Mjaft me qasjen miope, SHBA dhe BE- duhet ti japin kartonin e fundit të kuq Serbisë për shkak të frymës negative e konflikt-nxitëse në rajon

Shqiprim Pula

  • 24 August 2022 - 07:54

Shkruan: ANALISTI - Shqiprim Pula

Thirrjet publike për mbajtje nën tension të situatës në veriun e vendit nga zyrtarë të lartë serb, nuk i shërben paqes e rrjedhimisht as sigurisë, andaj dhe, BE-ja do të duhej seriozisht ta paralajmëronte Serbinë për masa ndëshkimore për shkak frymës negative, konflikt-nxitëse në rajon, sepse dy vendimet e qeverisë së Republikës së Kosovës janë të ligjshme dhe me legjitimitet, e po ashtu janë me efekt të përgjithshëm dhe jo ndaj një grupi personash apo pakice kombëtare. Fundja kemi të bëjmë me të njëjtin standard të cilën Serbia e zbaton përgjatë hyrje-daljeve kufitare të shtetasve të Kosovës me Serbinë.

-Deri më 1 Shtator, kur edhe është thënë se do të fillojnë të zbatohen dy vendimet e qeverisë së Republikës së Kosovës, lidhur me tabelat e veturave dhe dokumentet identifikuese, nga Brukseli zyrtar, madje nga vet zv. presidenti i Komisionit Evropian dhe përfaqësuesit për politikë të jashtme dhe siguri të Unionit Europian, zotëri Joseph Borrell, në konferencën për media e tha se para datës së paralajmëruar për hyrje në fuqi të dy vendimeve, do t'i ftojë palët në dialog për një takim të radhës.

Por, ajo çfarë është dashur të bëhet e ditur nga ana e tij, pra e zotëri Borrell, e nuk e tha, ishte që të ketë kërkuar nga pala serbe, respektivisht presidentit serb Vučić, që t'i zbatonte marrëveshjet e Brukselit!. Pra, siç edhe mund të shihet qartazi qasjen miope të Brukselit karshi Serbisë. Ndërkaq, sa i përket paralajmërimit se dy vendimet do fillojnë të zbatohen, dhe se nuk ka alternativë tjetër veçse jetësimi i reciprocitetit si parim, mbetet për t'u parë gjatë ditëve në vijim konsistenca politike shtetërore, e që për më tepër ka të bëjë me shtrirjen e autoritetit shtetëror në veriun e vendit.

Zv.presidenti i Komisionit Evropian dhe përfaqësuesit për politikë të jashtme dhe siguri të Unionit Evropian, zotëri Joseph Borrell, në konferencën për media e paralajmëroi takime të radhës për përafrim qëndrimesh ndërmjet palëve në dialog, para datës 1 Shator kur edhe duhet të hyjnë në fuqi dy vendimet, të cilat me kërkesë të faktorit ndërkombëtar u shtynë së ekzekutuari më 31 Korrik edhe për shkak të zhvillimeve në veriun e vendit nga grupe të mobilizuara e strukturuara për rezistencë në bllokim akse rrugore, e të tjera veprime. Prandaj, ardhja e të dërguarve special për dialogun nga UE-ja dhe ShBA-ja, në Prishtinë e Beograd, janë përpjekjet për bindje të palëve.

Thirrjet publike për mbajtje nën tension të situatës në veriun e vendit nga zyrtarë të lartë serb, nuk i shërben paqes e rrjedhimisht as sigurisë, andaj dhe, BE-ja do të duhej seriozisht ta paralajmëronte Serbinë për masa ndëshkimore për shkak frymës negative, konflikt-nxitëse në rajon, sepse dy vendimet e qeverisë së Republikës së Kosovës janë të ligjshme dhe me legjitimitet, e po ashtu janë me efekt të përgjithshëm dhe jo ndaj një grupi personash apo pakice kombëtare. Fundja kemi të bëjmë me të njëjtin standard të cilën Serbia e zbaton përgjatë hyrje-daljeve kufitare të shtetasve të Kosovës me Serbinë.

Me këtë rast, neve, si institucione kemi vendosur të zbatojmë të njëjtin standard, aq. Shteti civil i Kosovës, seriozisht po kërcënohet nga fqinji ynë verior, e, shteti ortodoks i Serbisë, vërtet po cenon mëvetësinë tonë, nga deklarata të tilla nga zyrtarë e lartë të shtetit Serb, e veçanërisht të presidentit Vuçiq, dhe të klerit ortodoks serb. Prandaj, e gjykoj me të drejtë, por të vonuar, cicërimën në Twitter të diploamatit dhe ish-ambasadorit amerikan në Kosovë zotëri Greg Delawie ku thotë, "Serbia është kërcënimi real për paqen në Ballkan e jo Kosova". Pra ky postim në Twitter, konfirmon qasjen destruktive të Serbisë karshi vende në rajon e veçanërisht ndaj Kosovës.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".