe se kurrsesi nuk duhet të ndërtohet një Asociacion që sjelle ndarjen e copëtimin e Kosovës. Z.Eskobar dhe z. Petrisch janë që të dy për asociacionin si shoqatë dhe, pa kompetenca juridike dhe ekzekutive, që formojnë ndonjë shtet serb të ri në Kosovë.

Shoqata serbe duhet të formohet mbi bazën e Ligjit mbi Themelimin e shoqatave dhe kompetencat kërkohet të jenë të sanksionuara në Statut të shoqatës. Në statut duhet ndaluar punën ekzekutive, punën ligjore në nxjerrjen e ligjeve dhe punën e sigurisë e  të rendit, si të policisë dhe të gjykatave. Asociacioni nuk ka  kompetenca as në fushën e arsimit, të shëndetësisë dhe të komunikacionit. Shoqata punon në bazë të ligjeve të Kosovës dhe asgjë që është kundër shtetit ligjor (monist)në dy shkallë nuk lejohet. Këto çështje janë të qarta. Dallimi midis statusit të shoqatës dhe të shtetit janë të mëdha. Shoqata është nën kuadër të ligjeve të Republikës. Ajo e ka vendin  ku punon dhe i nënshtrohet kontrollit të organeve të shtetit. Shteti është mbi çdo organizim shoqëror. Këso shoqata ka në Kosovë. Është Shoqata e Komunave të Kosovës. Mundë të formohen edhe shoqata tjera mbi bazën e ligjeve të Republikës së Kosovës. Shteti dy shkallësh kurrsesi nuk duhet të preket me shoqatë.

 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".