‘Jasharaj po bënë lojë të ulët dhe cinike, nën presion nga opozita për interesa të pista politike’

‘Jasharaj po bënë lojë të ulët dhe cinike, nën presion nga opozita për interesa të pista politike’
‘Jasharaj po bënë lojë të ulët dhe cinike, nën presion nga opozita për interesa të pista politike’

Skender Mulliqi

  • 26 September 2022 - 07:41

Shkruan: ANALISTI: Skënder Mulliqi

Dihet roli i sindikatave në shoqëritë demokratike, por si duket kjo nuk është kuptuar ose më mirë më thënë nuk është dëshiruar të kuptohet nga kreu i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj. Këtë grevë shumë kush e ka cilësuar grevë politike, dhe nuk kanë gabuar. Po shihet së SBASHK përmes grevës po tenton më krijuar probleme të paqena, për të rrezuar Qeverinë Kurti. Kjo u pa edhe në tubimin e fundit në Kuvendin e Kosovës, ku opozita doli haptazi në krah të SBASHK-ut.

- Është duke u manipuluar keq më nxënësit dhe studentët e universiteteve publike. Duket së ky institucion sindikal po e luan mirë vallen e huaj, duke e shndërruar veten në opozitë , që lufton për pushtet, duke e cenuar kështu rende pavarësinë e sindikatave. Këta bëhen sikur kanë harruar së po i lënë shkollarët tanë jashtë bankave shkollore, edhe ashtu kur kemi një arsim pa cilësor në Kosovë. Kjo nuk po ju intereson , së .sikur tu kishte interesuar procesi mësimore do të kishte filluar më kohë, e jo të zhagitet.

Kreu sindikal kishin takim më kryeministrin Kurti , I cili sigurisht së ju ka treguar së edhe kushti për rritje te pagave do të rregullohet më Ligjin e Pagave në Kuvend. Këtë takim sikur po e shfrytëzojnë si pretekst së gjoja nuk janë akorduar më qeverinë për ti vazhduar grevat për 100 euro., për sa edhe bëhet fjalë së do të jetë rritja. Dihet së disa sektor shoqëror dhe sektori privat qëndrojnë shumë më keq kur bëhet fjalë për pagat. SBASHK, ka të drejtë të thërras në grevë vetëm ata që janë anëtar të tyre, e jo nxënësit, studentet, të cilët nuk janë anëtar të kësaj organizate sindikale, duke ra në kundërshtim me ligjet në fuqi, e detyrimi është vepër penale. Mu për atë edhe në shumë shkolla prindërit kanë filluar ti dërgojnë fëmijët e tyre në procesin mësimor. Kështu ishte dashur të veprojnë të gjithë në Kosovë. Askush nuk ka asgjë kundër personelit mësimor, por kjo çka po ndodhë më greva ka tejkaluar çdo përmasë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".