Kosova dhe Serbia me propozim dokumentin për Asociacionin me reciprocitet në funksion të mbrojtjes së të drejtave të pakicave

Kosova dhe Serbia me propozim dokumentin për Asociacionin me reciprocitet në funksion të mbrojtjes së të drejtave të pakicave

Gani Qarri

  • 02 October 2022 - 08:54

Shkruan: ANALISTI: Gani Qarri

 

Në fakt Serbia do duhej ta hartonte statusin e një asociacioni për shqiptarët në Serbi, vetëm në këtë mënyrë, edhe Kosova do të obligohej të hartojë status të asociacionit për serbët në Kosovë, në mënyrë që të dy propozimet, për pakicat reciproke, të shqyrtohen nga BE dhe vendosen në tavolinën e bisedimeve në Bruksel.

 

Qeveria Kurti, nga koha e ardhjes në pushtet, ka arritur me sukses, ti kundërvihet Serbisë në çdo veprim, dhe dialogu të zhvillohet në bazë të barazisë dhe reciprocitetit, që është edhe mënyra më e drejtë dhe e vetmja e arsyeshme, për çuarjen përpara të bisedimeve ndërmjet të dy vendeve. Vetëm me këtë format të bisedimeve mund të arrihet një marrëveshje gjithëpërfshirëse, me të cilën do të siguroheshin kushte dhe të drejta të barabarta për pjesëtarët e të dy pakicave kombëtare, për shqiptarët në Kosovën Lindore dhe pakicën serbe në Republikën e Kosovës! Nisur nga përvoja që kemi, vet ne, si shtet i ri, por edhe shtetet sllave të jugut, në fqinjësi, të gjithë jemi plotësisht të vetëdijshëm se serbët janë shumë popull problematik, madje aq problematik, sa që në cilin do vend ku ata jetojnë, në numër sado të kufizuar të tyre, aty nuk mund të ketë paqe të garantuar, as siguri të gjatë, e kjo më së miri vërehet, duke filluar që nga Kroacia, Bosnja, Mali i Zi e deri në shtetin tonë, që nuk kemi të bëjmë asgjë me sllavët. Madje veçanërisht në Kosovë, tash e mbi dy dekada, jo vetëm bandat kriminale serbe të veriut, që nuk lejojnë shtrirjen e rendit e të ligjit, por ato frymëzohen dhe nxiten në vijimësi edhe nga Serbia, për të vijuar me probleme, në mënyrë që vet shteti serb, të krijojë "arsye" për intervenim ushtarak dhe gllabërim me forcë të territoreve, siç pretendon krimineli Vuçiq, jo vetëm në Bosnjë, por edhe në Kosovë dhe Mal të Zi. Prandaj për të garantuar qetësi dhe paqe të qëndrueshme e afatgjate në vend dhe rajon, nuk mund të shkohet me formime asociacionesh e republika të reja "Srpska" edhe në Kosovë, por tu ofrohen të drejta të njëjta që kanë edhe pakicat tjera në rajon, ose të veprohet sipas mënyrës kroate dhe assesi të mos krijohen ngrehina të shpifura serbe, të cilat sjellin probleme të vazhdueshme dhe herët a vonë, pretendojnë të ndahet vendi dhe detyrojnë shtetin, që për mbrojtjen e kufijve dhe tërësisë territoriale, të hy në luftë me Serbinë e cila mund të bëjë agresion nga jashtë, si vendi ish okupator dhe hegjemonist. 

Duke i pasur parasysh të gjitha këto rreziqe për vendin, Qeveria e Kosovës është duke vepruar me shumë takt dhe maturi, veçanërisht në kundërshtimin e Asociacionit një etnik serb, i cili është i pashembullt dhe kundër të gjitha parimeve, të të drejtave të pakicave, jo vetëm në Kosovë e rajon, por edhe në vet vendet perëndimore me demokraci të avancuar dhe lëvizje të lirë e pa asnjë kontroll, ku gati, vetëm në mënyrë formale ekzistojnë kufijtë ndërshtetëror

 

Vet pakoja e Ahtisarit, pakicës serbe në Kosovë i ka garantuar të drejtat më të mëdha se cilës do pakicë tjetër në Evropë e më gjerë, madje as në Finlandë dhe vendet tjera skandinave, pakicat nuk kanë kaq shumë, të drejta, ndaj nuk ka bazë dhe asnjë arsye, që tani të rrezikohet edhe vendi, duke krijuar edhe asociacione një etnike, vetëm për rreth 30 mijë pjesëtar të pakicës serbe në Kosovë. Çfarë do të ndodhë atëherë me mbi 100 mijë shqiptarët e Kosovës Lindore të mbetur nën Serbi, të cilët nuk gëzojnë asnjë të drejtë kombëtare e njerëzore, madje mjerisht, ata nuk guxojnë ti përdorin as abetaret e gjuhës shqipe, vazhdojnë të dëbohen përditë në heshtje dhe tu fshihen edhe adresat, nga shtëpitë dhe trojet e veta autoktone.

