Halim Hyseni: Z. Petkoviq, gënjeshtra për ju ka qenë, është dhe do të jetë, vegla dhe industria e jashtëzakonshme për krijimin e Botës Serbe, apo të krijimit të Serbisë Madhe

Halim Hyseni: Z. Petkoviq, gënjeshtra për ju ka qenë, është dhe do të jetë, vegla dhe industria e jashtëzakonshme për krijimin e Botës Serbe, apo të krijimit të Serbisë Madhe
Halim Hyseni: Z. Petkoviq, gënjeshtra për ju ka qenë, është dhe do të jetë, vegla dhe industria e jashtëzakonshme për krijimin e Botës Serbe, apo të krijimit të Serbisë Madhe

Halim Hyseni

  • 26 June 2023 - 09:20

Shkruan: Halim Hyseni

Përgjigje në gjuhën shqipe përgënjeshtrat efashistit dhe mizantropit, Petar Petkoviqit

Sot, më datë 17 qershor 2023, në “Kosova Sot Online” e lexova një gënjeshtër të madhe të gënjeshtarit dhe mizanatropit Petar Petkoviqit, Drejtorit të Zyrës për Kosovë se: “Nata e kaluar ishte ferr për qytetarët e Mitrovicës Veriut”. Thënë të vërtetën nuk u befasova,sepse për gënjeshtrat e pushtetit serb dhe rus tani e dine të gjithë ata që kanë fare pak informacion për lëvizjet pansllaviste përfshirë këtu edhe ato pan serbe dhe pan ruse.

U befasova se aty flitet për qytetarët, e jo për përkatësinë etnike. Nga përmbajtja e tekstit, aty përmenden vetëm qytetarët. Dihet se në Mitrovicën e veriut ka edhe qytetarë të etnive, tjera pos të serbëve: shqiptarë, boshnjakë, romë, ashkali, egjiptianë etj. Ky, më këtë gënjeshtër të bardhë donë të spekuloj dhe mashtrojë se në Mitrovicën e veriut jetojnë vetëm serbët. Gënjeshtra e madhe dhe bardhë është shumëdimensionale, sepse me te tentohet të fshihet gjenocidi serb i bërë me 3 dhe 4 shkurt të vitit 2000, kur grupet e policëve të MUP-it të Serbisë tok me “Rojete Urës”iu bashkuan edhe një grup spontan i serbëve të Mitrovicës Veriore, të cilët hynë në ndërtesa ku banoni familjet shqiptare, me qëllim të dëbimitdhe vrasjes së tyre. Me këtë rast, duke përdor mjete eksploduese,armë dhe thikë(mu ashtu si po veprojnë në protestat e tashme kundër KFOR-t dhe gazetarëve shqiptare të Kosovës dhe Shqipërisë, në protesta të sinkronizuara dhe orkestruara nga krimineli nazifashist, i përkëdheluri Aleksandar Vuçiqi ambasadorit Hill, z. Gabriell Escobar, tre anëtarëvetë dy shteteve mos njohëse të pavarësisë së Kosovës; zotërinjtë: Borell, Lajçak dhe Stano, si dhe miku personal i tij, i cili e lavdëron për herë ne raportet e tij, z.Varhelryi) vranë 10 shqiptarë,ngata: pesë meshkuj dhe pesë femra. Në të njëjtën kohë ishin plagosur 13 shqiptarë. Këto dy netët, vërtetë të ferrit dhe jo të ferrit të cilin e përmend mizantropi Petkoviq, por të ferrit shqiptar, për të cilin askush qe më shumë se 23 vite nuk ka dhënë përgjegjësi. Këto dy netëte ferrit vërtetë shqiptar janëshpërngulur rreth 15.000 shqiptarë, një pjesë e mirë e të cilëve jetojnë me qira në Mitrovicën Jugore dhe ne pjesë tjera gjithandej të Kosovës. Z.Petkoviq, është vrasës, ashtu si thotë Gjon (8:44128) sepse është dreq- djalli e“Djalli... ishte njeri vrasës që nga fillimi dhe s’ka të bëjë gjë me të vërteten, sepse në te nuk ka një të vërtetë. Kur thotë gënjeshtra, flet nga vetja, sepse është gënjeshtar dhe i ati i gënjeshtrës. Ti je ky, z. Petkoviq.

Po, kështu ështëdhe nuk mund të jetë ndryshe kurrsesi,sepse flisni gjoja për ferrin e serbëve të veriut, e nuk është kështu. Asnjë nga ata nuk është lënduar, nuk është rrahur, keqtrajtuar, torturuar, fyer dhe sharë. As kush nga ata nuk është prekur me të keq me dorë. Ju gënjeni publikisht, dezinformoni, helmoni dhe nxisni urrejtje te populli serbe për shqiptarët me gënjeshtrat që i përhapni, për të cilat u demantojnë vetë personalisht serbët e vërtetë dhe human, patriotë të vërtetë serbë.

