Nuk kryejnë punë vërejtjet 'kolegjiale' për deputetët me sjellje e gjuhë banale, urgjentisht të veprohet me masa ndëshkuese drastike

Nuk kryejnë punë vërejtjet 'kolegjiale' për deputetët me sjellje e gjuhë banale, urgjentisht të veprohet me masa ndëshkuese drastike
Nuk kryejnë punë vërejtjet 'kolegjiale' për deputetët me sjellje e gjuhë banale, urgjentisht të veprohet me masa ndëshkuese drastike

Dardan Grapci

  • 16 November 2022 - 16:25

Shkruan:Dardan Grapci

Shumica deputetëve në parlament nuk janë të vetëdijshëm për kulturën politike, e dimë që nxehen për shkak se janë në opozitë, por të kërcënohet dikush gjatë debateve brenda Qeverisë është anormal, prandaj duhet të hetohet, ndiqet dhe ndëshkohet si vepër e rëndë penale. 

 

Sjelljet arrogante, sulmet fizike dhe verbale, përdorimi i gjuhës banale në Kuvend përfundimisht duhet të përjashtohen dhe sanksionohen. Po më vjen shumë mirë që Prokuroria Themelore në Prishtinë ka kërkuar nga policia e Kosovës që ta hetojnë këtë veprim negativ të Abelard Tahirit. Sa i përket fjalorit banal kjo ndodhë gjithkund në Botë, por të kërcënohen deputetët e partive tjera, pa marrë parasysh a janë pozitë apo opozitë, kjo nuk duhet të tolerohet. Unë mendoj që Kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca duhet që ta ushtron me përpikëri mandatin e tij prej kryetarit, duhet ti përjashtojë nga salla e Kuvendit të Kosovës, të gjithë deputetët rebel, arrogant. Kështu duhet të vepron deshe ndaj Abelard Tahirit dhe të kërkojë nga PDK-ja që të njëjtin ta zavendosojnë me dikë tjetër. Seancat në Kuvendin e Kosovës duhet të sjellin fryt për qytetarët e vendit, e jo qytetarët të shikojnë dhunë, fjalosje, ofendime, etj. Prandaj sulmet ndaj zëvendës Kryeministrit te Kosovës, Besnik Bislimi nga ana e Abelard Tahiri nuk duhet te tolerohet aspak, por duhet te dënohet ky akt, qoftë nga Kuvendi ose nga Gjykata Themelore ne Prishtine.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".