Kjo qeveri e pashantazhueshme me Gjykatën e Hagës, kompetente për zbatim një nga një të marrëveshjeve të Brukselit

Kjo qeveri e pashantazhueshme me Gjykatën e Hagës, kompetente për zbatim një nga një të marrëveshjeve të Brukselit
  • 01 November 2022 - 16:47

Shkruan:Dr. Hysni Aliu

 

Fatkeqësisht bota po kalon nëpër një fazë të rrezikshme ekzistenciale, dhe e tëra kjo po ndodhë sipas mendimit tim, si pasojë e egos për pushtet e krim, egos për para, mungesës së principeve të cilat e përcaktojnë kufirin në mes të mirës dhe të keqes, të dëmshmes dhe të dobishmes, të drejtës dhe të padrejtës, mungesës së largpamësisë dhe dominimit të interesave momentale të cilat në afat më të gjatë janë toksikë për të ardhmen, mungesës së moralit, dinjitetit të mirëfilltë dhe mungesës së dëshirës për të ndihmuar e përkrahur atë që sjell pozitivitet në botë, por edhe mungesës së guximit të marrjes së përgjegjësisë për tu sakrifikuar, duke dal haptas në anën e të drejtës dhe të mirës afatgjatë e jo kënaqësive ose dobisë momentale.

 

Unë po mundohem me shkrimet e mia që të kontribuoj për një botë e cila bazohet në vlera, drejtësi, dinjitet dhe barabarësi pa marrë parasysh se kush është dhe nga vjen. Unë i kritikoj edhe ata që i dua më së shumti por i lavdëroj edhe ata për të cilët nuk kam fare simpati, por që vepra e tyre e momentit mundë  të jetë e qëlluar. Në këtë mënyrë e di që jam i dobishëm edhe për miqtë që kritika ime mundë  ti zgjoj nga amullia që i dominon, por edhe ata që nuk veprojnë mirë për ti ndihmuar që të shohin vetveten më mirë në mënyrë që të reflektojnë  dhe të bëhen të dobishëm për vetveten, shoqërinë dhe botën në përgjithësi. Mundohem që ti analizoj gjërat nga shumë këndvështrime, në mënyrë që të jem në lëkurën e secilit që i takon një konteksti të caktuar, por pa i dhënë  vetes leje që ta kuptoj ose mirëpres veprimin e gabuar të dikujt sepse ashtu do të isha pjesëmarrës dhe kontribuues indirekt në të keqen që po i ndodh botës mbarë. Unë në shkrimet e fundit kam folur për raportin që kanë BE dhe SHBA me Qeverinë Kurti dhe me presidenten Osmani, në lidhje me vendimin e këtyre të fundit për të mos lejuar përdorimin e targave të Serbisë në Kosovë, e në realitet duke implementuar një marrëveshje që është bërë me Serbinë që nga viti 2018, marrëveshje e cila kurrë nuk u implementua si pasojë e kërcënimeve dhe shantazheve që ju bënte Serbia ish pushtetarëve dhe presionit paralel nga bashkësia ndërkombëtare për të mos e prishur qetësinë në atë pjesë të  Kosovës.

 

Në anën tjetër, po kjo bashkësi ndërkombëtare, pikërisht për shkak të mungesës së sundimit të ligjit dhe kriminalitetit në veri e gjithandej në Kosovë po mban Kosovën si një enklavë të izoluar nga bota duke bllokuar çdo hap të mundshëm përpare në integrimet euro atlantike.

Tani kur kjo qeveri që nuk është më e shantazhueshme me Gjykatën e Hages, po dëshiron ti implementon një nga një marrëveshjet e Brukselit për të ardhur deri tek marrëveshja finale, këta nga BE dhe SHBA po ju thonë që jeni gabim, sepse në marrëveshje thuhet që nevojitet një vit kohë për ta implementuar këtë marrëveshje, duke harruar të përgjigjen se përse nuk u implementua kjo marrëveshje për 4 vite dhe përse vetëm Kosova po u dashka  ti bartë pasojat për mos implementimin e kësaj marrëveshje me kohë e jo edhe Serbia.

