Kosova me politikë të përçarë fatale përballë sfidave globale  që rrezikojnë edhe interesat tona  nacionale

Kosova me politikë të përçarë fatale përballë sfidave globale  që rrezikojnë edhe interesat tona  nacionale

Hajrullah Tërnava

  • 04 October 2022 - 16:41

Shkruan: ANALISTI: Hajrullah Tërnava

 

Situata e cila po mbretëron tani në rajon, e sidomos lufta që po zgjatë me muaj të tërë mes Rusisë dhe Ukrainës,  është një sinjal që kjo luftë mund edhe të zgjerohet. Duke e ditur situatën në të cilën gjendet Kosova, ky fakt ishte dashur ti përafroj udhëheqësit politik partiak,  duke e ditur situatën e përgjithshme në të cilën gjendemi, sepse mbi të gjitha më e rëndësishmja është Kosova, sepse i kemi provua të gjithë udhëheqësit politik-partiak të cilët secili nga ta kanë  qenë në pushtet nga disa herë, dhe e kemi kuptuar se krejt ata çfarë bëjnë, bëjnë për të arritur në pushtet, si dëshmi e përfitimeve të tyre.

 

Qytetarët tash e tutje nuk mundë të mashtrohet si në periudhën e kaluar nga politikanët e korruptuar, të gjithë po i dinë ato qëllime të tyre, prandaj spektri politik i Kosovës po tregohet naiv e jo serioz me fërkimet e ashpra mes pozitës dhe opozitës vetëm për pushtet, i dështuar dhe i pa interesuar për ta mbrojtur e fuqizuar shtetin, nga lakmia për ta grabitur pushtetin, dhe për tu ballafaquar me sfidat globale të rrezikimit të sigurisë që në rrafshin global e rajonal. Kriza globale e sigurisë dhe stabilitetit me përmasa të gjëra nga lufta në mes të Rusisë dhe Ukrainës ka bërë që qindra mijëra Rusët të marrin rrugë dhe në mënyrë të pa kontrolluar të zbarkojnë edhe në Ballkan, duke ikur nga vendimi i Presidentit rus Vladimir  Putin për mobilizim lufte, mish për top edhe për 300.000 rezervistë rus. Kjo sjellje e pakoordinuar e spektrit politik kosovare është jo serioze karshi kësaj situate, sidomos nga opozita me plane për ta penguar dhe pamundësuar funksionimin e institucioneve të shtetit. Është shumë  absurde, për të mos thënë edhe situatë idiotike e turpëruese, kur politikanët kosovar dalin në parlament dhe i thyejnë dhëmbët e harxhojnë energji kot së koti në temën; se kush kujt, do ia hedhë me grevën e ndodhur, dhe me kërcënimin për masivizim akoma më të madh edhe me shtresat tjera të nëpunësve në sektorin publik, përveç atyre në arsim, derisa në aeroportet e Serbisë, vazhdojnë të zbarkojnë pa pra,  grupe qytetarësh rus të rinj dhe të vjetër, ushtarak, paraushtarak, e mercenar, për të cilët askush nuk mund të garantoj që strategët e Putinit, s'i kanë "përgatitur dhe shumë prej tyre dërguar edhe për qëllime djallëzore, për planet e fshehta të Rusisë e të Serbisë,  për të cilin moment të caktuar është duke e pritur Serbia, dhe  kur proceset integruese evropiane mund të komplikohen e të arrijnë pikën e dështimit, ata mund të aktivizohen si celula të "fjetura" të shpërthimit dhe të luftës dhe destabilizimit, ku për interesin serb Kosova është pikë e parë e cakut të synimit. Edhe nga ky fakt i dyndjeve ruse në Serbi duhet ti shqetësoj politikajt tonë, dhe duhen të ndjehen të shqetësuar këta politikan me pamje të errët të tyre, nga lakmia për pushtetin, e duke harruar shtetin, kur në OKB, Presidenti serb takon përfaqësues të vendeve dhe shteteve që nuk e njohin shtetësinë e Kosovës, Presidenti serb mundohet t'i shti në "gjynah" ca anëtarë në OKB duke u viktimizuar dhe duke kërkuar ndihmë nga aleatët e Vladimir Putinit dhe në të njëjtën kohë ka ngritur në shkallë gatishmërie ushtarakët dhe xhandarmërinë serbe në kufi me Kosovën, duke kërcënuar me luftë, e duke akuzuar qeverinë e Kosovës kinse po armatoset për të sulmuar serbët në veri të Kosovës. Kryeministri Albin Kurti, ka deklaruar se presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, përveç që nuk njeh shtetin e Kosovës dhe krimet e bëra nga regjimi i Millosheviqit, po mban edhe lidhje shumë të ngushta me federatën ruse, siç ishte edhe marrëveshja e bashkëpunimit që nënshkroi ministri i jashtëm serb me atë rus, e cila duhet t’i alarmojë kryeqendrat perëndimore-demokratike. Kjo sjellje është cinike, e hipokrite e kësaj klase të pa përgjegjshme politike, atyre që sot janë në opozitë, e dje ishin në pushtet, që nuk bashkohen në një front të  mobilizimit për ruajtjen dhe mbrojtjen e shtetit, por janë të gatshëm të rrënojnë gjithçka që është ndërtuar deri tash, vetëm që ta rimarrin pushtetin. Megjithatë politikat ndërkombëtare serbe si po zhvillohen në këto kohëra, më së shumti i shkojnë në dëm Serbisë, se sikur Serbia të ishte më e përafërt me shtetet demokratike që janë në përkrahje të Ukrainës, dhe të ishte e distancuar nga Rusia, besoj se Kosovës tani do i shkaktonin dëme politike më të mëdha, sepse Serbia do të ishte më kooperuese me shumicën e shteteve demokratike dhe Serbisë do i plotësoheshin kërkesat e saja që i ka pretenduese ndaj Kosovës. Tani në ardhje e sipër është shpresa se Kosova megjithatë do ti arrij qëllimet e saja, por politikat, sa ju përket këtyre qëllimeve duhen të jenë kompakt dhe mbi të gjitha politikat shtetërorë duhen ti kenë të përbashkëta dhe si politika prioritare si të vetmin qëllim të përbashkët.

 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".