Dhuna ndaj gruas-femrës të ndalet dhe dënohet ashpër me ligj

Dhuna ndaj gruas-femrës të ndalet dhe dënohet ashpër me ligj
Dhuna ndaj gruas-femrës të ndalet dhe dënohet ashpër me ligj

Muhamet Kelmendi

  • 18 October 2022 - 16:23

Shkruan: ANALISTI-Muhamet Kelmendi

 

 Dhuna ndaj gruas, përkatësisht gjinisë femërore, është një problem mjafte i theksuar në Kosovë. Pozita e gruas nuk është përmirësuar dukshëm dhe mbi bazën e barazisë gjinore që ekziston në BE. Natyrisht se ka përmirësime në shtëpi, në rrugë, në punë, në bankat e shkollës, në fakultete etj. Megjithatë, mbetet shumë punë për të bërë.Aktualisht po diskutohet projektligji i ri kundër dhunës ndaj gruas-femrës. Ky projektligj pritet të kaloj në diskutime nëpër komisionet kompetente dhe në fund në seancë parlamentare të diskutohet e të aprovohet. Në projektligj kërkohet të përfshihet dhuna në familje, ngacmimet dhe dhuna në rrugë, në punë, në studime e kudo ku ajo çështje paraqitet. Vetëm me përfshirjen e gjithëmbarshme të masave penale më sanksione realizohet pikësynimi i ligjit. Ndërsa, dhuna në familje, përdhunimet, ngacmimet seksuale, të përcjella me ofendime e me kërcënime për jetë, futen në kuadër të veprave penale dhe dënohen penalisht. Mbeten të drejtat e grave në punë, në organizata politike e shoqërore, në studime etj., të cilat kërkohet të përmirësohen. Natyrisht se projektligji i ri  kërkohet t'i përfshije këtë çështje.  Mirëpo, pa angazhimi e tërë shoqërisë dhe të emancipimit të gjinisë mashkullore, kurrë nuk krijohet barazia e  grave në punë. Të drejtat e dhunuara kërkohet të ndalohen dhe grave t'iu mundësohet angazhim i barabartë dhe punësim i njëjtë, më të drejta dhe detyra të njëjta midis burrit dhe gruas. Mbetet që  tërë  shoqëria të angazhohet për këto të drejta dhe të ndikoj që ato mos  dhunohen askund dhe nga askush. Veç, kësaj përgatitje,  masë kryesore është sanksionimi me norma ligjore i masave ndëshkuese kundër shkelësve. Me këto përfshirje të masave dhe të mjeteve besohet se realizohet barazia gjinore në shoqëri.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".