 

Në lidhje me këtë temë, para dy ditësh pata një diskutim me një mik timin, i cili në realitet është njeri i ngritur, një intelektual dhe atdhetar i shquar që ka sakrifikuar shumë për shtetin që sot kemi. Një bisedë që mua ma humbi gjumin si rrallë herë sepse mundohem gjithmonë ti shmangu bisedat me njerëz që nuk kanë kapacitetet ti kuptojnë gjërat ashtu siç duhet ose nuk duan ti kuptojnë për shkak të ndërlidhjes së tyre me gjërat që si ndihmojnë shtetit të Kosovës. U dëshpërova nga ajo bisedë dhe mora lejen që të publikoj bisedën duke parafrazuar gjërat, me qëllimin që edhe këndvështrimi i tij të lexohet e të kuptohet, dhe njerëzit të bëjnë konkluzionet e veta në lidhje me çështjen. Gjatë bisedës me mikun e nderuar përnjëherë miku im më tha: Hysni, dil vetëm një ore në pozitën e amerikanëve dhe evropianëve, dhe shokoj Kosovën nga këndvështrimi i tyre. Pastaj do e kuptosh se përse ata sillen me neve kështu. Miku im tha, po e parafrazoj: Ne nuk kemi asnjë vlerë për ta dhe nuk jemi as monedhë kusuritje, pasi që i thash që perëndimi po e shfrytëzon Kosovën si monedhë kusuritje apo si një prostitutë që shitet dorë pas dore në raport  me Serbinë, në raport me luftën në Ukrainë. Sipas mendimit të tij, tani që NATO-ja është në të gjitha shtetet e Ballkanit interesi për Kosovën, është zero, ndërsa për Serbinë është tepër i madh sepse ata e duan në strukturën e tyre. Kohërat janë ndryshuar në krahasim me vitin 1999. Pastaj në bisedë e sipër aj me tregoj një version sipas të cilit, në kohën e krizës së fundit për dokumentet, dhe vizitës së fundit të Kurtit në Bruksel, sekretari i përgjithshëm i NATOS, i paska thënë Kurtit që edhe njëherë i dërgon ROSUN në veri, ne do të kthejmë ata  vetëm me të brendshmet, ndërsa Serbisë i kanë thënë që nëse sulmon Kosovën do të bombardohet Beogradi, por jo tani për 72 ditë pore për një ditë. Pastaj bisedua, se kush jemi ne shqiptarët si si duhet të jemi, dhe miku im i nderuar më tha që Kosova do të mbetet me 800000 banor sepse sipas ekspertëve  ai numër është i përshtatshëm për të pasur jetë të mirë në Kosovë. Unë i thash që jam shumë i dëshpëruar me vetveten dhe i shqetësuar që unë nuk po gjej vërejtje në politik bërjen dhe veprimet e kryeministrit Kurti, dhe këtu është një problem i madh sepse gjithmonë kam besuar në vlerësimet e mia. Aj më tha, po Kurti është koncentruar në sundim të ligjit dhe bujqësi dhe duke konfiskuar villat e ish pushtetarëve e disa gjera tjera e ka marr një lëvdatë nga perëndimi por edhe po i mban votuesit e vetë afër veti me këto veprime.

 

