Gjeopolitika ndërkombëtare e pozicionuar kundër, në dëm të shtetësisë së Kosovës!

Gjeopolitika ndërkombëtare e pozicionuar kundër, në dëm të shtetësisë së Kosovës!
Gjeopolitika ndërkombëtare e pozicionuar kundër, në dëm të shtetësisë së Kosovës!

Agim Bajrami

  • 19 March 2023 - 08:49

Shkruan: ANALISTI-Agim Bajrami

Diplomacia ndërkombëtare në krye me SHBA-të  dhe e koordinuar ngushtë me diplomacinë evropiane, po bëjnë presion të madh mbi   Qeverinë e Kosovës, për heqje dorë nga njohja nga Serbia, dhe pranimin e formimit të Asociacionit të komunave veriore të Kosovës ' të banuar nga shumica e qytetarëve të Kosovës të etnisë serbe, si dhe të dhënies së statusit ligjor të kishës ortodokse të Kosovës , me status të etnitetit autonom të Serbisë , e që bie ndesh me kornizën ligjore dhe kushtetuese të shtetit të Kosovës si dhe ligjin  ndërkombëtar mbi të drejtën e lirisë qytetare për ushtrimin e barabartë të besimeve fetare nga qytetarët brenda subjektit shtetëror të  Kosovës.

 

Bashkësia ndërkombëtare, për largimin e Rusisë nga ndikimi në rajonin e Ballkanit, dhe largimin e  klientit të Rusisë(Serbia) nga ndikimi i Rusisë, diplomacia ndërkombëtare për interesat e gjeopolitikës së saj, po bënë përpjekje maksimale përmes presioneve të ndryshme mbi Kosovën, në ndryshimin e  rregullimit të brendshëm të sistemit kushtetues të Kosovës, me dhënien e autonomisë territoriale dhe vetëqeverisëse të serbëve të Kosovës, dhe duke mundësuar autonominë, për kishën ortodokse të Kosovës, e njohur dhe e drejtuar nga kisha e Serbisë, dhe nga kjo , do  të bëhej, çrregullime dhe diskriminime në barazinë e besimeve tjera fetare, dhe diskriminim tek shqiptarët dhe të tjerët si; te kisha katolike shqiptare, kisha ortodokse  shqiptare ,dhe xhamia e besimit shqiptarë, të njohura dhe garantuara si të barabarta me kushtetutën dhe ligjet e Kosovës. Kushtetuta e Kosovës njeh,  afirmon , dhe garanton të drejtën e shoqërisë demokratike, shumë etnike, të multi afetarizmit, paqësore dhe dashamirëse ndaj diversiteteve kulturore, fetare e etnike. Kushtetuta e Kosovës , garanton 'sekularizmin e shoqërisë Kosovare',dhe me pranimin e kishës ortodokse të Kosovës, si pjesë e autonomisë dhe ingerencave së kishës ortodokse të  Serbisë , bie ndesh me ligjet dhe kushtetutën, dhe vetë origjinën dhe historinë e shqiptarëve, mbi vlerat e besimeve të tyre, si pjesë e vetë qenies së tyre,  zhvillimit dhe formimit kombëtar të shqiptarëve. Bashkësia  ndërkombëtare, me koncesione që  i bëjnë Serbisë, për largimi e saj nga interesat e ndikimit rus ,shqiptarët dhe Kosovën po e shndërrojnë, në Palestinë, të lindjes së mesme,brenda Ballkanit dhe vetë Evropës, apo të pozitës së Tajvanit në Azi, ngjashëm me vlerësimin e politikës kineze, ku Tajvanin e njeh ,si   pjesë të shtetit të Kinës, me dy sisteme të ndryshme. Dhe kjo politikë e bashkësisë ndërkombëtare ndaj Kosovës , e cilësuar si territor autonom, por me koncesionet e bëra ndaj Serbisë, mbi shtetësinë e Kosovës , me përplot marrëveshje ndërkombëtare, që e bëjnë Kosovën jo funksionale si shtet dhe destabilizuese për sigurinë dhe mirëqenien e kosovarëve,rajonit dhe më gjerë. Dhe pse, për shkak të interesave aktuale gjeopolitikës të fuqive ndërkombëtare,dhe për largimin e Serbisë nga ndikimi i  interesave ruse në Ballkan dhe Evropë, në dëm të shtetësisë së Kosovës, dhe interesave të qytetarëve të saj,e ndoshta në dëm të sigurisë së vetë Evropës!

 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".