Kohë hedonizmi e konzumerizmit...

Kohë hedonizmi e konzumerizmit...
Kohë hedonizmi e konzumerizmit...

Fadil Maloku

  • 17 June 2023 - 14:05

 

Shkruan: Sociologu- Fadil Maloku

1. Në procesin e socializimit tonë, ne në familje përgatitemi të edukohemi, si t'i kultivojmë do vlera fundamentale morale, që kanë të bëjnë me; drejtësinë, ndershmërinë, respektin, tolerancën, solidaritetin,... gjersa, në përditshmëri vërejmë, hetojmë, e besa dikur edhe kuptojmë, se gjitha këto norma, këto vlera disi, s'arrijnë të na i përmbushin as ambiciet tona sociale, e as pretendimet tona profesionale...! Bile, shpeshherë na zhgënjejnë aq shumë, sa që shpesh herë dinë të na fusin edhe në zymtësi, stres e depresion individual e grupor!!!

2. Kjo ndodhë, jo për shkakun e fajit tuaj, por, shkakun se, antimoralistët e kanë "pushtuar" hapësirën që e ndiqni... dhe mendoni se u ka takuar juve...! Në fakt, kjo situatë dilematike bëhet edhe dramatike, sepse, keni "këmbyer" (gjatë socializmit) me vetëdije, vlerat e; lakmisë, mashtrimit, suksesit, profitit, dhe ato të kultit dhe narcisoizmit, me "produktet" fillestare morale të; drejtësisë, ndershmërisë, solidaritetit, tolerancës, etj. !?

3.Tani, a mund të thuhet se i gjithë ky proces i vetë kërkimit tonë emancipues, është në kundërshti me normat, synimet, dëshirat dhe aspiratat tona (edhe si; individ e edhe si shoqëri)? Apo, ka këtu, një ngatërrim, apo një keqkuptim tē normave, vlerave, apo statuseve tona sociale tradicionale!?

Përgjigja, duhet të gjendet përmes studimeve, analizave, gjykimeve dhe interpretimeve sociologjike. Sfond ky që gjeneratat e reja, duhet t'i "integrojnë" në etnopsikologjinë dhe mentalitetin tonë në horizont...

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".