Në situatën që po kalon Kosova, Qeveria duhet të ndihmohet edhe nga opozita, nuk guxon të shantazhohet dhe provokohet

Në situatën që po kalon Kosova, Qeveria duhet të ndihmohet edhe nga opozita, nuk guxon të shantazhohet dhe provokohet
Në situatën që po kalon Kosova, Qeveria duhet të ndihmohet edhe nga opozita, nuk guxon të shantazhohet dhe provokohet

Arsim Aziri

  • 11 November 2022 - 18:53

 Shkruan:ANALISTI-Arsim Aziri

Veprimet e qeverisë, duhet të përkrahën prej të gjithëve, pas asnjë dallim ideologjik, ashtu siç dikur Lëvizja VETËVENDOSJE! përkrahte qeverinë e aso koheshe të vitit 2011 kur kishe ndodhur intervenimi policor në Veri. Vetëm unitet politik, jo edhe rifomatim për shkak të situatës ku jemi! Serbisë duhet t’i përgjigjemi të pandarë ideologjikisht!

Për veprime kombëtare duhet shtyrë vendimmarrja mëtej qoftë edhe prej partive tjera opozitare, gjithnjë mbi rëndësinë e proceseve që kanë për bazë implementimin e sovranitetit dhe ruajtjen e integritetit shtetëror. Politika fashiste e Beogradit gjithnjë në agjendë të saj ka pasur tendencën e destabilizimit të vendit tonë, kjo është edhe vijë besnike e ndjekur prej secilit politikan serb, apo gjenetikisht instalume si logjikë imperialiste. Mirëpo konsideroj se qeveria e tanishme me veprimet e njëpasnjëshme dhe të menduara mirë, po tregon se është e përkushtuar për zbatim të sovranitetit të vendit dhe dinjitet shtetëror, dhe kjo është gjë e mirë dhe që realisht jo në këtë formë është shprehur në të kaluarën. Tërheqja e listës serbe për institucioneve gjithnjë është menduar sa herë që ka pasur diçka shtetërore në kuptimin e shtrirjes së sovranitetit, dhe kjo s'duhet të merret edhe fortë në konsideratë, por krejt çka duhet sa i përket bojkotimit të institucioneve është fillimi i procedurave për zëvendësim të deputetëve të dorëhequr. Theksoj se s'duhet të ndodhë riformatimi i qeverisë, mirëpo duhet të ndodhë unifikimi i gjithë spektrit politik, në mënyrë që vendimmarrje të ecë tutje dhe kësaj situatë t'i përgjigjemi të bashkuar e unitarë, ndryshe s'do të kemi rezultate te mëdha ashtu siç do duhej. Veprimet e qeverisë, duhet të përkrahën prej të gjithëve, pas asnjë dallim ideologjik, ashtu siç dikur Lëvizja VETËVENDOSJE! përkrahte qeverinë e aso koheshe të vitit 2011 kur kishe ndodhur intervenimi policor në Veri. Vetëm unitet politik, jo edhe rifomatim për shkak të situatës ku jemi! Serbisë duhet t’i përgjigjemi të pandarë ideologjikisht!

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online"