Edhe obligimi ndërkombëtar, për vende me përbërje të njëjta, apo të ngjashme demografike, kur në dy shtete fqinjë, jetojnë pjesëtar të pakicave reciproke, duhet të jenë të barabarta, të njëtrajtshme dhe me obligime të dyanshme, ndaj nëse Kosova u dashka ta përgatis versionin e vetë të dokumentit për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe, me apo pa kompetenca ekzekutive, të njëjtën duhet ta bëjë edhe Serbia për shqiptarët që jetojnë atje. Madje, qoftë edhe në përputhje me kushtetutën e vendit relevant, dokumenti zyrtar për të drejta dhe kushte të barabarta të pakicave kombëtare, duhet medoemos të futet në dokumentet e BE-së si obligim ndërkombëtar për të dy palët, dhe jo të bëhet ngarkesë vetëm për Kosovën, pasi që vetëm trajtimet e njëtrajtshme të pakicave, në të dy vendet, mund të garantojnë paqen dhe sigurinë afatgjate, si mënyra më e mirë për ti dhënë fund dialogut me Serbinë dhe firmosur marrëveshjen përfundimtare me njohje të ndërsjellë Kosovë-Serbi. Ajo që duhet theksuar me këtë rast, është fakti që, janë përgënjeshtruar raportimet se kinse në Beograd, njëanshëm ka filluar të hartohet Statuti i Asociacionit, spekulim i cili më tepër, duket të jetë hedhur sipas metodës së non-papersëve të më hershëm, ngase ka ikur koha kur Serbia ka mundur të përgatis e imponojë asociacione dhe Republika Srpska në Kosovë. Në fakt Serbia do duhej ta hartonte statusin e një asociacioni për shqiptarët në Serbi, vetëm në këtë mënyrë, edhe Kosova do të obligohej të hartojë status të asociacionit për serbët në Kosovë, në mënyrë që të dy propozimet, për pakicat reciproke, të shqyrtohen nga BE dhe vendosen në tavolinën e bisedimeve në Bruksel. Përndryshe edhe po qese, në këtë të ashtuquajtur projekt, spekulohet se është angazhuar Fondacioni gjerman “Friedrich Ebert Stiftung” (FES) dhe Instituti Evropian për Paqe (EIP), përderisa në të dy vendet, jetojnë pakica relevante me numër të përafërt të pjesëtarëve minoritar, fondacionet në fjalë, mund të autorizohen me pëlqimin e të dy palëve dialoguese, për hartimin e statutit të njëjtë, për dy Asociacione të pakicave relevante, njëra për shqiptarët në Serbi e tjetra për pakicën serbe në Kosovë.  Vetëm në këtë mënyrë, projektet evropiane për të drejtat e pakicave reciproke, do tu servoheshin për rishikim nga OJQ-të e Kosovës e të Serbisë dhe pastaj me ndonjë propozim për ndryshim-plotësime të pjesshme, t’u prezantohen ndërmjetësuesve të BE-së Josep Borell dhe Miroslav Lajçak në Bruksel, si propozime për garantimin e të drejtave të pakicave, të cilat do të inkorporoheshin në dokumentin përfundimtar të marrëveshjes së obligueshme gjithëpërfshirëse me njohje të ndërsjellë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Se mund të jenë vënë në qarkullim dy propozime për dy asociacione të ngjashme apo të përafërta reciproke, njëri për shqiptarët nën Serbi dhe tjetri për pakicën serbe në Kosovë, mund të aludohet edhe nga raportimet e mediumit serb “Novosti”, i afërt me presidentin Vuçiq, se të martën në ambientet e “Aeroklub”,në Beograd, është organizuar një takim, ku kanë marrë pjesë përfaqësues të OJQ-ve të Serbisë dhe të Kosovës, përfaqësues të misioneve ndërkombëtare nga Kosova, si dhe diplomatë gjermanë, i cili sado që pretendon se bazohet në burime të cituara nga qarqet diplomatike megjithatë hedh dyshime mbi vërtetësinë e këtij projekti kur shkruan se, dokumenti i përmendur nuk ka për qëllim publikimin e tij, por përgatitet për tu negociuar me Qeverinë e Kosovës dhe qeverinë serbe dhe pastaj të ndahet me një palë të tretë, duke mos saktësuar se cila është kjo palë. Madje edhe pse fillimisht ky medium serb, nuk saktëson se cila mund të jetë pala e tretë, vet pretendon se pala e tretë do të jetë Gjermania, e cila shkruan se është e përfshirë drejtpërdrejt në proces përmes FES-it dhe se Berlini zyrtar është i hapur për sugjerime, por në bazë të draft-statutit të paraqitur, përfaqësuesit e OJQ-ve, kishin dilemë nëse Asociacioni është person juridik apo duhet të jetë organ shtetëror dhe shprehin frikën se sipas këtij drafti, serbët do të kishin edhe më pak të drejta, sesa ato që u jepen aktualisht nga e Kushtetuta e Kosovës, pasi që gjithçka duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës dhe Gjykata Kushtetuese tashmë ka deklaruar se Asociacioni nuk është në përputhje me aktin më të lartë juridik të Republikës së Kosovës.

 

Nëse këto pretendime të mediumit serb të Vuçiqit, nuk janë spekulime për të imponuar hapjen e temës së asociacionit, statuti përfundimtar i të cilit, siç pretendohet nga mediumi në fjalë, do të përgatitej nga “Friedrich Ebert” dhe Instituti Evropian për Paqe dhe përfundimisht do t’i dërgohej Lajçakut si ofertë për shqyrtim të mëtejshëm të palës serbe dhe asaj shqiptare në dialog”, Qeveria e Kosovës duhet ti paraprijë kësaj çështjeje me propozim konkret mbi modelin e barasvlershëm të zgjidhjes kushtetuese të të drejtave të të dy pakicave, me apo pa Asociacione relevante, por me dokument Legjitim dhe legal për të drejta dhe kushte të barabarta për shqiptarët nën Serbi dhe pakicën serbe në Kosovë, të garantuara nga institucionet qendrore të të dy shteteve.

 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".