Zgjedhjet e jashtëzakonshme lokale në katër komunat e veriut të Kosovës jashtë ndikimit të Serbisë, nën ombrellën e mbikëqyrjes së shteteve të QUINT-it

Zgjedhjet e jashtëzakonshme lokale në katër komunat e veriut të Kosovës jashtë ndikimit të Serbisë, nën ombrellën e mbikëqyrjes së shteteve të QUINT-it
Zgjedhjet e jashtëzakonshme lokale në katër komunat e veriut të Kosovës jashtë ndikimit të Serbisë, nën ombrellën e mbikëqyrjes së shteteve të QUINT-it

Gani Qarri

  • 10 February 2023 - 15:55

Shkruan: ANALISTI-Gani Qarri

Afati ligjor i përcaktuar për zgjedhjet e jashtëzakonshme në katër komunat në veri të Kosovës, që mbeten pa kryetar për shkak të bojkotimit të organizuar të institucioneve të vendit, nga lista serbe e stimuluar nga Beogradi, pas zhvillimeve të reja, shpresojmë të mos  kthehen përsëri në sfidë për institucionet e Kosovës, por dhe për faktorin ndërkombëtar. Në fakt vendet e QUINT-it, ishin ato që kërkuan shtyrjen e zgjedhjeve në komunat me shumicë serbe, për shkak të situatës së tensionuar, të konsideruara nga to, me rrezik shpërthimi.

 

 

Organizimi i qetë i këtyre zgjedhjeve në këto komuna mund të korrespondoj me fillimin e lëvizjes përpara në bisedime, p-asi që KQZ-ja ka filluar përgatitjet e hershme për mbajtjen e zgjedhjeve, duke përcaktuar edhe afatet dhe datat e të gjitha veprimeve ligjore që duhet të ndërmerren deri në ditën e mbajtjes së këtyre zgjedhjeve. Sipas vendimit të KQZ-së nga data 4 deri më 21 prill zhvillohet fushata elektorale me një zgjatje prej 18 ditësh, për zgjedhjen e 4 kryetarëve të komunave veriore të Kosovës,ndërsa votimet do të mbahen më 23 prill. Prandaj ky proces zgjedhor do të jetë edhe një matje e impulsit të qeverisë së Serbisë hegjemoniste,për të respektuar vendimin kushtetues të institucioneve të shtetit të Kosovës me mos pengimin e mbajtjes së rregullt të tyre, duke mos frikësuar e shantazhuar qytetarët e komunitetit serb dhe kandidatë që kanë dëshmuar guxim e vendosmëri për të kandiduar, në përputhje të plotë me ligjet dhe Kushtetutën e Republikës së Kosovës. Zgjedhjet e lira e demokratike në këtë pjesë legjitime të territorit të Kosovës, janë më se të nevojshme edhe për faktin se në fazën e parë të mbajtjes së këtyre zgjedhjeve, vitin e kaluar, kandidatët e paraqitur për kryetar dhe votuesit serb ishin në vazhdimësi të kërcënuar e shantazhuar, jo vetëm nga grupet kriminale të strukturave paralele ne veri të vendit por edhe nga vet institucionet shtetërore të Serbisë ,nën telekomandën e kriminelit Vuçiq.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".