Pastaj nga presioni im i brendshëm e shtrova një pyetje, dhe i thash; miku im çka mendon për këto shkrimet e mia që po i bëj sepse këto janë e kundërta e asaj që ai e shihte, e aj më tha:  Po e parafrazoj , Hysni, ti je një intelektual tipik shqiptarë që besojnë që bota sillet rreth nesh, andaj ne mundemi ti themi jo SHBA-ve, jo BE së.  Vazhduam bisedën dhe unë nuk reagova në këtë”  lëvdatë ”  të mikut tim të çmuar, nuk e di a e kuptoj ai që unë e kuptova se çka po më thotë, por për shkak të respektit të madh që kam ndaj ti, për çdo gjë që ka bërë për kombin tonë, unë nuk reagove, e kalova me buzëqeshje, por shpirti më  digjej nga brenda. Pastaj ajo frazë mu përsërit edhe nja dy herë pas të cilës ndjeva obligim të them që po e kuptoj atë që je duke më thënë, dhe i thash: Miku im, nuk e di për tjerët  por unë kurrë nuk kam menduar e as nuk mendoj as besoj që bota sillet rreth neve shqiptarëve, sepse po të mendoja ashtu, unë nuk do shkruaja fare nga Finlanda për të harxhuar kohë e energji, pore do besoja që pasi që bota sillet rreth nesh, atëherë ne bëjmë atë që duam, por pikërisht që është e kundërta, dhe po e shoh që në Kosovë dhe kombin tim po mungon zëri që ka identitet kombëtar e njerëzor por edhe intelektual, po shkruaj në mënyrë që sadopak ta përkrahi një qeveri që po bënë më të mirën e mundshme për ta nxjerr vendin nga një xhungël shkatërrimtare që u fut për 20 vite.  Pastaj pa hidhërim e përfunduam bisedën, dhe shkova të flija, me mori gjumi një ore dhe u zgjova e pas të cilës qëndrova i zgjuar deri në 5 të mëngjesit, duke menduar e çmenduar, se përse ne mendojmë kështu, përse ne s’kemi vlerë derisa jemi në anën e demokracisë ndërsa Serbia ke vlerë për perëndimin gjersa është në anën e Barbarisë, mendova se çfarë duhet të bënë ky popull që ta ngritë vlerën e shtetit tone, a mos vallë duhet t’i bashkangjitemi Putinit apo Kinës si në kohën e Enver Hogjës, a është zgjidhje zbrazja e Kosovës, sepse Kosova paska vend vetëm për 800 mijë banore, a po u dashka që ne të pavlerët të miratojmë si fakt të kryer pavlerën tonë dhe si rrjedhojë të shkojmë mbas perëndimit si një qenë shtëpie që bënë atë që i thotë pronari, mendova si u ngritën kombet tjera që kanë qenë”  pa fije vlere ”  ashtu siç qenkemi ne si komb, si u ngrit Finlanda, SHBA-të. Gjermania e copëtuar që shkaktoj dy luftëra, a thua çka kanë menduar atëherë gjermanët kur nga të gjitha anët ju kanë ardhur goditje, si u bën faktor gjermanët, apo si u bënë faktor serbët pas masakrës së  Srebrenicës e masakrave tjera të mëvonshme në Kosovë, si po të ngrihemi ne që nuk e kemi as fajësinë e Gjermanisë së Hitlerit e as të Serbisë së Millosheviqit, përse ne duhet ta ulim kokën dhe të jemi ne qenë shtëpie apo një prostitutë që tregtohet me të kur të ka nevojë dikush për kënaqësi të momentit, si na qenka e mundshme që ne një vend ku kanë jetuar dy milion shqiptarë  tani përnjëherë tek është ndërruar situata dhe aty paska vend vetëm për 800 mijë shqiptar e serb e të tjerë? Çka do të sjell zvogëlimi i numrit të popullatës në Kosovë, a do të thotë dikush sërish që për të jetuar mirë në Kosovë duhet të janë vetëm 400 mij banorë, a do të thotë kjo që Kina që tani po konkurron me SHBA-të  me ekonomi, po na u dashka që të zhduk gjysmën e popullatë,  apo India, apo SHBA të, ose Gjermania apo Zvicra.  A do të thotë kjo, që pasi që nuk kemi vlerë për perëndimin, ne po u dashka të zhdukemi si njerëz, ose të bëhemi serb, në mënyrë që të kemi vlerë, apo të zhdukemi tërësisht në mënyrë që të vlej ajo thënia serbe shqiptari i mirë është shqiptari i vdekur.  A do të thotë kjo që Skënderbeu nuk paska qenë shqiptare dhe që filloj çdo gjë nga zeroja, apo Ismail Qemaili,  Isa Boletini, Hasan Prishtina, Noli, Frashëri, Demaqi, Uksin Hoti, Vëllezërit Gërvalla e mijëra shqiptar që kaluan torturat më të rënda në burgjet e Serbisë vetëm që të jemi vetëvetje dhe të kemi vlerë si popull e komb.  Atëherë    thua  çka kanë menduar familja e komandantit legjendar Adem Jashari kur u flijua me pleq e fëmijë, burra e gra, a e ka ditur ai që s’kemi vlerë si popull, apo dy vëllezërit Haradinaj, apo qifti Lladrovci, apo Zahir Pajaziti, e ata që u masakruan për këtë atdhe edhe pse kishin mundësinë që të shpëtonin jetën e tyre vetëm  se duhet ti bashkoheshin armikut, a do të thotë kjo që në mënyrë që të jesh vlerë së pari duhet ta vlerësosh vetveten, e pastaj të besosh në vetveten, të punosh për ta bërë vetveten e shtetin tënd me vlerë e pastaj do të vjen vlerësimi nga të tjerët. Do të shkruaja një libër për këtë temë, pore po e përfundoj këtu, duke e shpreh dëshirimin tim të thellë në popullin tim që në një masë po i nënshtrohet pesimizmit dhe po mundohet ta ndjek rrugën më të shkurtë për zgjidhjen e problemeve, rrugë e cila del me gjemba më vonë dhe nuk zgjedh probleme por sjell edhe më shumë.

Kurrë mos pritni që do të respekton dikush nëse nuk e respekton vetveten, kurrë mos prit që do të nxitë dikush ose do të bënë të vlefshëm nëse nuk e bënë ti vetveten, kurrë mos prit që të donë dikush, nëse ti nuk e donë vetveten, mos prit që zëri yt të dëgjohet nëse ai zë nuk del nga goja jote, kurrë mos prit që dikush do të mendon me trurin e vet në vend të trurit tënd, e as që do të shef me sytë e vetë për sytë e tu e për interesin tënd. Si popull jemi në një krize identiteti, krizë që po shihet në largimin masiv të qytetarëve. Përhapja e pesimizmit  kontribuon në zhdukjen e identitetit tonë kombëtar, këtë nuk na e kanë borxh as ata që u flijuan e as gjeneratat që vijnë, dhe presin që të kenë një Kosovë që ka vlerë në Evropë dhe botë.

 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".