Të gjithë duhet të kenë merita

Të gjithë duhet të kenë merita
Të gjithë duhet të kenë merita

Shefik Shkodra

  • 26 October 2022 - 15:26

Shkruan: - Shefik Shkodra

-Çdo veprim në (dis)favor të shtetit të Kosovës  është rezultat i të gjithëve: i pozitës dhe opozitës. Refuzimi i propozimeve dhe planit të pozitës nga opozita, nuk është punë e shëndetshme. Fitimi dhe humbja duhet të jenë arritje e suksesit të të gjitha palëve. Leni inatet! Largojuni ironive, satirave dhe ofendimeve! Për Kosovën ka mjaft punë për të gjithë. Dhe të gjithë duhet të japin kontributin e duhur për atdheun.

Ka kohë për korrigjime të të gjithëve. Gabimet në kurriz të Republikës nuk do të arsyetohen për asnjërin. Disa analistë, TV si dhe portale nuk janë në thirrje  e qëlluar dhe nivelin e favorshëm për aktualitetin politik te ne. Militantizmi i grupeve partiake është i tepruar. Prandaj, portalet duhet të marrin një pjesë të përgjegjësive përballë ekstremeve militante! 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".