Dje keni dal me deklaratë toksike, luftënxitëse dhe përçarëse shumë të kobshme për dy popuj që patjetër duhet të jetojnë në paqe dhe harmoni duke deklaruar se: “ Policia e Kurtit ka tentuar disa arrestime në lagjen e boshnjakëve” gjoja për arrestimin vëllezërit, Goran dhe Vllada Vuçetiq në qendër të qytetit, e më pasedhe Mirosllav Zhivkoviqin”.

Kjo informatë sipas “Kosova Sot Online”, bazuar në deklaratën e më poshtme, del e pavërtetë. Ajo deklaron:“Unë jam Jelena Zhivkoviq, bashkëshortja e të emëruarit të sotëm Mirosllav Zhivkoviq, të cilin z.Petar Petkoviq e ka përmendur në deklaratën e tij që ka dhënë në ora 10:00. Dua të them se nuk e di nga e ka marrë z. Petkoviq informacionin se dikush po e ndiqte burrin tim burri im ka qenë me familje mbrëmë në shtëpi, askush nuk ka ardhur në derë,as nuk e ka ndjekur. Nga e ka marrë z.Petkoviq një informacion të tillë? Unë dua që ai të na drejtohet dhe të na thotë këtë. Edhe për djemtë Vuçetiq Goran dhe Vlladan, të cilit i ka emëruar, kam folur sot me ta, djemtë kanë qenë nëpër qytet, ecnin, askush nuk i ka ndjekur”,përfundon Jelena.

Z. Petkoviq, ashtu si Ju gënjen, mashtron, trillon, krijon dhe fabrikon insinuata, z. Aleksandar Vuçiq. Thirret në Kartën e Kombeve të Bashkuara, duke deklaruar se Kosova është pjesë e Serbisë, dhe e “harron” mendimin Gjykatës Ndërkombëtare për Drejtësi në Hagë, e cila me kërkesën e Serbisë në Asamblenë e Kombeve të Bashkuara është shprehur qartë për legalitetin e Kosovë për shpalljen pavarësisë se Kosovë. Por, meqë pushtetet në Serbi vuajnë nga “amnezia” totale,dua t’ua rikujtoj Petkoviqit,miklueseve dhe përkëdhelësve të theksuar të Serbisë, si dhe katër akademive të mjera shqiptare, për një të kaluar jo të largët të gjenocidit Serb ndaj shqiptarëve të Kosovës, të cilin janë duke bërë edhe sot ndaj shqiptarëve në Serbinë fashiste me projektin për shfarosjen biologjike të shqiptarëve përmes projekti të “Pasivizimit të adresave” disa fakte të më poshtme.

Për hir të argumentimit, do përmendi edhe një gënjeshtër të madhe të thënë nga Vuk Jeremiqit, ish – Ministër i Punëve të Jashtme të Jugosllavisë në Asamblenë e Kombeve të Bashkuara, me të cilën, ky pa turp gënjeu të gjithë anëtarët e Organizatës së Kombeve të Bashkuara në New York, duke shtruar për miratim projekt- rezolutën A/63/L.2, në sesionin e 63-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-s, me datën 8 tetor 2008, përmes së cilës rezolutë kërkohej, që kjo asamble të kërkonte mendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për legalitetin ndërkombëtarë të shpalljes së pavarësisë më 17 shkurt 2008. Asambleja e miraton me të njëjtën datë rezolutën, ndërsa Sekretari i Kombeve të Bashkuara, z. Ban Ki Moon, më datën 9 tetor 2008, i dërgon kërkesë kryetarit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë. Me këtë rast, Serbia do të deklarojë se do të respektojë dhe se do të pranojë vendimin e gjykatës çfarëdo qoftë ai. U tha qartë, se nëse rezultonte se shpallja e Pavarësisë së Kosovës është në përputhje me të drejtën ndërkombëtare, se Serbia do ta njohë pavarësinë e Kosovës. Pas afër dy viteve, përkatësisht, më 22 korrik të vitit 2010, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë sjell një vendim të argumentuar, bindës dhe të pakundërshtueshëm, lidhur me kërkesën: “A është shpallja e njëanshme e pavarësisë së Kosovës nga Institucionet e Përkohshme Vetëqeverisëse së Kosovës, në pajtim me të drejtën ndërkombëtare?” Në vendimin e shpallur të gjykatës, siç u taksua më lartë thuhet:

“Pra, duke u mbështetur në argumentet e trajtuara dhe të ekspozuara me 121 paragrafë, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë shpall vendimin e vet se akti i: ‘miratimit të deklaratës së pavarësisë së Kosovës, më 17 shkurt 2008, nuk e ka shkelur as të drejtën e përgjithshme ndërkombëtare, as rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit e as Kornizën Kushtetuese të Kosovës. Prandaj miratimi i kësaj Deklarate nuk ka bërë shkeljen e as asnjë rregulle të aplikueshme ndërkombëtare”.

Vendim i qartë, i argumentuar dhe i pa kontestueshëm. E keni kërkuar dhe dëshiruar, andaj pajtohuni, sepse kthim prapa nuk ka, pavarësisht çka Albin Kurti, ka nënshkruar më 18 mars 2023, në Ohër.

