Mos manipuloni me ligjin për grevat!

Mos manipuloni me ligjin për grevat!
Mos manipuloni me ligjin për grevat!

Florim Zeqa

  • 26 August 2022 - 09:52

Shkruan: Florim Zeqa

Po është e vëtetë, greva është e drejtë e garantuar me ligj, por nuk është i drejtë manipulimi i sinidikatave në emër të ligjit për grevat, duke mos u sqaruar punëtorëve në tërësi të drejtat dhe konseguencat e ligjit mbi grevat.

Greva sakrificë personale për realizimin e të drejtave ligjore

Në secilin shtet ligjor dhe demokratik, besoj edhe në vendin tonë, greva përveqse është e drejtë demokratike, është një sakrificë që punëtori e bën për të drejtën e vet ligjore. Kur e themë sakrificë, këtë duhet ta shtjellojë pak më thellë për ta kuptuar të gjithë të punësuarit në sektorin publik dhe privat.

Kudo dhe në secilin rast kur organizohet greva kemi të bëjmë me një sakrificë personale të secilit person (punëtor) veç e veç, për faktin se orët e humbura të punës gjatë grevës nuk konsiderohen orë pune dhe si të tilla nuk paguhen nga punëdhënësi, gjegjësisht institucioni publik apo privat.

Sikur të ishte ndryshe, nuk do të quheshin greva por festë për të drejtat kolektive!

Problemi qendron pikërsiht tek ky fakt, për të mos thën fare, punonjësit nuk janë të njoftuar mjaftueshëm nga sindikalistët për ligjin për grevat, përkatësisht sfidat dhe konseguencat, vështirësitë dhe mundësistë e realizimit e të drejtave të punëtorëve përmes procesit grevist.

Mospagesa e orëve në grevë nuk është kërcënim, por zbatim i ligjit mbi grevat

E kam thënë në shkrimin paraprak, se grevat nuk janë të mirëseardhura në momentumin politik që po kalon Kosova, për shkak të rrezikut nga invazioni serb. Për këtë arsye, nuk na duhet ndarja pro&contra grevave, por uniteti politik në përballje me kërcënimet serbe, për të cilat disa ende nuk po duan të kuptojnë, duke menduar sikur “delja të cilës ujku ia kishte ngrënë gjysmën e prapanicës dhe kujtonte së është në ëndërr”!

Neglizhimi i situatës alarmante në veri të vendit nga subjektet opozitare dhe marrja me grevat si mundësi për të realizuar synimet politike për rrëzimin e ‘Qeverisë Kurti’, ia kalon ëndërrës së deles së shqyer nga ujku!

Kërkimin e listave të punonjësve në grevë nga ana e Qeverisë nuk duhet kuptuar presion ndaj punëtorëve të sektorit publik dhe as si kërcënim ndaj proceseve demokratike, por si aspekt juridik nga ligji i përcaktuar për grevat.

Të rreshtohemi në mbrojtje të shtetit e jo të grevave me prapavijë politike

Sot, shoqëria kosovare nuk duhet të rreshtohet prapa mësuesve, mjekëve e shërbyesve publik që me plot të drejtë kërkojnë miratimin dhe zbatimin e ligjit për pagat, por duhet të rreshtohemi në mbrojtje të shtetit, përkatësisht të shtimit të vigjilencës dhe gatishmërisë në përballje me sfidat që mund t’na i shkaktojë invazioni serb në veri dhe jo vetëm.

Përderisa është aktivizuar diplomacia evro-perëndimore dhe ajo amerikane në parandalimin e eskalimit të situatës në veri, ne paradoksalisht e kemi gjetur kohën për greva dhe protesta duke kërcënuar paralizimin e jetës dhe fillimin e vitit të ri shkollorë!

Të bashkohemi në tejkalimin e situatës luftënxitëse nga fqinji ynë verior, të bëjmë krejt çka është e mundur nga ana e jonë për evitimin e një lufte të re, nga e cila nuk do të dali fitimtarë askush, pra as pushteti dhe as opozita.

Sikurse qo do të kemi kohë të merremi me dështimet dhe paaftësitë e ‘Qeverisë Kurti’ në menaxhimin e krizave ekonomike dhe pandemike, përkatësisht të dështimit ndaj kërkesave të qytetarëve dhe të punonjësve në veçanti, do të kemi kohë të merremi edhe më dështimet 20 vjeçare të politikës kosovare.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".