S'ka pazare me shtetin sovran!

S'ka pazare me shtetin sovran!
S'ka pazare me shtetin sovran!

Shefik Shkodra

  • 15 December 2022 - 15:23

Shkruan: ANALISTI - Shefik Shkodra

Në mbledhjen vjetore të paraqitjes së presidentes, opozita qenka shqetësuar nga fjalët e saj. Shqetësimi i tyre tregon qartë se kah janë të rreshtuar. Për këta deputet, që çojnë ujë në mulli të huaj është e qartë tashmë për të gjithë ata wë janë për një Kosovë unike e me kufijt e vet. Alternativa kësaj politike të opozitës së sotme është dështim shumë i madh.  Dhe gjithnjë vetë po e verifikojnë politikën e tyre përgjatë kohës sa ishin në pushtet. Gabimet e tyre me qëllim, po përpiqen t'i bëjnë legjitime.

Madje, jo gabime të rastësishme, po shumë të qëllimshme. Dhe çudi, kaq shumë probleme kanë dizajnuar, sa tash vjen puna në zgrip...ani, nuk duan t'u bëhet asanjë vërejtje. - Krejt mirë e "jona"! Kemi dashur ta përfundojmë misionin tonë.' Po. Në favor të Serbisë, po! Nga "Adresimi presidentes në Parlament, PDK, AAK, e braktisën mbledhjen". Hëh! Saktësisht. Sepse atë që ua ka thënë, nuk po u konvenon. Se "pazaret" e tyre u morën vesh nga opinioni i gjerë. 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".