Bazuar në këtë fakt Kosova nuk ka pasur nevojë të futet në DIALOG fare në Bruksel, sepse DIALOGU i shpifur është KOMPLOT i Serbisë me faktorin ndërkombëtarë me perëndimin për arsye gjeopolitike dhe gjeostrategjike.

Shpresoj se tani është e qartë se aftësia e jashtëzakonshme e Aleksandër Vuçiqit për të gënjyer botën perëndimore e ka në mbijetesën historike të patriotizmit serb të bazuar në gënjeshtra. Po, pikërisht kështu është. Me qindra gënjeshtra patriotike serbe i kam në librat e mia të botuara deri më tani, të thëna nga politikanët autoritarë e klerofashistë serbë, por jo vetëm unë, por edhe shkencëtarët tjerë. Nuk kam unë nevojë këtë ta dëshmoj. Këtë e dëshmon katërçipërisht, ati shpirtëror i popullit serb, shkrimtari i madhe serb, Dobrica Qosiq, i cili me krenari me shkruan:

“ Gënjeshtra përbën interesin shtetëror serb. Ne gënjejmë për të lartësuar vetën dhe për të ngushëlluar të tjerët. Gënjejmë nga vetëkënaqësia, gënjejmë edhe nga ligësia, për t’u trimëruar, për të fshehur turpin tonë. Gënjejmë edhe në shenjë respekti, gënjejmë edhe për lirinë. Gënjeshtra përbën thelbin e patriotizmit serb, dhe kjo vërteton inteligjencën tonë të lindur. Gënjejmë në sensin krijues, në sensin e imagjinatës dhe të inovacionit. Në Serbi çdo gënjeshtër behet e vërtet. Serbët, falë gënjeshtrës, kanë mbijetuar gjatë historisë”.

Unë bëjë dallim në mes të pushtetit dhe popullit serb. Ajo çfarë atakoj me fakte ka të bëjë me pushtetet tradicionale nazifashiste serbe nga cilat pushtete, pos popullit shqiptar, ka vuajtur shumë populli serb.

Pushtetet serbe dhe ruse janë pushtete të cilat janë të pangopura me atë që kanë, andaj me viktimizime, gënjeshtra, manipulime, fabrikime, dhe spekulime tentojnë Serbinë ta zgjerojnë, ashtu siç shkruanin në parullat e viteve 1989 dhe 1999 “Serbia e Madhe nga Kosova në Tokia (“Serbija od Kosova do Tokija”.

Z. Petkoviq, ju me gënjeshtra, fabrikime, vajtime i keni trullosur ShBA-at dhe BE-n. Për përdorimin e gënjeshtrave, për çka bashkë me Putinin dhe Rusinë, jeni të parët në botë, me shekuj. Gënjeshtra, si industria më efikase për prodhimin e dezinformatave, lajmeve të rreme, trillimin e insinuatave është leva me e fuqishme e imperializmit, ekspansionit dhe e nxitjes se luftërave në botën e sotme, me të vetmin synim të krijoni një Perandori Sllave, brenda të cilës do të bënin pjesë Perandoria Ruse, ku do ishte edhe Perandoria Serbe.

Z. Petkoviq, gënjeshtra juaj ka qenë, është dhe do të jetë vegla dhe industria e jashtëzakonshme për krijimin e Botës Serbe, apo të krijimi të Serbisë Madhe.

Këto ditë, krimineli Vuçiq tha:“Akoma nuk e kemi PIKUN E PËRSHALLËZIT NË KOSOVË”. Kot ShBA dhe BE-ja merren me pasojat, sepse pa eliminimin e shkakut, nuk ka de eskalim. E gjitha ajo që ka ndodhur dhe po ndodh dhe do të ndodhë, është projektuar deri në detale në zyrën e mizantropit dhe kriminelit Vuçiq, njëriut të dytë, përgjegjës për vrasjen e mbi 138 mijë njerëzve gjatë luftërave në dekadën e fundit të shekullit XX, më të përgjakshme pas Luftës së Dytë Botërore, duke e përfshirë edhe Ukrainën, vetëm e vetëm për të krijuar Serbinë e Madhe (Lexo: PERANDARINË RUSO -SERBE!!!?) e cila“... është tepër e vogël dhe e ngushtë, dhe ata (serbët-H.H.) gjithnjë do të jenë në kërkim të një shteti më të madh e më të madh, apo bashkësie më të madhe territoriale se sa Serbia e Madhe ( jo vetëm për shkak dispersionit - shpërndarjes territoriale të popullit serb, por edhe për shkak të rolit të Serbisë në Ballkan).

ShBA-ja dhe BE, për dallim të dekadës fundit të shekullit XX, sot në mënyrë të orkestruar, janë duke u angazhuar për këtë kauzë!!!?

Z. Petkoviq, nëse nuk ndalen duke gënjyer, Zoti i ynë i përbashkët rëndë do t’u ndëshkojë!

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".