Klikën neo-imperialiste serbe duhet ndalur tash, dikur mund të bëhet vonë!

Klikën neo-imperialiste serbe duhet ndalur tash, dikur mund të bëhet vonë!
Klikën neo-imperialiste serbe duhet ndalur tash, dikur mund të bëhet vonë!

Muhamet Kelmendi

  • 17 June 2023 - 08:55

Shkruan: ANALISTI- Muhamet Kelmendi 

Në gjendjen që po kalon Kosova në raport me shtetin kriminal serb kërkohet me qenë shumë sy qelë dhe përkujdesje të jashtëzakonshme. Organet e rendit kërkohet të jenë në lartësi maksimale. Prej tyre varen kufijtë e shtetit.  Nuk ka qetësi për asnjë organ, derisa veprojnë grupet kriminale dhe terroriste në veri të Kosovës, ndoshta edhe në brendi! Serbia mendon se e ka momentin e duhur për të shkuar nga shkatërrimi i Republikës.

-Grabitja e policëve të Republikës së Kosovës brenda territorit te Republikës është akt i rende dhe i dënueshëm. Sipas normave mbi te cilat janë ndërtuar shtetet është e ndaluar hyrja me armë dhe me uniformë të huaj në shtetin tjetër. Ai është akt luftarak dhe terrorit i dënueshëm. Mos përzierje në punën e brendshme dhe respektimi i ndërsjellët rrjedh dhe është obligim ndërkombëtar. Ta largojmë njëherë këtë rregull? Kosova duhet të mbrohet. Çka po tregon Serbia me aktet e tilla të rënda kriminale dhe të dënueshme? Në gjendjen që po kalon Kosova në raport me shtetin kriminal serb kërkohet me qenë shumë sy qelë dhe përkujdesje të jashtëzakonshme. Organet e rendit kërkohet të jenë në lartësi maksimale. Prej tyre varen kufijtë e shtetit.
 Nuk ka qetësi për asnjë organ, derisa veprojnë grupet kriminale dhe terroriste në veri të Kosovës, ndoshta edhe në brendi! Serbia mendon se e ka momentin e duhur për të shkuar nga shkatërrimi i Republikës.

Dënimi i veprimeve në veri të policisë speciale dhe mos tërheqja e saj nga komunat, ka krijuar terren, ku Kosova është dënuar dhe po vazhdon ashtu. Nga SHBA dhe BE nuk u dënuan grupet kriminale serbe në veri dhe nuk u kritikua Serbia për faktin, se pikërisht ky shtet i ka organizuar, i ka armatosur dhe i udhëheq në aksione terroriste. Nga Serbia nuk u kërkua për ti ndalur veprimet e tilla të rrezikshme.

Kjo i dha forcë shtetin serb. Perëndimi mendon se te krimineli i luftës Vuçiq, i përkrahur  nga z. Rama dhe Maqedonia, tash ndoshta edhe nga Mali i Zi, qëndron forca për paqe në Ballkan.  Ky është qëndrim thellësisht i gabuar. Kriminelëve dhe terroristëve nuk u besohet.Ata kapen dhe dënohen. Kështu nuk u bë me rastin e Kosovës.
Tash këta kriminel të udhëhequr nga kryekrimineli Vuçiq kanë marrë forcë. Në veri të Kosovës po kryejnë aksione kriminale, ndërsa nga shteti serb u bë një akt grabitqar ndaj tre policëve në brendi të Kosovës.  U kapën ku nuk e priten dhe të lidhur u dërguan me arrest. Me atë u tregua se paça, liria dhe barazia nuk rrezikohet nga Kosova, por nga Serbia. Ky duhet të jetë alarm për BE-në  dhe për SHBA-të. Kuptohet se aleat për paqe dhe liri e barazi nuk bëhen kriminelët si Vuçiq. Me atë vetëm forcohen. Sa më parë që nxirret ky qëndrim, aq më mirë për paqen. Klikës hegjemoniste serbo - ruse duhet ndalur hovi tash.  Përndryshe, mund të bëhet vonë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".